Kjo video e publikuar në rrjetet sociale, tregon kalimtarë të ndryshëm, teksa pozojnë për fotografi pranë një çante, e cila dyshohej se mund të kishte lëndë shpërthyese.
Çanta shihet e rrethuar me kordonin e policisë, ndërsa ekipi anti-bombë është duke u afruar. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar aspak të pranishim të bëjnë fotografi pranë sa.
Ngjarja ka ndodhur në Turqi, në qytetin Canakkale, dhe vjen vetëm dy ditë pas shpërthimeve që iu morën jetën 38 personave në Stamboll.
Ajo është pritur me kritika dhe komente negative në rrjetet sociale, ndërsa është cilësuar si një çmenduri.
Por, fatmirësisht në çantë nuk ka patur lëndë shpërthyese. Sipas raportimeve, në momentin kur do të kryhej edhe shpërthimi i kontrolluar i saj, një i ri i ka ndaluar oficerët e policisë, duke iu treguar se brenda saj kishte vetëm pajisje peshkimi.
Ishte nis per peshk