Rama: Askush nuk e vë në dyshim që unë do jem Kryeministër dhe për një mandat

13 Dhjetor 2016, 12:19Politika TEMA

Qeveria shqiptare nënshkroi sot një marrëveshje me Bankën Botërore në qendër të së cilës është zhvillimi urban dhe i turizmit. Ministri i Financave Arben Ahmetaj është shprehur se kostoja e

realizimit të këtij projekti është 63.8 mln euro të financuara nga BB.

Sipas ministrit të Financës krijimi i Unazës së jugut është një projekt që kombinon dy komponent të rëndësishëm që është zhvillimi urban dhe ai i turizmit, elementë këto që sipas tij, kthehen mbrapsht në ekonomi.

Kryeministri Rama tha se do “të investojmë për turizmin dhe infrastrukturën”.

“Anti­ informaliteti, reformë e suksesshme, do bëjmë më shumë. Reformat janë zvarritur për 20 vite, kostot sot janë më të larta. Me BB kemi një paternitet thelbësor, real dhe dialogues.

Kemi çelur një kapitull të ri rimëkëmbje. Bashkitë projekte të pavarura për të përfituar fonde nga BE. Askush nuk e vë në dyshim se ky projekt do të mbyllet gjatë mandatit të dytë dhe askush nuk e vë në dyshim se do të jem unë Kryeministër edhe për një mandat”, tha Rama.

Dy institucionet që do jenë përgjegjës janë Ministria e Zhvillimit Urban dhe Fondi Shqiptar i Zhillimit. Projekti prek bashkitë e Vlorës, Gjirokastrës, Përmetit pasi me qëllim ndërlidhjen ekonomike dhe infrastrukturore të qyteteve.

 

 

20 komente në “Rama: Askush nuk e vë në dyshim që unë do jem Kryeministër dhe për një mandat”

  1. Ilir says:

    Meso te jesh i thjesht,pastaj te shohim nese mund te jeshe me zyrtar i thjeshte i ketij vendi,kryeministri duhet te jete minimalisht i edukuar!

    1. niko says:

      suksese e puna mbare ?

  2. al says:

    bravo, per marreveshjen e arritur me banken boterore per ngritjen ne lartesine e duhur te turizmit nje aset shume i rendesishem i vendit, te tilla projeket jane vleresuese pasi sjellin qofte perfitime ekonomike qofte perfitime te medha per imazhi elemente qe shqiperia ka shume nevoje

    1. eda says:

      Pune te mbare ne zbatimin e ketij projekti madhor shume i rendesishem per turizmin.

  3. alketa says:

    super marreveshje me bashkepunime si kjo cohen perpara vepra te medha keshtu promovohen vlerat dhe asetet kulturore te vendit

  4. Devolliu says:

    Suksese ne jete kryeminister, por kete here Linda nuk te paska keshilluar mire !
    Mos u mbaj se je, mos u mbaj se ke i thone kesaj nga anet tona.

    1. Kujtimi says:

      RAMA ESHTE BURE SHTETI. ME RAMEN KRYEMINISTER SHQIPERIA KA NDERUAR VETVETEN DHE GJITH POPULLIN

  5. Argita_B says:

    Askush se ve ne dyshim se do te jete kryeminister Edi Rama dhe per nje mandat !!! Nese e ka thene vertete, eshte nje shprehje arrogance dhe cinizmi! Shqiperia vazhdon te mbetet vendi me i varfer ne Europe, Edi Rama ka 3 vjet qe eshte ne krye te qeverise dhe i plotfuqijshem, ka marre mbi 1 miliard euro borxhe te reja, pra 10% te prodhimit vjetor bruto te Shqiperise per rezultate ekonomike mediokre.
    I vetmi shans i Edi Rames per te ndjetur ne pushtet eshte mos egistenca e opozites, po jo merita e punes se tij ne keto tre vjet.
    Parlamenti i Shqiperise eshte shnderruar ne nje salle ku mblidhen me matrapazet, kriminelet, te korruptuarit dhe Edi Rama vazhdon te mburreet me punen e tij!
    Papunesia eshte ne te njejtat nivele ne krahasim me periudhen kur erdhi ne Qeveri, borxhi i brendeshem dhe i jashtem eshte rritur jashtezakonisht, kriminaliteti dhe korrupsioni galopant, trafiqet e droges, armeve na kane ber turpin e Europes, emigrimi ne shifra marramendese, shendetesia ne pike te hallit, nje pjese e madhe e pasurise se popullit u privatizua nepermjet koncesioneve, problemet socjale nuk kane fund…
    Preznca e Bankees Boterore eshte nje ogur i keq per Shqiperine, pasi per ata qe nuk e dine, Banka Boterore financon projekte ne ato vende ku ekonomia nuk eshte aq e besueshme per bankat e sektorit privat.
    E thene ndryshe, te kesh partener Baken Boterore nuk mund te konsiderohet si sukses, perkundrazi, paraqet problem te madh per gjendjen e vendit.

    1. Kujtimi says:

      E moj Argita e dim qe do Berishen kryeminister se te kan ikur shum para nga duart.BRAVO RAMA

      1. Argita_B says:

        Kujtim,
        Pseudonimi im shte cinik, sarkastik po nuk paske aq humor sa ta kapesh. Edi Ramen e njoh prej 35 vjetesh, personalisht e jo nga mediat. Keto qee shkruaj me siper jan fakte, nese ke fakte apo argumenta mund te shprehesh mendimin tend, nese jo shnderrohet ne propogande boshe bardh e zi.
        Per informacion, Berishen se kam dashur qe ne kohen e studenteve pasi e noh mire kush eshte, ish sekretar i partise komuniste te spitalit, e kemi peshqesh te injoranteve dhe perfitoi nga nje popull 75% fshatar i cili mjaftohej te shihte dy gishta perpjete dhe e votonte per demokrat.
        Jam kundra atyre qe marrin voten e popullit dhe e perdorin per interesa vetiake.
        Fatkeqesisht i kemi thuajse te gjithe te tille ne parlament.

    2. Kujtimi says:

      E moj Argita e dim qe do Berishen kryeminister se te kan ikur shum para nga duart.BRAVO RAMA JE I MATH berisha luli jan shum te vegjel

    3. Kujtimi says:

      E moj Argita e dim qe do Berishen kryeminister se te kan ikur shum para nga duart.BRAVO RAMA JE I MATH berisha luli jan shum te vegjel,,,,,,,,,,,,

  6. Koco says:

    Mandati i dyte qeverises eshte plotesisht i merituar dhe shume premtues tashme qe vendi ka hyre ne ulline e duhur dhe prespektiva eshte shume premtuese dhe optimiste dhe do mbeshtet fuqimisht nga polulli dhe nderkombetaret . Askush nuk e beson dhe e deshiron kethimin mbrapesht ne sketeren qe ka prodhuar Banda e Rrugeceria e Qofte Largut , Shkateruesin , Vrastarit , Intrigantit , Piramidalit Monster dheshputes se Kelysheve te zgjebosur te Shqupit

  7. Epikad says:

    Asnje demokrat i vertete nuk mund te vet mburet si Edi Rama , ky narcisizem eshte nje eufori apo delir i madheshtise , fjalen per shtetin dhe te ardhmen e tij e shpreh populli me vota konkrete, jo fjale te tepruara te nje kryeministri i cili duhet te realizonte te pakten denimin e Sali Berishes ne mandatin e tij .

  8. Biskota Topalle says:

    Narcisist dhe pordhac tipik politikan Ballkani.
    Ndoshta fiton se populli e urren sali serbin dhe ilir hajdutin,por mos kujto se edhe ty te duan aq shume.me te tilla deklarata shume njerez me mire te hedhin te bardhe ne kuti.Nuk kane te mbaruar dhimbjet per popullin shqiptar nga politika e piste.

  9. joel shkodra says:

    Po pse vetem per nje tjeter mandat? A nuk ben edhe dy apo tre mandate? Sa te kesh jete. Bile, do te te japim nga ditet tona vetem ti te rrish ne krye e mos te na lesh jetime.

    1. Peco says:

      Drejt e ke. Njeriu mund te rroje edhe 100 vjet, por pa Edi Ramen kryeminister do te thote se rron kot, do te ishte nje jete qeni. Treshe me te mrekullueshme drejtuese se Berisha ,Meta, Rama zor se mund te gjendet. Si lum ne!

  10. Na bashkoj kenga popullore says:

    Ne fakt te duhen tre mandate per te arritur misionin e nisur prej misionarit,ne qoft se vertet i permbush detyrat ne mandatin e dyt mandati i tret eshte ma i sigurt se mandati i dyt dhe ma i rehatshem per te permbushur detyrat,mandati i dyt eshte ma i veshtir per tu realizuar me sukses sepse eshte shum vendimtar.

    1. Lil Toronto says:

      Rama duhet te rrije ne pushtet deri sa te laje gjithe credite qe po merr nga bota, mos te behemi si Greqia.

  11. says:

    Kërkon të vazhdojë si kryeministër pasi takimet me të huajt janë shije e tija por harron se 4 vitet e fundit i kaloi në facebook dhe ka hapur tualet pikture në 4 anët e botës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje