Nishani “dyfishon” ligjvënësit, Parlamenti më 2017 do të ketë 280 deputetë!!!

12 Dhjetor 2016, 10:31Politika TEMA

Për herë të parë pas më shumë se 20 vjetësh, më 2017, Parlamenti shqiptar do të ketë shumë më tepër se 140 deputetë.

Kjo do të vijë për shkak se zgjedhjet parlamentare janë fiksuar nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani, për t’u zhvilluar më 18 qershor 2017, kurse ceremonia për zgjedhjen e presidentit të ri do të jetë më 24 korrik 2017.

Për shkak se Parlamenti i ri legjitimohet jo më herët se mesi i shtatorit 2017, në seancën plenare të 24 korrikut në Parlament, do të shkojnë 140 deputetët e zgjedhur më 2013, ndërkohë që 140 të tjerë do të jenë zgjedhur nga votat e 18 qershorit.

Ky precedent ndodh për herë të parë në Shqipëri, pasi Parlamenti aktual ka detyrimin kushtetues për të zgjedhur presidentin e ri të Republikës, pavarësisht se viti i ardhshëm është një vit zgjedhor.

Juristi Çlirim Gjata evidenton faktin se Kushtetuta i ka parashikuar qartë afatet dhe deputetët duhet të zgjedhin kreun e ri të shtetit, para se Kuvendi i legjislaturës aktuale 2013-2017 të shpërndahet, përmes një votimi që mund të zhvillohet në një ose disa raunde, raporton NOA.

Sipas Kushtetutës, presidenti i ri merr detyrën jo më parë se 24 korriku, data që shënon përfundimin e mandatit të presidentit aktual Bujar Nishani.

Në leximin që konstitucionalisti Çlirim Gjata i bën Kushtetutës, pohon se i takon këtij Parlamenti të thirret në seancë plenare për ceremoninë e ligjërimit të presidentit të ri të votuar nga deputetët.

Ndaj për herë të parë krijohet situata kur deputetëve që nuk do të jenë më në legjislaturën 2017-2021 që del nga zgjedhjet e 18 qershorit, do të shkojnë edhe një herë më 24 korrik, plot një muaj e një javë pas zgjedhjeve, kur ndërkohë janë zgjedhur 140 deputetët e rinj.

Në këtë mënyrë, nga 19 qershori e deri më 14 korrik, Shqipëria do të ketë 280 deputetë të ligjshëm: 140 të zgjedhur më 2013 dhe 140 të tjerë të sapozgjedhur për katër vitet e ardhshme.

16 komente në “Nishani “dyfishon” ligjvënësit, Parlamenti më 2017 do të ketë 280 deputetë!!!”

  1. Geri says:

    Po me çfarë do ushqehen gjithë ata parazite?.. Shtrohet pyetja. Sa kushton kjo për xhepat e taksapaguesve? Dhe çfarë të mirash sjell kjo gjë?

  2. Geri says:

    Po me çfarë do ushqehen gjithë ata parazite?.. Shtrohet pyetja. Sa kushton kjo për xhepat e taksapaguesve? Dhe çfarë të mirash sjell kjo gjë?
    ,

  3. enes says:

    O injorant gazetart, i pashkolle a cfare te them. Lexo kushtetuten se ne keto raste afrohet zgjedhaj e presidentit 6 muaj perpara kur ka zgjedhje.
    Edhe sikur mos te ishte ashtu deputeti e mer mandatin kur betohet ne shtator jo me perpara, deri atehere eshte ne pune vetem parlamenti vjeter. Bej ty pare shkolle se le nom.

    1. adi says:

      edhe gazeta 55 ne vakt te vet kishte pak me shume nivel.
      o gazeta e para presidenti do shkelte kushtetuten po mos te dekretonte zgjedhjet
      e dyta dt e zgjedhjeve vendoset brenda afateve kushtetuese ne bashkepunim me partite parlamentare.
      dhe e treta eshte e qarte se per rilindjen nuk eshte se eshte e nevojshme te beje zgjedhje mjafton nje referendum si per kr e rilindjes .
      do thoni ju se gazetaret e dine po shkruajne per trutharet e rilindjes, po sa dreq jane idiotet ne shqiperi ???????

  4. Bushi says:

    Deri sa te vije dita e zgjedhjeve parlamentare dhe presidentit,kushedi sa pune te mbrapeshta do beje Saliu me ane te shkopit te tij Bujar Nishani.Dyfishimi i deputeteve dhe problemeve te zgjedhjes se presidentit jane trungje te vene para rrotave.Eshte plotesisht ne kundershtim me interesat e popullit.Edhe 140 deputete jane shume.Por mendja e Saliut pjell gjera shume te keqe,dhe nuk ka per t’u ndalur me pislleqete tija deri a te japin shpirt.Ai ka lindur vetem per te keqija.Mjer ajo djepe qe ka tundur Sali Viçidolin.

  5. Shqiptari says:

    JO JO kurre, shqiperi me me pak se 2.5Milion banore te ket 280 plera ne Kuvend? Pse akoma duhet te paguaje populli per keta qafira qe e kan kthyer Parlamentin ne Estrade? Ne po themi e do kerkojme qe te jene me pak se 100 deputete,biles gjysma e deputeteve aktual, 70 dhe jane shume per Shqiperine. Ceshte ky IDIOT PRESIDENT, aman o Zot ku na e dhe per risk kete IDIOT te SHQUPit.

  6. xheJ eN Bi says:

    enes….

    Mesa duket nuk e kuptove shkrimin .Gazetari nuk eshte injorant se ti nuk dite te kuptosh shkrimin.
    Kjo eshte vetem ne teori ose de jure se ne praktik do kete 140 ose de facto .
    Ne 24 Korrik do jene vetem deputetet e sotem per te prezantuar deputetin e ri se te rinjte nuk do kene
    bere betimin .

  7. plaku says:

    TEMA te keshilloj qe ne variantin on line te shkruas vetem titujt e artikujve. Shumica e lexuesve dine me shume se kushdo dhe menjehere
    kalojne ne komente plot zgjuarsira sa qe edhe Shvejku do terbohej !

  8. kaso says:

    ai e beri te veten…te tjeret te grijne sallate…

  9. enes says:

    O ti xhej lexo dhe ndonjehere ligjin here pas here jo vetem artikujt e portaleve. Ligji thote qe presidenti zgjidhet qe ne mars ne kete rast sepse ka zgjedhje.
    Ky eshte artikull i pavlere fare

    Eshte vetem per ngaterrese

  10. joel shkodra says:

    Jo vetem kaq: Vertet 140+140 = 280, por duhet te imagjinojme se ne 140 te zgjedhurit e rinj nuk ka asnje nga te meparshmit, gje e pamundur. Bile me e mundshmja eshte qe shumica te jene po keta qe jane sot. Keshtuqe mbetemi prape afer 140 e pak me shume.

  11. i huaji says:

    kush do ju jep pagat,nishani,PD,PS,LSI apo kushtetuta e turpit qe taksapaguesve tju vidhen parat ne menyre te ligjshme duke ju imponuar me dhune opcione te klaneve qe kane kapur shtetin per perfitime personale,pyes ku mbetet qytetari ketu kur keta perfaqsojn klanet e tyre?

  12. nari says:

    Kjo eshte cazzata e radhes e Politikes Shqiptare.
    Shikoni se sa te pergjrgjshem e kemi Presidentin e Republikes te zgjedhur nga Banda e PD me ne krye Sali Berishen dhe Ilir Meten.
    Prandaj o popull jepjani prape votat se do te kenaqeni duke pare Shfaqje te Tilla.

  13. Don says:

    Gazetari më shumë se të fokusohen tek dyfishi i numrit të deputetëve, që faktikisht nuk mund të jetë e vërtetë, mund të poshtë fokusuar tek intrigat që mund të luhen në një situatë të tillë.
    Duhet së shumë deputetë të ditën nuk di të jenë në listat e kandidatëve për deputetë të ardhshëm. Por, kryetarët që bëjnë listat, janë po ata që do zgjedhin kandidatin për president dhe do u duhen votat e atyre që nuk i kanë futur në lista! Unë nuk do habitesha sikur Nishani të fitonte një mandat të dytë… Më një situatë të tillë do të bllokohen shumë vota.

  14. FREDI says:

    O Presidend “Jari”do ta hapesh prape ate kursin e “plepave”,por kesaj radhe e paske me deputete te rinj te PD,se gjykatesit I sigurove edhe prekuroret ,me vone s’te luan as topi I mato grudes,o president I kohes moderrne.Per ty paska vuajtur SHqiperia dhe populli Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje