Gerd Hoxha, anëtari i KLD-së që udhëheq gjyqtarët kundër “Vetting”-ut, justifikon emërimin e gruas si gjyqtare: Mora shembull nga Xhon Kenedi….

16 Dhjetor 2016, 14:03Kronika TEMA

Ndërsa ekspertët hedhin dyshime për valën e fundit të emërimeve në gjyqësor, të paktën një prej anëtarëve të KLD-së – bashkëshortja e së cilit u promovua në Gjykatën e Apelit – shprehet  se të tilla emërime i kanë bërë dhe presidentët amerikanë.

Nga Dori Daka

Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi 3 mbledhje të njëpasnjëshme në muajin nëntor, gjatë të cilave u emëruan në vendet vakante 33 gjyqtarë. Ndërkohë gjatë gjithë vitit, KLD pati zhvilluar vetëm 1 mbledhje në muaj. Këto emërime ngjallën debate e diskutime në radhët e juristëve edhe për shkak të akuzave për konflikt interesi  ndaj dy anëtarëve të tij.

Tashmë organi kolegjial që ka drejtuar prej më shumë se një dhjetëvjeçari  sistemin gjyqësor në Shqipëri ka hyrë në fazën tranzitore, për shkak se Kushtetuta e re, e miratuar në korrik 2016 parashikon shkrirjen e tij dhe zëvendësimin me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Prej 22 nëntorit, vendimmarrja e KLD është kufizuar ndjeshëm dhe qeveria e gjyqësorit nuk mund të kryejë emërime, promovime apo transferime të gjyqtarëve.

Vendimet e emërimeve të fundit  ngjallën debate të ashpra në KLD dhe u kritikuan për shkelje të procedurës dhe konfliktin e interesit. Promovimet më të diskutueshme ishin ato të bashkëshortëve të dy prej anëtarëve të KLD-së, Eneida Civici dhe Gerd Hoxha.

I vendosur në qendër të vëmendjes, Gerd Hoxha, njëherazi edhe kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë argumenton se promovimi i bashkëshortes së tij për në Gjykatën e Apelit të Tiranës nuk përbën konflikt interesi , duke nënvizuar se bashkëshortja e tij ishte e zonja profesionalisht dhe e meritonte ngritjen në detyrë.

“Gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes së kandidaturave kam qëndruar tërësisht jashtë këtij procesi, madje jashtë në kuptimin literal të fjalës. Arsyeja e dytë që mendoj se KLD e votoi gruan time ishte se ajo ishte në respekt të gjithë kritereve të përcaktuara nga ligji …kërkesa ime dhe e bashkëshortes sime kanë qenë të depozituara në KLD vite përpara, para se të bëhesha anëtar i KLD dhe nëse ndikimi im do të ishte i tillë, ajo do të kishte marrë maksimumin e votave dhe jo aq sa mori,” i tha Hoxha BIRN.

Sipas tij, fakti që ai dhe Civici janë bashkëshortë, nuk mund ta penalizojë atë apo dikë tjetër që të promovohet e të ngrihet në karrierë, nëse plotëson kushtet. Madje ai bën dhe një paralelizëm me ish Presidentin e SHBA, Xhon Kenedi.

“Mund të sjellim edhe shembullin e Kenedit në SHBA, kur njëri vëlla ishte President dhe tjetri Prokuror i Përgjithshëm,” përfundoi Hoxha.

Jo të gjithë bien dakord me vlerësimin e Hoxhës. Juristi Çlirim Gjata i tha BIRN se ndonëse nuk ka një shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit, promovimi i dy bashkëshortëve të KLD nuk mund të quhet kurrsesi normal dhe kjo vjen si pasojë e ngërçeve ligjore.

“Këtu kemi të bëjmë më tepër se me rastin konkret, sepse rasti konkret, ajo ç’ka bën një institucion  shqyrtohet në gjykatë. Ajo që ne kemi ngritur me kohë, jo tani, ishte e meta e sistemit te vjetër të Kushtetutës së vitit 1998 në lidhje me KLD-në, që as ligjet përkatëse, pikërisht nuk parashikuan, apo trajtuan në formë ligjore pengesat për konfliktin e interesit,” tha Gjata.

