VIDEO/ Pamje rrënqethëse: Një grua që digjet dhe të vdekur të shtrirë mbi gjakun e tyre në Aleppo

13 Dhjetor 2016, 14:40Bota TEMA

Pamje të dhimbshme janë shfaqur të cilat tregojnë për pasojat e një sulmi ajror në Aleppo, nga të cilat pretendohet se janë vrarë 82 civilë, në shtëpitë e tyre nga forcat pro-qeveritare.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një grua e përfshirë nga zjarri mund të dëgjohet duke ulëritur derisa zbret nga ndërtesa, gjegjësisht rrënojat e ndërtesës, të krijuara nga shpërthimi i bombës.

Gjithashtu, sipas medieve të huaja, shihen edhe trupa të vdekur, të shtrirë mbi gjakun e tyre.

Kërdia u kap nga kamerat pasi trupat siriane janë gati për të rimarrë të gjithë qytetin e dytë më të shkatërruar nga lufta në këtë vend.

Nga këto sulme të përgjakshme, thuhet se 11 gra dhe 13 fëmijë ishin në mesin e viktimave.

Shefi i OKB-së, Ban Ki-moon ka ngritur alarmin rreth raporteve për krime kundër civilëve në Aleppo, ku të gjitha rrethinat janë në gërmadha dhe trupat e të vdekurve po qëndrojnë të shtrirë rrugëve.

1 komente në “VIDEO/ Pamje rrënqethëse: Një grua që digjet dhe të vdekur të shtrirë mbi gjakun e tyre në Aleppo”

  1. adi says:

    Ja dhe zedhensit e isis.
    Po mire mo bur I dheut ndonje leshqen nuk vrane dot ruset po vetem gra e femije??????
    Po edhe bingo te luanin ruset do kishin goditur ndonjehere ndonje leshqen.
    Edhe tjetra me e rendesishmja grate dhe femijet ca kerkojne ne zonen e vetme te luftes ne bote?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje