Maqedoni/ Ka filluar numërimi i votave, betejë e ashpër shqiptare në NJZ6

11 Dhjetor 2016, 20:31Rajoni TEMA

Maqedonia sot mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet t’i japin fund krizës politike në vend, e cila u thellua pas publikimit të të ashtuquaturave ”bombat” nga ana e opozitës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Reagimet e para të partive politike lënë të kuptohet se zgjedhjet do të pranohen nga të gjitha palët dhe se konsiderohen si të rregullta dhe demokratike.

Numërimi i fletëvotimeve ka filluar, ndërkaq burimet e Telegrafit Maqedoni nga partitë politike bëjnë të ditur se në Njësinë Zgjedhore 6 është duke u zhvilluar një betejë e ashpër mes të gjitha partive politike shqiptare.

Organizata jo-qeveritare për ndjekjen e rregullësisë së zgjedhjeve, Most ka publikuar informacione që ata i kanë siguruar nëpërmjet vëzhguesve në vendvotime, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në Njësinë Zgjedhore numër 1: 71.44%

Në Njësinë Zgjedhore numër 2: 64.09%

Në Njësinë Zgjedhore numër 3: 70.3%

Në Njësinë Zgjedhore numër 4: 72.95%

Në Njësinë Zgjedhore numër 5: 72.28%

Në Njësinë Zgjedhore numër 6: 50.28%

Të gjithë janë në pritje të rezultatit zyrtarë të KSHZ

1 komente në “Maqedoni/ Ka filluar numërimi i votave, betejë e ashpër shqiptare në NJZ6”

  1. Labi says:

    Betej muslumqenrsh dhe jo shqiptaresh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje