Përjetime të publicistit Reshat Këllici: Zhgenjime nga komunizmi i hershëm stalinist në Shqipëri

17 Dhjetor 2016, 18:07Dossier TEMA

Nga Skifter Këlliçi

Kur atë mbrëmje dhjetori  të vitit 1966 hyra në dhomën ku lëngonte për vdekje xhaxhai im, Reshat  Këlliçi, u befasova teksa  pranë shtratit të tij pashë Sefullash Malëshovën, pikërisht atë intelektual dhe politikan  të  njohur, i  cili  qysh në ditët e para të vendosjes së pushtetit komunist, duke qenë anëtar I Byrosë Politike të Partisë Komuniste Shqiptare, ishte shprehur me këmbëngulje se vendi ynë duhej të mbante marrëdhënie të mira edhe me vende perendimore,  kryesisht me Amerikën dhe Britaninë e Madhe, se në fushën ekonomike nuk duhej  të cënohej  prona private, si dhe  pikëpamje të tjera të quajtura “liberale” nga  Enver Hoxha.

Si pasojë, diktatori ynë stalinist  e kishte përjashtuar nga Polit-Byroja, e kishte cilësuar armik dhe pas disa vitesh qëndrimi  në Tiranë, më 1956  e kishte degdisur magazinier në Ballsh. Mirëpo, duke qenë me Reshatin shok që në vitet e studimeve në gjimnazin italo-arbëresh të Shën Mitër Koronës në Kalabri, ku dikur kishte dhënë mësim edhe De Rada,  pas studimeve kishin ardhur në Shqipëri, ishin lidhur me  shoqërisë atdhetare “Bashkimi”, të krijuar nga Avni Rustemi në fillim të viteve 20-të të shekullit të kaluar, kishin krijuar me shokë të tjerë dhe gazetën me të njejtin emer, dhe pas kthimit të Ahmet Zogut në pushtet, më 1924,  si shumë intelektualë, me porosi të Fan Nolit, edhe ata të dy kishin përfunduar në Bashkimin Sovjetik të Stalinit.

Ja përse   Sefulla Malëshova, ndonëse i internuar kishte mundur të merrte leje dhe kishte ardhur në Tiranë të shihte shokun e vjetër të rinisë, që po hiqte shpirt. Dhe të gjykosh  se, ndërsa ata sillnin ndërmend të përmalluar  vitet e shkuara, të mbushura me ëndra  për një Shqipëri të pavarur dhe demoktratike , poshtë pallatit ku jetonte xhaxhai im, ruanin hafijet e Sigurimit të Shtetit.

Shumë nga ato që Reshati bisedoi atë mbrëmje me Sefulla Malëshovën, i kisha dëgjuar dhe unë  më parë prej tij, kur me jepte për të lexuar pjeë nga libri i tij “Me djemtë e “Bashkimit”, që u botuan më 1963 në faqet e revistës “Nëntori”  dhe një vit më pas, të ripunuara dhe plotësuara, edhe si libër nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”.

Atëherë kisha disa vjet që punoja gazetar në Radio Tirana dhe më kujtohet se m’u ankua shumë që njeri nga recenzentët, me të cilin kishte qenë bashkëveprimtar  në Shoqërinë  “Bashkimi” dhe më pas student në Moskë, kishte sugjeruar që të hiqeshin shumë fragmente interesante nga ky libër, që, megjithatë, që  ato vite dhe ma pas, sipas disa botuesve, ishte cilësuar si një ndër librat më të mirë me kujtime të cilat ishin botuar deri atëherë. (Jo vetëm kaq, por edhe sot është burim për studiuesit e historisë së së Shqipërisë së viteve 20-30-të të shekullit  të kaluar).

Arsyeja ishte se ky recensent, i mbetur besnik fanatik i parimeve të komunizmt stalinisto-enverist, nuk mund të pajtohej me  të vërtetat e shprehura nga Reshati, të cilat, sipas tij,  kishin interpretime  të gabuara… ideologjike.  Jo vetëm kaq, por i  kishte sugjeruar që në libër ai të shtonte përshpypje  “ të pashlyera”  të cilat studentët  shqiptarë që mësonin aso kohe në Institutin Ushtarako-Politik të Moskës, midis të cilëve kishte qenë dhe ky recenzent, kishin pasur veçanërisht gjatë parakalimeve në raste festash para tribunës së ngritur në Sheshin e Kuq në Moskë, nga ku i përshëndeste “me aq dashuri”  Stalini, babai i proletariatit botëror, si dhe kujtime të tjera  nga jeta “e lumtur” e popujve  sovjetikë po ndërtonin  socializmin. Kurse  në biseda intime Reshati , më tregonte mua për tmerret që kishte përjetuar gjatë 9 viteve  që kishte kaluar  në Bashkimin  Sovjetik, për terrorin e ushtruar nga vetë Stalini, që kishte eleminuar disa nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Trockin, Buharinin, Kamenievin, Zinovievin e sa e sa drejtues të tjerë të shtetit sovjetik, për të arritur deri te qytetarët  e thjeshtë dhe të varfëruar deri në skamje, që në mbrëmje ndaheshin nga të afërmit dhe të nesrëmen apartamentet  ku banonin  me familien, gjendeshin  të boshatusura prej tyre, me siguri të internuar…

Pikërisht, më thoshte xhaxhai ,  kështu   nisi  të vepronte edhe Enver Hoxha qe, me të ardhur në pushtet, pas Sefulla Malëshovës  mënjanoi, madje  përgjysmoi dhe zhduku shumë udhëheqës  komuniste shqiptare, terrorizoi dhe shtypi me gjak deri sa vdiq shqiptarët, pa  treguar as një shenjë më të vogël  pendimi.

I zhgënjyer nga këto tmerre që përjetoi nga viti 1925 deri më 1934 në Rusi , Reshat  Këlliçi, përfitoi nga një amnisti për kundërshtarët politikë, dhënë nga mbreti Zog, dhe   u kthye  në vendlindje. Më pas në periudha të ndryshme u kthyen edhe Tajar Zavalani, që u bë i njohur me përkthimin e romanit “Nëna'” të Gorkit, të romanit  Ana Karenina” të Tolstoit, dhe një vellim me tregime të Cehovit, si dhe Llazar Fundo.Më pas ukthye në Shqipeëri  më pas edhe Sefulla Malëshova.Ata  dhe nuk hoqën  dorë nga dëshira që në Shqipëri të ndërtohej një shoqëri demokratike  perendimore. Ndaj dhe Reshat Këlliçi  së bashku me publicistin e ri  Petro Marko dhe të tjerë  nisi të botonte revistën “ABC”, që pati jehonë të jashtëzakonshme në popull. Por pas botimit të tre numrave të parë, me urdhër të Ministrisë së Brendshme  revista u mbyll, sepse kritikonte ashpër regjimin…Por mbreti  Zog as  burgosi, as  internoi  ndonjë  nga themeluesit e gazetës, duke përfshirë edhe Reshatin,  gjë që nuk do t’ia lejonte kurrë vetës diktatori Enver Hoxha, për të përmendur me  këtë rast vetëm kasaphanën që bëri pas Plenumit të 4-t  famëkeq më 1974.

I pari nga të mësipërmit që u zhgënjye nga idetë komuniste, ishte Tajar Zavalani, që ende pa filuar Lufta e Dytë Boterore u vendos në Angli. Më pas u zhgënjye edhe Llazar Fundo që u bashkua me forcat nacionaliste. Por nga fundi i vitit 1944 u kap dhe me urdhr të vetë Enver Hoxhës u vra nga njësite komuniste ëë vepronin nëshiperinë e Veriut.

Reshat Këlliçi, si dhe Sefulla Malëshova, që u bë madje nga udhëheqësit kryesorë të Luftës Antifashiste, mbështeti luftën çlirimtare të popullit tonë  kundër pushtuesve nazifashstë. U bë edhe kryetar i këshillit antifashist të lagjes ku banonte dhe vuri në rrezik veten dhe familjen, i bindur se me çlirimin e Shqipërisë do të realizohej ëndrra e tij dhe e Sefulla Malëshovës dhe e të tërë  atdhetarëve shqiptarë. Ishte kjo arsyeja që ai bashkëpunoi me gazetën komuniste “ Bashkimi”. Por kur pa që në Shqipëri po vendosej një regjim totalitar si në Bashimin Sovjetik të Stalinit, që e kishte parë me sytë e tij, me gjithë grishjet e  Sejfulla Malëshovës, asokohe  ministër i Arsimit,  që duke pasur kulturë të gjerë të drejtonte ndonjë dikaster qendror, ose të punonte në shtyp,  hoqi dorë , punoi mësues i gjuhës ruse, pastaj në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, ku u mor dhe me disa perkthime letrare nga rusishtja, derisa  tërhoq në pension.

U mjaftua vetëm me botimin e librit me kujtime që përmenda më sipër, ku do të kishte dashur të përfshinte  edhe ngjarje nga jeta dhe veprimtaria  me Sejfulla Malëshovën në Kalabri, midis arbëreshëve, në Moskë, midis shumë shqiptarëve të zhgënjyer nga komunzmi stalinist…por nuk mundi, sepse shoku  i tij i ngushtë tashmë ishte dënuar për ato bindje , të cilat nisën të sendërtoheshin në Shqipëri  vetëm pas rrëzimit të regjimit despotik të Enver Hoxhës.

8 komente në “Përjetime të publicistit Reshat Këllici: Zhgenjime nga komunizmi i hershëm stalinist në Shqipëri”

  1. sokol says:

    ?Mire o Belul klliçi, mire…

  2. sofia says:

    Po ky Skifteri Kelliçe flet si i shastisur. Tani te themi ato qe ishin te keqia ne regjimin e Enver Hoxhes dhe jo me kelliç te nxjerrim dufin e njerzeve shpirtekalbur meqense kane te drejten te flasin si u vjen mbare. Po te shikosh me vemendj sot, te gjithe ata njerez qe kane rrojtur mire ne kohen e Enver Hoxhes dhe kane pasur dhe privilegje, jane kthyer ne njerzit qe gjoja e urrejne dhe shajne Enver Hoxhen. Dhe e dini pse (thote nga nje here Ngela)? Sepse jane mesuar me jeten e mire e tere intriga dhe moren edhe sot pushtetin e vazhdojne te bejne intriga. Kam lexuar shpesh Skifter Kelliçin, e mbaj mend mire edhe si gazetar dhe nuk me çudit ky qendrim kontravers; eshte karakteristike e njerzeve qe kane ngrene, hane dhe do te hane, qofte edhe Hitleri ne krye te shtetit. Shembulli me i mire qe do merret per ilustrim eshte Sali Berisha, komunist i 8 Nentorit (donte te shpetonte Shqiperine nga pushtimi sovjetik kur doli nga traktati Varshaves !). Besoj se s’ka njeri te mos e njohe si ekzemplare komunist, por dhe si spiun, tradhetar, hajdut, kriminel dhe shkaterrimtar te ketij vendi. Vemjet e tij u shperndane edhe neper bote dhe na tregojne perralla me mbret apo ato qe kane mbet ne Shqiperi jane kthyer ne banda te rrezikshme kriminale bashke me drejtesine e atij vendi. Nga nje here edhe irritohem, se ca gjera i di shume mire, kur lexoj apo degjoj keta demokrate te thekur komunist. Ne qoftese ndonjerit i eshte prekur pak interesi ne ate kohe, sot eshte kryedemokrat. Shembull: Liri Belishova; Pse u a merr mendja qe antarja e byrose politike Liria ne ate kohe kerkonte demokraci perendimore?! Te gjithe kane te drejten qe te jetojne mbi token shqiptare me te drejta te plota e liri pa cenuar lirine dhe dinjitetin e tjetrit, por jo te degjojme dengela te padurueshme si degjojme e lexojme sot. Edhe thëp-thëpet e Skifterit i kam degjuar shume ku me vend e ku pa vend, por i perket asaj elite intelektuale me dy faqe: nje te bardhe e nje te zeze, njesoj si demokracia me diktaturen. Vetem diten te lozin mire me pushtimin dhe tani do ti degjojme me pahir. Po shqiptaret e thjeshte s’kane gje per te thene, por na mbyten intelektualet e edukuar ne komunizem?!

  3. Pilo Lala says:

    Kesaj i thone “Mbas pilafit”.
    Ky lloj “antikomunizmi” mbas 30 vjetesh, duket si monologu ” Doni me per Belulin”?

  4. Rita says:

    Koment qe me le pa fjale i znj.Sofija !! Pse te mos shtiren si demokrate te medhenj ish sherbetoret e sistemit demon ???? Kur dhe partite e opozita u krijua nga vullneti e njerez te ish sistemit te zi ???Me troc nga plani Katovice !!! Klasa e shumevuajtur eshte shperndare ne krejt kontinenetet e botes ,u servijuan ne fillim te viteve 90 -te qe te mos ngrejne zerin e marrin ndonje post ne partite e shoqatat e sapo krijuara e te paktet e mbetur zvarrisin kembet ne zyrat per demshperblim ose per rikthim te prones se vjedhur pas ardhjes se murtajes se kuqe ( 1944) e keto dy dekada e gjysem tregojne qarte se cfare demokracie e opozite” normale” kemi !!!

    1. ec aty says:

      Ai ishte pushtet i popullit qe ja u shkerdheu racen funderrinave gjakpirese qe sundonin mbi popullin! Ajo dite do te vij serish,mos kini asnje dyshim ?

  5. Jimi says:

    Ky sqyferi i kishte mire parasysh keto qe po thote sot , prandaj me devocion i sherbeu atij rregjimi ne nje organ te rendesishem propagandistik!?

  6. Kukumjacka says:

    Komunistet shqiptare i do vetem serbia.

    1. uhahahaaa says:

      Ndersa budallenjte si ty i do vetem kopshti zoologjik ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. M
    Maloku

    Ha ha Reshat Kellici bashke me Sejfulla Maleshoven ishin komunistet qe studiuan ne Rusi dhe sollen Komunizmin ne Shqiperi. Reshat Kellici ishte kryetari i pare i shoqates Bashkimi sovjetik-Shqiperi, bile ka mbajtur fjalimin ne kuader te shoqates. Pasi miku i tij i ngushte profesori i filozofise maksiste ne universitetin e Moskes Sejfulla Maleshova nuk pranoi te martohej me Sanon , motren e Enverit, Enveri ia keputi "kembet" sejfullait dhe e nxorri jashte loje me pa te drejte,por si Enveri qe nuk donte njerez te shkolluar perballe nuk ishte ndonje gje e vecante. Bashke me te doli jashte loje dhe Reshat Kellici. Kjo eshte e verteta e paster e komunistit Reshat Kellici.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje