Ja si merren me vendime gjyqësore rroga të majme pa punuar deri në 40 vjetë
Zija Lika
Ekzistojnë dy lloje vendimesh gjyqësore në favor të ishpunonjësve shtetërorë të larguar më parë nga puna: Nëse marrëdhëniet e punës janë rregulluar mbi bazën e Kodit të Punës të RSH-së, ishpunonjësit e larguar më parë nga puna dhe që e kanë fituar çështjen përkatse në gjykatë, përfitojnë bazuar në vendimet gjyqësore respektive të formës së prerë, një dëmshpërblim monetar të barabartë me një numur të caktuar pagash mujore, por jo të drejtën e rikthimit në punën e mëparshme, duke detyruar institucionin përkatës për ta kryer këtë veprim. Nga ana tjetër ishpunonjësit shtetërorë të larguar më parë nga puna, që gëzonin statusin e nëpunësit civil, duke qënë të punësuar në sistemin tatimor, institucione qëndrore, ministri, bashki, e të tjera, përfitojnë bazuar në vendimet gjyqësore respektive të formës së prerë, të drejtën e rikthimit në vendin e mëparshëm të punës dhe pagimin e plotë të pagës deri në atë moment.
Në të dy rastet, dëmtohet rëndë ekonomikisht buxheti i shtetit që nënkupton taksapaguesit shqiptarë, paratë e të cilëve të paguara më parë në formën e taksave dhe tatimeve të ndryshme, në vend që të destinohen për investime publike, mallra e shërbime qeveritare, rritje rrogash e pensionesh, politika sociale e tjera, përdoren (pa nxjerrë më parë përgjegjësitë përkatse ligjore), për pagesa inproduktive e parazitare, të cilat mesatarisht luhaten çdo vit në shifrat totale 18-22 milion euro. Kujtojmë se edhe përgjatë vitit 2015 (bazuar në të dhënat përkatse të ministrisë së financave, të pubilikuara në faqen e saj zyrtare në internet), buxheti i shtetit ka shlyer detyrime financiare të kësaj natyre në shumën prej 3,1 miliardë lekë të reja, ose e thënë ndryshe rreth 22 milion euro. Lidhur me këtë situatë natyrshëm lind pyetja: Si mund të minimizohen efektet negative financiare të këtij dëmi të madh ekonomik, që ka rënduar e rëndon buxhetin relativisht të varfër të shtetit shqiptar, përgjatë gjithë viteve të tranzicionit?
Së pari: Duhet të bëhet rregullimi përkatës ligjor, duke ngarkuar me përgjegjësi financiare e administrative, autoritetet përkatse vendimmarrëse, për largime të padrejta nga puna, të konfirmuara përmes vendimeve përkatse gjyqësore të formës së prerë. Nga ana tjetër këto autoritete, në përkatësi të institucioneve që gëzojnë statusin e nëpunësit civil, duhet të mbajnë gjithashtu përgjegjësinë e sipërcituar, në të gjitha ato raste kur sipas verifikimeve përkatse, rezulton se kanë bërë emërime në punë nga jashtë sistemit, në ato pozicione pune tek të cilat ato duhet të rikthenin detyrimisht, ish punonjësit përkatës, zotërues të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, të cilat e konfirmonin më parë këtë të drejtë, duke lejuar në këtë mënyrë vazhdimin abuziv të pagimit të këtyre të fundit, me fondet përkatse publike të buxhetit të shtetit. Lidhur me këtë KLSH-ja, ka detyrimin ligjor të ushtrojë kontroll tematik në institucionet përkatse shtetërore, që gëzojnë statusin e nëpunësit civili si DPT Tiranë e tjera dhe në bazë të verifikimeve, fakteve e gjetjeve të rezultuara, të cilat provojnë paligjshmërinë e veprimeve apo mosveprimeve të zyrtarëve respektivë, me pasojë dëmtimin sistematik e abuziv në shifra shumë të larta të buxhetit të shtetit, të kërkojë jo vetëm çdëmtimin ekonomik, por edhe marrjen e masave administrative dhe ose penale ndaj tyre. Nga ana tjetër, është aspak normale që përgjatë 15 vjetëve të fundit të veprimit të ligjeve nr 8549 datë 11.11.1999 “statusi i nëpunësit civil” dhe 152-2013 “për nëpunësin civil”, të ndryshuar, këshilltarët ekonomikë dhe ose ligjorë të institucioneve qëndrore shqiptare, titullarët e tyre, drejtoritë juridike, strukturat përkatse të auditimit financiar dhe specialistët e FMN-së, të cilët kanë asistuar në këtë periudhë ekspertimin e financave publike shqiptare, nuk i kanë dhënë asnjë rekomandim zyrtar qeverive përkatse shqiptare, për zgjidhjen efiçente dhe ligjore të këtij problemi tepër të rëndësishëm për buxhetin e shtetit.
Së dyti: Për të gjithë ishpunonjësit tatimor, të larguar më parë nga puna dhe për të cilët aktualisht ekziston vendimi përkatës gjyqësor i formës së prerë në favor të tyre, duhet të fillojnë menjëherë nga ana e DPT-së Tiranë, procedurat e rikthimit të tyre në punë, duke i kërkuar paraprakisht qeverisë në mënyrë të argumentuar, miratimin e një shtese organike për aq sa nevojitet.
Aktualisht janë rreth 200 ishpunonjës të sistemit tatimor të larguar nga puna pas vitit 2000, për të cilët ekziston vendimi përkatës gjyqësor i formës së prerë në favor të tyre, por që ende figurojnë të pakthyer në punën e mëparshme. Ky fakt, përbën një dëm të madh ekonomik të përvitshëm që i bëhet buxhetit të shtetit, pasi secili prej tyre ka përfituar dhe përfiton çdo vit, në vartësi me pagën përkatse që ka patur, një shumë prej 9-10 milion lekësh të vjetra, pa dhënë asnjë llojë kontributi në punë. Duke qënë kështu, kuptohet fare qartë që shumicës së tyre apo ndoshta të gjithëve, nuk i intereson rikthimi në punën e mëparshme, madje mund ta konsiderojnë si një nga fatkeqësitë më të madha, nëse një gjë e tillë u ndodh, pasi ata mund të bëjnë punë të tjera dhe paguhen për to, të merren me biznese, e tjera, apo të emigrojnë jashtë vendit për vite të tëra dhe deri sa të arrijnë moshën e pensionit (gjë e cila nuk përbën aspak çudi), të paguhen duke shtuar çdo vit në llogarinë bankare të çdonjërit prej tyre, shumën prej rreth 10 milion lekësh. Përvoja e deritanishme, ka treguar se kjo pagesë mund të vazhdojë pandërprerje deri në 40 vjetë rresht, duke kapur shifërn e 400 milion lekëve.
Në këto kushte secilit prej të papunëve të kësaj kategorie, “të persekutuar” me rroga mbreti i shkon shumë përshtat shprehja popullore “I ka pjellë gjeli”, sepse është fitues i sigurt deri në 40 herë i telebingove të përvitshme 10 milionëshe. Në këtë situatë, rikthimi i tyre në punë sa më shpejtë që të jetë e mundur (qoftë edhe me shtesë organike), jo vetëm që e ndërpret efektin përkatës negativ në buxhetin e shtetit, por përkundrazi mundëson lëvizjen e tij drejt kahut pozitiv, pasi kontributi (produktiviteti) i punës së tyre në sistemin tatimor, i cili ende karakterizohet nga një nivel shumë i lartë i evazioni fiskal, do të shoqërohet me siguri në kushtet e mirëmenaxhimit të këtij sistemi, me një rritje të ardhurash për buxhetin e shtetit disa herë më shumë se rrogat përkatse të tyre, të cilat vazhdojnë t’i marrin sistematikisht në periudha periodike vjetore, në mënyrë inproduktive e parazitare, madje dhe pa zbritur më parë kontributin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, sikurse ndodh me të punësuarit. Nëse për këtë kategori ishpunonjësish, kryhen procedurat përkatse ligjore të rikthimit në punë dhe për këtë bëhet njoftimi zyrtar i secilit prej tyre, atëhere ndërpritet menjëherë dëmshpërblimi financiar i sipërpërmendur, pasi në këtë moment madje edhe kur ekzistojnë arsye të justifikuara ligjore për mosparaqitje në punë, efektet e vendimeve gjyqësore të formës së prerë nulifikohen (zerohen), ndërsa të gjithë ata që paraqesin aktin e dorëheqjes me shkrim, apo për arsye të ndryshme të pajustifikuara ligjore nuk e respektojnë këtë vendimmarrje, lirohen apo largohen respektivisht nga shërbimi civil. Mundësia e rikthimit në punë, për raste të tjera të ngjashme, qoftë edhe me shtesë organike deri në masën ku të ardhurat e produktit marxhinal të punës barazojnë çmimin e saj (pagën), sikurse përcakton shkenca e ekonomisë, duhet të shikohet me përparësi edhe në institucione të tjera ku vepron ligji përkatës “për statusin e nëpunësit civil”.
Vetëm kështu, aq më tepër të ndodhur përballë implementimit të shumëpritur të reformës në drejtësi, bëhet i mundur zbatimi korrekt i legjislacionit mbi ekzekutimin e detyrueshëm të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, shmangia ose minimizimi i pagesave inproduktive e parazitare, të cilat kapin vlera monetare relativisht shumë të larta, eleminimi i mundësive të emërimeve të reja të pamerituara dhe dubluara, përmirësimi i efiçencës ekonomike në sistemin tatimor e tjera, duke kontribuar pozitivisht në rritjen e mirëqënies ekonomike e sociale të mbarë publikut.
Kjo eshte corba qe gatuan injorantet dhe hajdutet me pushtet.Sbriten nga malet dhe nje dte pasi vodhen e u bene te pasur u gjenden nga partia ne kolltukun e drejtuesve dhe nxorren shpaten.Filluan largimet nga puna.Ata dhe vetem ata duhet te paguajne nga xhepi demshperblimet vendosur nga gjykata me vendim te formes se prere.O Pala, o Lenka, e cvatet kete vend.pushuat nga puna gjer djem e vajza te shkolluar ne perendimi shkelqyer e ne vend te tyre nuk late shitese farash luledielli, me shkolla 9 vjecare te dyshimta pa marre neper institucionet shteterore.O Rilindje e pjerdhur, si dhe e djathte e degjeneruar! Keni mbetur ne klase, a e kuptoni.Ne esfel po e shpini vendin.O shpurre injorante e basifondeve te ketij vendi! Apo dhe keto po i ben armiku i kllases?Armikun e kllases e keni brenda jush.Jua futi serbi me 8 Nentor 1941 kur ju mbarsi me vellavrasjen.
Xhulio eshte me se e vertet qe ligjet qe ndertoje kjo klase politike e ketije allapluralizmi komuniso-nazifashist jane vetem nje sherbim ndaj tyre dhe nje barre ndaj popullit ne dite e vite,sikurse skemat piramidale dhe borxhi nga biznesit,atije biznesi qee nuke i kishte paguar qindra miljone dollare shtetit,pasoje e nje heshtje qe vret.Vetem reforma ne drejtesi apo protesat masive dhe te pa nderpea deri ne vendosjen ne bagen e akuzes keto formuues ligjesh cvatese te taksapaguesve shqiptare,do te benin te mundur qe largimet nga puna te beheshin jo sipas oreksit te djajve te veshur me pushtet,por sipas aftesise,apo paperjegjesise qe ky zyrtar ka bere gjate detyrs se tije,te gjtha keto te veretuar me fakte dhe jo llafe rrugesh apo simpatizantesh.Nje ligj qe gjobat maramendes ndaj istitucionit ti paguaje vete titulari i ketije istitucioni dhe zevenesit e tije per te gjithe te pushuarit nga puna padrejtesisht,kjo do te nderpriste kete skenare te pjellorise ogurzeze te pngopesise e psoshtersise te bandave blu-roze te Tiranes zyrtare ne dite e vite.Nje femije kur qan ritet,kurse nje popull e hesht,vdes:ka then Babai i Pavarsise se Shqiperise Ismail bej Qemali.
Gjera qe dihen. Morrkuqet asgje nuk dijne te bejne , pervec Luftes se Kllasave.
Kete e bejne qilizem.
pse o kristalistat e Meros nuk e lejoni komentin? Po beheni shum legena nuk duhet hapur me kjo palo faqe