Opinioni i Venecias, Majko: E zeza mbi të bardhë, Kushtetuesja ta ripohojë shpejt. PD mund të ketë vërejtje dhe për shiun...

12 Dhjetor 2016, 14:30Politika TEMA

Ish-kryeministri socialist ka kërkuar nga institucioni më i lartë gjyqësor në vend që të mos e zvarrisë më “Vetting”-un por ta kalojë këtë ligj të rëndësishëm për reformën në drejtësi dhe hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Pak pasi Komisioni i Venecias zbardhi zyrtarisht përgjigjen për vetingun, deputeti i PS­së, Pandeli Majko tha se mesazhi për Kushtetuesen është tashmë i qartë.

“Komisioni i Venecias e ka hedhur të zezën mbi të bardhë, i thotë Kushtetueses ligji është kushtetues e duhet të hyjë sa më shpejt në zbatim”tha Majko në një prononcim për mediat.

Sipas tij, “Sikur nesër Kushtetuesja ta ripohojë atë që Venecia dha me shkrim, aq më shpejt duhet nisur puna”.

Majko theksoi se ditën e premte komisioni do të ecë me paketën e Reformës së Drejtësisë.

Sa për vërejtjet e PD­së lidhur me përkthimin, Majko u përgjigj: “PD mund të ketë vërejtje edhe për shiun kur bie, por unë them për vendimin e Venecias, institucioni sipas saj më i besueshëm”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje