Kur Prishtina, 33 vjet më parë fitoi në Beograd dhe tifozët thërrisnin “EHO”... “EHO”(Enver Hoxha)

7 Dhjetor 2016, 23:41Dossier TEMA

Shqiptarët e përtej kufirit e kanë dashur pa kushte Shqipërinë. Madje dhe nën qeverisjen e diktatorit më të madh shqiptar Enver Hoxha ata nuk rreshtën së mbajturi sytë nga shteti amë. Duke artikuluar në terminologjinë e përditshme, pavarësisht se ishin nën shtypjen e Jugosllavisë së atëhershme, thirrjen për diktatorin. Një thirrje revolte ndaj serbëve, dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën për bashkim, dheun amë dhe shpresën se një ditë do jenë bashkë.

Futbollisti i mjohur shqiptar nga Kosova Agim Cana ishte njëri nga shënuesit në fitoren e Prishtinës 1-3 ndaj Crvena Zvezdës, në stadiumin “Marakana” të Beogradit. Gjithçka ka ndodhur në vitin 1983, pra 33 vjet më parë dhe sot është kujtuar në Instagram, nga djali i Agimit, Loriku, ish-kapiteni i ekipit tonë Kombëtar, legjenda e kombëtares shqiptare. Kapiteni që për herë të parë bashkë me bashkëfutbollistët e tjerë të kombëtares çuan Shqipërinë në Francë, në një finale evropiani. Ndërkohë që edhe Cana i madh, tashmë 60 vjeç, kujton me shumë nostalgji atë fitore historike ndaj gjigandit jugosllav të futbollit. Por dhe thirrjen ushëtime të stadiumit.

“Për të mbështetur skuadrën në atë kohë, kanë udhëtuar nga Prishtina rreth 10 mijë tifozë, të cilët kanë thirrur në stadium “EHO”…”EHO” dhe për këtë rreth 2000 prej tyre u arrestuan, pasi e konsideruan që thërrisnin Enver Hoxha. Në fakt tifozët u justifikuan, që kjo ishte një thirrje internacionale futbolli. Pas përfundimit të takimit grupi i Arkanit, Delije, që edhe tani janë ultrasit e Zvezdës, na rrahën ne lojtarëve një nga një, gjatë të gjithë natës në stadium”, thotë Agim Cana. Ai ka shënuar golin e barazimit ndaj Crvena Zvezdës së madhe, ndërsa goditjen finale ia dha Fadil Vokrri me një dygolësh të tij, i cili më pas e vazhdoi karierën me uniformën e rivalëve të Partizanit të Beogradit.

2 komente në “Kur Prishtina, 33 vjet më parë fitoi në Beograd dhe tifozët thërrisnin “EHO”… “EHO”(Enver Hoxha)”

  1. enveri eshte kthyer legjende o fatjon says:

    NJE KESHILLE PER MERON & DJALIN E TIJ FATJON

    ju lutem mos shkruani gjera te tilla si:

    “enver hoxha diktatori me i madh shqiptar”

    Te nderuar nuk eshte viti 1991 kur ca elezbiberoamerikane dhe ca makartiste tip rajersoni billi & willi
    qe pas cekut te bardhe sot po shohim se na ka mbuluar mielli i bardhe pra droga..

    sinqerisht sot ku ta gjejme nje diktator si enveri qe i shkerdhente nonen armiqve te kombit.

    ajo ndeshje ishte pikerisht ne 16 tetor 1983 dhe ishte ne nje fare menyre zgjim kombetar
    duke mposhtur serbet qe ishin ne kulmin e lavdise

    ja dhe nje sekuence nga gazetat e kohes qe cmenden beogradin me EHO-N e tij.

    CRVENA ZVEZDA : PRIŠTINA 1:3 (1:0)
    Beograd, 16. oktobar 1983.
    Stadion: Crvene Zvezde. Gledalaca: 10.000. Sudija: Stipe Glavina.

    Strelci: B.Đurovski u 30.minutu (jedanaesterac) za Crvenu Zvezdu
    a Cana u 55.
    i Batrović u 68. i 72.minutu za Prištinu.

    Crvena Zvezda:
    Ivković, Komadina )Đurović), Jovin, Banković, Elsner, B.Đurovski, Šestić, Milojević, Nikolić, Janjanin, Mrkela.

    Priština:
    Šujica, Šengulj, Sinani, Cimili, Gruevski, Rama, Mehinović, Murići, Vokri (Rugova), Cana, Batrović.

    enveri eshte kthyer legjende o fatjon..leri elezserbiberizmat…

  2. Gjorku says:

    Me gjithè respektin pèr baba dhe bir nuk mund tè ri pa ju ‘pickuar’ sado pak pèr EHO – nè e famshme dhe tè pavdekshme. Ka njè ndryshim midis atyre qè luajnè me top dhe atyre qè luajnè Football ! Ju tè dy keni luajtur football, ndèrsa vetè, kam luajtur gjithmonè me top. Besoj qè e kuptoni ndryshimin e tè luajturit. Po e keni kuptuar kètè ndryshim nè lojè do tè kuptoni dhe ndryshimin midis njè diktatori tè madh dhe njè udhèheqèsi tè madh. Kur ushtarèt e armatosur brohorasin nè sheshe apo stadium , ata brohorasin pèr diktatorin ! Kur populli i thjeshtè pa armè dhe i rrethuar nga ushtarè nè stadium dhe nè sheshe brohoret Eho ! EHO ! EHOOOO! brohoret ilderin e kombit !!! Ju uroj suksese dhe shèndet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje