Me anë të një palë pincave për të hequr chip –in e veshjeve, një 18 – vjeçar nga Durrësi e kishte kthyer në “zanat” vjedhjen.
Por tentativa e tij e fundit dështoi, pasi i riu me iniciale Xh.L u kap “mat” nga efektivët e policisë së kryeqytetit, teksa po vidhte veshmbathje në një qendër tregtare.
Gjatë arrestimit, atij iu sekuestruan një palë atlete dhe një bluzë, ashtu sikurse edhe pincat që përdorte për kryerjen e vjedhjeve.
Burime të policisë thonë se 18 – vjeçari dyshohet të jetë gjithashtu autor i vjedhjes në banesën e N.M në rrugën “Studenti”, ngjarje e ndodhur më 21 Nëntor të këtij viti.
Politike e qeveri karakurve, rruspi!!!!!!!! E bete popullin me fol me vete e me vjedh per buken e gojes.
Adoleshentet, 18-vjecari vjedh lecka, futet ne burg e shkaterron jeten. Po te kishte nje baze e vend pune te sigurt, nuk do e ndynte doren te vidhte rrecka te ato qendrat e juaja tregtare, qe jane ndertuar me lekun e vjedhur prej popullit e leke te pista.
Denohet fukarai e hallexhiu, e bejne sehir dhe karshillik hajdutet e kusaret e vertete te popullit.