Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka publikuar në “Facebook” një foto të studentëve të 8 dhejtorit 1990, ditë kur një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë dhe protagonistë të kthesës së madhe historike, të protestave paqësor që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.
Blushi thotë se në atë kohë shumica besonin se Shqipëria do ndryshonte, por shumica prej tyre sot kanë ikur jashtë shtetit.
“Me miqtë e mi të Universitetit Blendi Fevziun, Dritan Islamin, Pirro Thanasin, Enin dhe Noelën para 26 vitesh.Të përshëndesje me dy gishta ishte modë ato ditë. Ne ishim studentë dhe besonim se Shqipëria do ndryshonte shpejt. Dhe në fakt ka ndryshuar. Gjysma e miqve të mi në këtë foto kanë ikur për të mos u kthyer më!”-ka shkruar Blushi ne “Facebook” duke e shoqëruar me foton.
Dita e Rinisë Shqiptare, 8 Dhjetori, është shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990.
Ti dhe shoket e tu ja bete m….ke dhe surrat dhe flet.
Na plasi bytha se kane ikur.A ka mundesi te iki edhe Blushi pas tyre,e te mos ja shohim surratin e peshtire te tij?
o blush mire ata qe e kuptuan se misioni i tyre mbaroi me 8 dhjetorin, tani te mbetet ty dhe fejzos ta kuptoni!
me siguri kane ikur ne 2013 en , kur ne fuqi erdhi rama. po ata s’u kthyen as kur ishe ti minister qe tua beje realitet endrrat. eh sotir, sotir.
te miret iken , ngeli blushi dhe fevziu , njeri me i poshter se tjetri