“Çështja e marrëdhënieve familjare. Ju thoni që u emëruan dy gjyqtarë, dy bashkëshortë të anëtarëve të Këshillit..atëherë këta dy anëtarë  u larguan nuk votuan…a  mjafton kjo për të shmangur konfliktin e  interesit?… Besoj që nuk mjafton,” shtoi ai.

Emërimet e fundit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë u shoqëruan me debate mes anëtarëve të tij. Sokol Çomo dhe Albana Shtylla kanë braktisur mbledhjet, me pretendimin se emërimet u karakterizuan nga nje sërë problemesh dhe shkeljesh të rënda, ndërkohë që KLD kishte dështuar për vite me radhë të plotësonte vendet vakante në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Një qëndrim të ngjashëm ndan edhe Fatmir Xhafa, kryetar i Komisionit të Ligjeve që ka udhëhequr  procesin e Reformës në Drejtësi.

“Këshilli i ka bërë rregull vetë-emërimet nepotike, emërimet klienteliste ose më saktë emërimin e vetvetes. Në disa raste të mëparshme, Këshilli ka emëruar anëtarë  të Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke qenë në detyrë, ç’ka nuk e lejon ligji,” u shpreh Xhafa.

“Edhe kësaj radhe u tentua të bëhej një emërim i tillë… nga ana tjetër u bënë disa emërime,  që janë lidhje familjare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në konflikt të hapur interesi,” shtoi ai.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është një prej institucioneve më të kritikuara për korporatizëm, konflikt interesi dhe vendimmarrje apatike mbi sistemin shqiptar të drejtësisë.

Mandati i tij përfundon në Prill të vitit të ardhshëm, dhe sipas Xhafës vetëm hyrja e ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund ta shpëtojë vendin nga pasojat e vendimeve të ngjashme.

“Kjo është një situatë e rëndë. Nuk na mbetet veç t’i lutemi Zotit edhe këto pak muaj që kanë mbetur, që KLD të bëjë sa më pak dëme në këtë vend,” përfundoi ai.

*Titulli i mësipërm është i redaksisë. Titulli origjinal i BIRN: Emërime si Xhon Kenedi: anëtarët e KLD-së justifikojnë promovimin e familjarëve

11 komente në “Gerd Hoxha, anëtari i KLD-së që udhëheq gjyqtarët kundër “Vetting”-ut, justifikon emërimin e gruas si gjyqtare: Mora shembull nga Xhon Kenedi….”

  1. Albania says:

    Nje bajge shqiptare krahason veten me John Kennedy eshte per te vene duart ne koke…kjo eshte te tallesh bythen me popullin idjot shqiptare qe nuk cohet dhe ti shkele me kembe keta plehra…..ZGJOHU O SHQIPTARE TE PAKTEN NJEHERE NE JETEN TENDE TREGO PAK MENCURI.

  2. fieraku4u says:

    E NJOHE GERD HOXHEN NGA AFER QE NGA FILLIMET E KARRIERES TIJ. DHE ESHTE NJE NJERI I NDERUAR DHE SHUME I AFTE NE PROFESIONIN E DREJTESISE. GERD VERTET E KA MERITUAR KETE POST. KA QENE NJE NXENES I SHKELQYER DHE SHUME I AFTE.

    1. fteri says:

      FIRAKU E KE GABIM GERD HOXHA ËSHTË GJYKATËS VRASËS E I KORRUPTUAR ,AI DUHET NDJEKUR PENALISHT.

      …! ..e njoh Gerd Hoxhën si gjyqëtar i shkallës parë penale një palaço ,mistrec ,servil i korruptuar. Në një gjykim prej 35 seanca gjyqësore penale për vrasje kur bashkëpunoi dhe nxori të pa fajshëm kriminelin ,vrasësin e një vajze të re që sot i ka mbi bari .

      Mbaj mendë se gjat seancave sillej shumë keq me ne të viktimës dhe na vononte vendimin ,kur unë vajta për ankim në KLD-në ku ishte zv/Kreshnik Hale SPAHIA ,shikoi se ky GJyqëtari Gerd hoxha
      vrapoi përpara meje dhe u fut në KLD ,dhe bisedonte vesh më vesh me KRESHNIK HALENË ,dhe ky haleja K.Spahiut i kam bërë 13 kërkesa për takim dhe nuk më ka rezervuar asnjë.Sistemi drejtësisë është i kalbur tërsisht një ganren dekompozuar ,kështu mund të denncoi raste drematike të gjykatësve të tjë që kan bashkëpunuar me prova me kriminelët i kam denancuar por asnjeri nuk i ka ndëshkuar .GJyqësori ka vrarë 26 vjet shqiptarët ,kurse litari ëshë shtërnguar kurse G.Hoxha i kundravihet turp vendi tijë ëshë burgu .

    2. Qori says:

      O Fieri. Pa pyete njehre Gerton si u ngjit kaq shpejt ne karier. Po nuk ta tha Gerti ta them une.

      Babai i Gertit, Resmi Hoxha (Drejtor I minjerave te Memaliaj) ne ate kur Gerto Ishte alone ne shkolle ndihmoje Sali Berishen te groposte mbetje radioaktive qe solli mafja italiane ne tunelet e minjerave te Mameliajt.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Ahh vdeksha une kur Vurkari flet per Xhon Kenedin… Ti je nje cop mishi me dy sy mor I shkrete..

  4. Pren Bushi says:

    Gjyshi i Gerdit ka qene i mencem!
    Per me u be i pasur dhe me femna u be Hoxhe!
    Hoxha ne vaktit ka qene ma i rendesishm se nje gjykates i Kushtetues sot!
    Hoxha jua shihte filxhanin e kafes grave te fshatit plus 4 te tjerave qe me ligj i mbante ne shtepi!
    Gerti sot, ne dallim me gjyshin, vetem nje grua ka, dhe ate ju i kerkoni mos ta fuse ne pune?
    Leku tek leku shkon a qiu!
    Gjyshi i mencem, nipi i mencem!
    Me qene them per gjyshin tim se ka qene i mencem! Por jo, gjyshi im mbeti kristian dhe me zor i dilte buka thate!
    Dhe ate prone te varfer qe na la, Gerti dhe shoket e tij nuk ma japin, e mire bejne!

    1. Lemi says:

      Asgje per tu habitur ne albanistan ky eshte normalitet i perditeshem.

  5. sofia says:

    Tani pregatisni dhe femijet, vellezerit, kusherinjte , pastaj lagjen tuaj se e meritojne te kene KLD-ne, presidencen dhe te drejtojne gjithe gjykatat e vendit. Ju e doni ne goje te merrni vesh se keni shkalluar fare, pa le per dinjitet qe nuk diskutohet.

  6. undefined says:

    Te krahososh veten me nje majmun jam shum i kenaqur por jo me kenedin si nga mendja e nga pamja . Bajge o bajge

  7. tomori i beratit says:

    Do takete te zgjuar ky kodosh gjyqtar.Sipas tij dy vetem ka bota .Ky bashk me te shoqen.Pty gjyqtar muti.Bur e bir kurve duhet te jesh more horr berishjan.

  8. Çuni I Resmiut says:

    O Fieri. Pa pyete njehre Gerton si u ngjit kaq shpejt ne karier. Po nuk ta tha Gerti ta them une.

    Babai i Gertit, Resmi Hoxha (Drejtor I minjerave te Memaliaj) ne ate kur Gerto Ishte alone ne shkolle ndihmoje Sali Berishen te groposte mbetje radioaktive qe solli mafja italiane ne tunelet e minjerave te Mameliajt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje