Viron Bezhani, biri i Nafiz Bezhanit, kryetarit të komisionit të famshëm për verifikimin e zyrtarëve të lartë për lidhjet me ish-Sigurimin e Shtetit, deklaron se një ish-punonjës i SHIK-ut, i punësuar më pas në ambasadën shqiptare në Belgjikë, ka rrëmbyer dhe zhdukur dosjet e politikanëve dhe pushtetarëve shqiptarë, bashkëpunëtor të UDB së ish-Jugosllavisë dhe të agjenturave të tjera.
Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Bezhani pohon se ngjarja ka ndodhur gjatë qeverisjes së parë të Partisë Demokratike.
Në këtë kuadër, Bezhani shton se nuk ka ndonjë pritshmëri të madhe nga procesi i hapjes së dosjeve.
Bezhani ka deklaruar gjithashtu se gjatë drejtimit të komisionit nga babai i tij, 20 deputetë të Partisë Demokratike kërkuan me çdo kusht dosjen e Sali Berishës.
Grupi i deputetëve, të kryesuar nga Genc Pollo, kishin bindjen për ekzistencën e një dosjeje për Berishën.
Por, sipas Bezhanit, Berisha nuk u verifikua asokohe pasi nuk e përfshinte ligji, për shkak se ishte thjeshtë kryetar i opozitës.
Z. Bezhani, Parlamenti ka finalizuar zbatimin e ligjit për hapjen e dosjeve, duke ngritur komisionin për informimin rreth dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit. Cilat janë pritshmëritë tuaja për këtë proces?
Nuk kam ndonjë pritshmëri të madhe për arsyen se dosjet kryesore janë zhdukur. Disqet me informacione të rëndësishme në SHIK janë zhdukur. Ata kanë pasur kaq kohë në dispozicion për t’i përpunuar dhe zhdukur dosjet, ndaj nuk është kaq e thjeshtë për të nxjerrë emrat e personave.
Është shumë e vështirë sepse duhet të shohësh shumë dosje të tjera, për të gjetur dosjen e një personi konkret. Kështu që, nuk do të ndodhë diçka e madhe. Më shumë do të jetë një siklet për njerëzit e thjeshtë.
Nga informacionet që ju keni, si është e vërteta e diskut apo disqeve të SHIK-ut?
Janë zhdukur në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Personi ka qenë punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar. Kur nisi punën komisioni, u kërkua dokumentacioni. U mblodh i gjithë SHIK-u për të kërkuar disqet.
Punonjësi u arratis. Më pas është punësuar në ambasadën shqiptare në Bruksel. Sa i takon datës, duhet të shikoj dokumentet, për të qenë i saktë. Por, disqet janë zhdukur gjatë kohës së qeverisjes së PD.
Di që babai ka bërë një denoncim në prokurori për vjedhjen disketave, të cilat janë shitur dhe personi i dyshuar për grabitje është larguar nga Shqipëria menjëherë pas zhdukjes së disketave dhe jeton, me sa mbaj mend, në Belgjikë.
Çfarë të dhënash ruheshin në to?
Nga 73 disqe që janë vjedhur, 56 kanë qenë me informacione që përfshinin politikanë dhe pushtetarë të lartë si agjentë të shërbimeve të huaja.
Përveç disqeve, janë zhdukur dhe dosje me informacione të shërbimit sekret, njëkohësisht është vjedhur dhe truri i skeduar i arkivës së SHIK dhe listat e me emrat e bashkëpunëtorëve të UDB në Shqipëri. Vjedhja e tyre u zbulua në pranverën e vitit ’97.
Pra bien edhe dyshimet se hapja e dosjeve mund të krijojë tensione sociale?
Jam i sigurt se nuk do të ketë asgjë. Mund të dalin disa të varfër sepse pothuajse të gjitha dosjet kryesore janë zhdukur. Dosjet janë zhdukur dhe përpunuar. Madje, pothuajse dihet edhe se kush i ka kopjet.
Në media qarkullon një listë me rreth 140 pseudonime. Pretendohet se janë pseudonimet e politikanëve dhe personazheve të njohur të fushave të tjera. A ka një bazë të vërtetë lista në fjalë?
Asgjë nuk është e sajuar. Pseudonimet janë të vërteta. Ish-Sigurimi i Shtetit ka qenë shumë i organizuar. Duhet të qartësojmë një gjë; Ka njerëz që kanë bërë realisht krime, por ka njerëz që kanë qenë pjesë e Sigurimit, por që nuk kanë bërë krime, por vetëm detyrën.
Dikush ka spiunuar dikë për vjedhje dhe në këtë rast ai thjeshtë ka bërë punën. Por, ka raste të tjera që bashkëpunëtori ka shpifur dhe sajuar, për të futur në burg njerëz të pafajshëm.
Gjatë drejtimit të komisionit nga babai juaj, a ka pasur zyrtarë, të cilët janë verifikuar dhe konfirmuar si bashkëpunëtor të Sigurimit, por kanë refuzuar për të dhënë dorëheqjen?
Nuk ka pasur raste sepse babai ishte këmbëngulës, duke u thënë: Nëse ju nuk do të jepni dorëheqjen, unë do ta publikoj dosjen tuaj në shtyp. Nuk kishte shanse që të qëndronte. Më vonë ka pasur raste që janë ricikluar, por kjo është çështje tjetër.
Po sa i takon ndërhyrjeve politike?
Normalisht që po. Unë mbaj mend sherrin që u bë me ish-ministrin e Jashtëm në kohën e PS, në vitet ’98-’99. Ministri donte që të mbante një ambasador në Angli me çdo kusht.
Qëndroi pesë ditë në shtëpinë tonë. Por, babai ishte i prerë, për largimin e ambasadorit. Ndërsa nga Partia Demokratike erdhi një grup prej 20 deputetësh dhe kërkuan dosjet.
Grupi i deputetëve që kryesohej nga Genc Pollo?
Po. Ata i thanë babait se donin të verifikonin Sali Berishën. Babai u tha se nuk kishte asnjë tagër për ta verifikuar Sali Berishën sepse ishte thjeshtë kryetar i PD. Por, babai u tha që të verifikoheshin vetë fillimisht.
Ata ranë dakord. Bënë deklaratat që do të kontrolloheshin. Kur bënë takimin e dytë, babai i sqaroi se nuk mund të bënte kontrollin e një personi, i cili nuk ishte në pushtet.
Nuk kishte bazë ligjore. Por, ata filluan duke e sulmuar babanë, duke e akuzuar se ishte komunist, se ishte komunist më i keq se Sali Berisha etj. Në këtë kohë, babai u detyrua dhe u tha katër pseudonime. Pas dy minutash, pasi u përmendën pseudonimet, u larguan të gjithë.
Me tagrin e PATRIOTIT,ATDHEDASHESIT,LIRIDASHESIT,DEMOKRACIDASHESIT,SHQIPERIDASHESIT,SHOQERIDASHESITduhet ta kishe bere o burokrat i ndyre qe per nje rroge apo nje vendpune ne shtet u bere pjestar i kesaj masakre 25 vjecare.
Ore,me verifikimin e dosjeve merrej i jati apo ky burri qe kep intervista larte e poshte?!
Paska bere pune te sigurte i jati!
Sikur e paskan pasur dinasti ate te shkret komisjon. Ndoshta babai “eshte konsultuar me te birin”,dhe per kete shkak ky paska info me shume se cjane neper dosje!
Hajde besoje kete punen e ketij komisjoni!
O POPULL; DOSJET E SIGURIMIT TE SHTETIT DHE TE AGJENTEVE TE UDB-SE NE SHQIPERI KANE NJE KOPJE-ORIGJINALE NE BEOGRAD, DHE NJE KOPJE-ORIGJINALE TE TRETE NE LONDER (SE SI E SI… PRISNI SE DHE GJERMANET KANE JO PAK MATERIALE PER AGJENTET E UDB-SE NE BALLKAN, PADYSHIM DHE NE SHQIPERI SI DHE TE SIGURIMIT TE SHTETIT). “LAJMETARI” MASHTRUES I LSI-SE VIRON BEZHANI (NJERI I AFERT SHUME ME ILIR METEN) KA MARRE PERSIPER TE MBROJE PJESEN E LSI-SE QE ESHTE NE DOSJET E BEOGRADIT, LONDRES DHE TE GJERMANISE. BKH (ME SAKTE FBI-JA QE KA MBI 2 VJET QE KA NISUR HETIMIN E DOSJEVE) DHE PROKURORIA-SPECIALE NDER 5 PIKAT KRYESORE TE PUNES QE NE FILLIM KANE DHE CESHTJEN E DOSJEVE TE SIGURIMIT TE SHTETIT DHE TE AGJENTEVE TE UDB-SE NE POLITIKE DHE ADMINISTRATE (KUSH NUK E KA KUPTUAR AKOMA KETE ESHTE IDJOT E KALUAR IDJOTIN). NE PD KA ME SHUME SE NE PS, POR DHE LSI NUK NGELET ME PAS NGA PD-JA, PRISNI DHE PAK MUAJ DHE BOMBA E DOSJEVE TE SIGURIMIT TE SHTETIT DHE TE UDB-SE DO BEJE SUPER-PASTRIMIN DHE FLAKJEN NE KAZANET E PLEHRAVE (PASI DO SEKUESTROHEN MAKSIMALISHT PA PERJASHTIM DERI DHE NE NIVELET E ULTA TE POLITIKES E ADMINISTRATES TE GJITHE QE NGA DHJETORI 1990, QE SHITEN PORDHE SE ISHIN “DEMOKRATE” DHE NJE PJESE E TE MAJTES NANO+META QE JANE NE TAVE ME BERISHEN DHE SHQUP-IN NE VJEDHJET E JASHTEZAKONSHME TE KETYRE 26-VITEVE, KU DO E HANE DHE 20-25% TE NJEREZVE TE SOTEM NE PS, SE LSI ESHTE POTHUAJ E GJITHA SI PD-JA E ZHYER NE VJEDHJE E KRIME NGA ME TE NDRYSHMET DERI DHE VRASJE, PERKRAHE E NE SINKRON ME PD E SALI BERISHEN FAMILJERISHT…). EDHE PAK MUAJ DO DUROJME O POPULL, POR PASTRIMI DHE SEKUESTRIMI DO JENE SA DHE NE ENDERR S’NA KA SHKUAR NE MEND KETO 26-VITE RRUMPALLE-DEMOKRACI ALA-MALOKESH TE BERISHES E METES…
Me pelqen argumentimi jo
Po ky personi i shiku’t dhe qe zotrote e ditke qe paska shkuar dhe ne ambasade,si e ka emrin,perse nuk na e thua? Se qe jane zhdukur e sidomos dosja e sali kriminelit,as nuk e veme ne dyshim.
Besoj te kunderten e ketyre qe prallis ky piciruku v. bezhani.
Ky, po te kishte dy fije mend dhe sadopak pergjegjshmeri civile dhe kombetare nuk do te fliste per nje gje qe nuk ka qene puna e tij.
Sot,ne nje kohe kur eshte konstituar nga Parlamenti komisioni zyrtar i hapjes se dosjeve ,ky fare trushkuluri nuk duhet te bzante,,,por te presi,si te gjithe shqiptaret ,rezultatet e punes se ketij komisioni.Cfare e shtyn nxitimin e picirukut bezhani????T’ja kete lene vasijet I ati? Perse?
Kam nje pyetje: Cili eshte roli i Z Viron Bezhani ne kete pune? Angazhohet si djali i Z Nazif Bezhani apo si nje punonjes qe ka tagrin te merret me ceshtje te tilla?
Vetem ne Shqiperi dalin dokumentet sekrete sheshit. A ka ligje ky shtet per nxjerrjen e sekretit?
rrini te qete. dosjet jane te filmuara ne shume kopje. ai ka zhdukur dosjet ne leter. por edhe ato jane ne 4 kopje. pra dosjet aty jane, pyetni specialistet. jane zhdukur perfundimisht dosjet e te internuareve. po ato nuk kane ndonje vlere te madhe.
Asgje te re nga fronti per dreqtesi. Shqiperia u shkaterrua me gjthcka kishte sipas planit te agjenturave te huaja e vecanersht te fqinjeve. Do te linin ata dosjet e sherbetoreve te tyre. Cili sherbim zekret e ben kete?
Po sikur te jete “keshtu”,perse del hapur “Kyja”??!!.Lajm shume i dyshimt…dhe mbi te gjitha nje lajm qe nuk duhet te publikohet.
Shpifen per 25 vjet komunistet shqiptare se PD ka spiune te ish sigurimit iksin dhe ypsilonin por tani qe do hapen dosjet thirren kete mashtruesin te genjeje se u zhduken dosjet nga pd megjithse nuk e mban mend mire se ne cilen qeveri u be kjo pune Mirpo nuk flet se si i dine keto gjera ky mashtrusi se i jati ishte vete spiun dhe verefikimi do bente vetem i jati dhe jo ter fisi Nejse por nje gje le ta thote se si mund te jene ne Shqiperi dosjet e rrekrutimit nga UDB te agjentve ne sherbim te ish Jugosllavise kur ato ndollen ne Serbi e jo ne Tirane. Kush i hane keto pallavra cfare do beje Mero,BallaBrace e co me shpifjet e me parshme per pdistat? Ja ku vjen Vironi me mashtrime por harron se mund te ngritet padi per keto qe shpif dhe nuk i dihet fundi i Vironit te shkrete
SA I SHEMTUAR QENKE ORE VIRON !
I pari qe ka vjedhur dosjet qe “pervelojne” eshte pikerisht babushi yt. Qe te paskerka treguar edhe sa here shkonte ne qenef, duket se sa i ndershem paska qene.
Edhe ti, si disa paljaço te tjere, qe keni ne dispozicion ilegalisht nje mori dokumentash sekrete, te cilat i perdorni edhe per te vene pasuri me botimet e here pas hereshme, duhet te dergoheni pas kangjellave te burgut.
Edhe Paskal Milos, nje “ish nepunes i SHIK-ut” i paska dhene letren e fundit te Mehmet Shehut. Dervishaj, me ritmin e nje koqe kandari te sahateve otomane, nxjerr si pa teklif te tilla dokumente ilegale. Andaj, meqe babushi yt te paska lene nje “pasuri” shantazhimi, per te interesuarit e turnit, quaje me emer ate ish shikasin e Belgjikes, qe ta dime me cilin do merremi ne nje te ardhme te afert.
Nje gje e ditke me se miri, se gjurmat qe kane lene keta tradhetare te atdheut, nuk kane arritur ti pastrojne deri ne rrenje. Sepse, siç eshte e llogjikeshme, me siguri permenden ne dosje te shume te tjereve, te cilat me kalimin e kohes do behen publike nga vete te interesuarit qe kane qene denuar, masakruar, internuar, burgosur, nga keta kelyshe qe ti del sot dhe i shantazhon.
Dukesh nga nyja e kravates sa i ushkur-ngritur je ne kultural-llekun tend prej zagari rrugaç, vazhdo te luash me sensibilitetin e te tjereve, sepse ke akoma edhe pak kohe te shohesh diellin nga bota e lire. Sepse e di edhe ti vete, edhe yt’ate qe keni bere dhe vazhdoni te beni nje krim te shemtuar ndaj çdo te perndjekuri shqiptar te asaj e kesaj kohe.
E jemi te gjithe ne te drejten tone, per te kerkuar me forcen e vullnetit qe nuk na ka munguar kurre, ate qe prej mbi çerek shekulli na e mohuat me forcen e votebesimit qe ju dhame verberisht.
Siç thoshte dite me pare nje fare Edi Kristaq Vares Poetesh Rama, nuk keni vrime ne kete bote ku mund te fshiheni, sepse jemi ne te drejten tone te dijme me se fundmi ti japim pergjigje asaj pyetjeje qe na ka lenduar nje jete te tere: PERSE ?
AGJENTE TE SERBISE E RUSISE, PER KETA BEHET FJALE.
VAZHDOJME TI MBAJME ENDE NE KRYE E TU JAPIM VOTAT.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.