Komisioni hetimor për pajisjen e përgjimit ‘IMSI Catcher’, filloi punen dhe pritet që të dëgjojë sot në një seancë ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin dhe kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çakon.
Qe ne fillim ka pasur debate mes deputetit socialist Ndreu dhe atij demokrat Noka, ku Ndreu eshte shprehur se duhet te hiqet dore nga poilitizimi i kesaj çeshtjeje dhe ngritja e akuzave per show politik.
Ministri i Brendshem Saimir Tahi eshte shprehur se per te gjitha te dhenat duhet ti referohen prokurorise qe e ka çeshtjen nen hetim, Ndersa ka nenvizuar se eshte ne dijeni per te gjitha çeshtjet qe i takojne atij si Minister
Seanca dëgjimore për Komisionin hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes “IMSI CATCHER” dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme” do të jetë në vazhdim të një seance më parë, ku i pranishëm ishte vetëm Çako, i cili u largua pas replikave të shumta me kreun e këtij komisioni, Flamur Nokën.
Ky komision do të shqyrtojë nëse është përdorur pajisja për përgjime të paligjshme brenda territorit të Shqipërisë. Pas zbulimit të faktit se Policia e Shtetit dispononte një pajisje të tillë përgjimi, Çako u pezullua nga detyra, e më pas Gjykata e rikthehu sërish në krye të Policisë së Shtetit. Ai bashkë me dy punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit u akuzuan për ‘shpërdorim detyre’
Noka: Zoti ministër, jeni në dijeni të futjes në territorin shqiptar të një pajisjeje përgjuese tip “IMSI Cathcher”?
Tahiri: Unë jam në dijeni për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës time. Për çdo çështje tjetër ju sugjeroj t’i referoheni standardeve përkatëse. Për çështjen në fjalë ka një hetim nga prokuroria, ju këshilloj t’i drejtoheni asaj.
Noka: Keni thënë në një emision televiziv se kjo pajisje është përdorur për të përgjuar numra telefonikë, i qëndroni kësaj deklarate?
Tahiri: Mund t’i referoheni emisionit dhe të dëgjoni deklaratën time.
Noka: Keni thënë në një emision televiziv se pajisja është përdorur vetëm nga specialistët italianë dhe asnjëherë nga policia shqiptare. A i qëndroni kësaj?
Tahiri: Mund t’i referoheni deklaratës që kam bërë publikisht.
Noka: Në burgun 302, në regjistrin e protokollit është e shënuar që me urdhër të drejtorit të futet në oborrin e burgut automjeti me targë “AA 380 BD” me drejtues Ention Xhelilin, një nga dëshmitarët e thirrur për këtë çështje, për të monitoruar në oborrin e burgut. A keni dijeni për këtë gjë?
Tahiri: Mund t’i referoheni hetimeve të prokurorisë.
Noka: A është Ention Xhelili anëtar i policisë?
Tahiri: Referojuni borderosë. Dhe përgjigjia ime për çdo pyetje në vazhdim është drejtojuni prokurorisë.
Pas pyetjeve dhe përgjigjeve, debati në komision ka vijuar me deputetin e PS, Pjerin Ndreu që i ka dalë në mbrojtje ministrit, duke thënë se nuk ka përse të përgjigjet, ndërsa opozita e ka akuzuar Tahirin se me përgjigjet e tij të kufizuara po pengon punimet e këtij komisioni.
Sinqerisht nuk po e kuptoj kush eshte shteti ketu,flamur noka apo qeveria e shtetit,kush ban ketu drejtesine flamur noka qe e quan ministrin kokosh dhe pa fije frige e turpi shan e sulmon ministrin dhe te gjithe te tjeret,kush eshte ketu qeveri,serbia permes flamur nokes apo kush!!!
si ka munesi qe noka te kercenoi ministrin sikur te eshte vete mreti,apo ky eshte shou i radhes mediatik sikur shqiparia ska asnje pune tjeter pos te merret me paisjen e nokes,ne vend se te merret me reformen,drogen,lazaratin,e shume te tjera dhe thirret ne sigurine kombetare,per cilen siguri e ka fjalen dhe nga kushe eshte keshilluar kaq mire ky kriminel pasi fazlliqin spo e shofim tash eshte shum e sigurt se pas keti shou qendron luli dhe sali berisha i mbrojtur nga shkelesi i kushtetutes nishani,per mua kjo eshte poshtersia me e ndyre qe mund ti ndodhe nje shteti dhe vetem nga prostituta si noka e domgjani qe here hipin ne kalemine lulit here ne te salihut,keta njerez duhet shkatrruar deri ne palce,qenka kercenuar siguria kombetare e klikes se krimineleve thot domgjani,heu shqiptar po sa te keqij paskit qene,sa te duroni kapadaikllekun enokes qe sillet sikur eshte evte krajli i serbise ne shqiperi dhe duhet ti hipi kujt do,mendoj se kjo eshte poshtersia me e madhe qe mund ti ndodh nje kombi,turp turp turp per gjithe ata qe i perfaqesojne.