Janë rritur përmasat e shpërthimeve të djeshme në Stamboll.
Sipas të dhënave në orët e para të mëngjesit të së djelës, bëhet fjalë për 29 të vdekur dhe 166 të plagosur.
Shpërthimet erdhën si pasojë e një bombe të dyfishë në afërsi të stadiumit të futbollit të Beshiktash.
Makina-bombë kishte në shënjestër një autobus policësh.
Mes të dëmtuarve kishte edhe shumë policë.
Bomba e dytë shpërtheu në Parkun Macka, ku besohet se një kamikaz hodhi veten në erë.