Komisioni Shtetëror Zgjedhor (SEC) në Maqedoni nuk e arriti dot shumicën e nevojshme mbrëmjen e së shtunës për të pranuar 16 ankesat për parregullsi në votime, të paraqitura prej LSDM-së dhe Lëvizjes Besa.
Në formën e tyre përfundimtare, ankesat u paraqitën nga LSDM-ja për një qendër votimi në fshatin Tearcë, ku një anëtar i Komisionit Zonal grisi aksidentalisht një letër që duhej t’i mbetej komisionit. Në fund, “SEC” pati 4 vota pro e 4 kundër, e kjo nuk mjaftonte për aprovimin e propozimit të opozitës.
Anëtarët e LSDM-së dhe dy pjesëtarë të pavarur të komisionit votuan në favor të propozimit; ndërsa një i pavarur tjetër, pjesëtarët e ËMRO-DPMNE-së dhe një anëtar i Partisë Demokratike për Integrim votuan kundër, ndërsa anëtari i BDI-së, Subhi Jakupi, njëkohësisht nënkryetar i komisionit dhe njeriu që mund të kishte lëvizur peshoren, abstenoi.
Nga 16 ankesat rezulton të jetë pranuar vetëm një, ajo e një qendreje në Gostivar, ku një grua nuk u lejua të votonte me pretendimin se e kishte hedhur një herë votën e saj. Rivotimi i urdhëruar nga “SEC” në këtë qendër me 800 votues mund ta ndryshojë rezultatin e mandateve të ligjvënësve në dëm të VMRO-DPMNE-së.
Tani palët kanë mundësinë ta apelojnë çështjen në Gjykatën Administrative, e cila ka 48 orë kohë për të vendosur nëse do t’i pranojë ankesat apo jo. LSDM-ja nxori një deklaratë për shtyp, ku thotë se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dështoi në përmbushjen e detyrës së tij dhe se udhëheqësi i kësaj partie, Zoran Zaev do të bëjë ç’është e mundur që ta ndalojë krijimin e një qeverie të re të kryesuar nga ËMRO-DPMNE-ja.
“Me një shumicë të qarte prej 600 mijë votash, qytetarët votuan për ndryshimin”, tha ai përmes rrjeteve sociale. “Dhe ndryshimi do të vijë, pavarësisht faktit që lidershipi i ËMRO-së nuk e pranon dot një gjë të tillë”.
Në zgjedhjet parlamentare të së dielës, partia e ish-kryeministrit Nikola Gruevski doli me 51 mandate, ndërsa socialdemokratët rivalë me 49. Zaevi pretendon se nga përllogaritjet e tij, secila prej partive të mëdha duhet të kishte marrë 50 vende në Parlament dhe kërkon t’i hiqet një mandat ËMRO-së. Të gjitha partitë shqiptare fituan së bashku 20 vende në Parlamentin e Maqedonisë.
Po me BDI-ne c’paten ?
Ali ahmetit ja qift maqedonia nonen ky i poshter ska te mbaruar or shqiptar ky pis ka qen njeri shum i randsishem i udb.se edhe i ndjeri Ibrahim rugova e etiketoj si spiun.
Ali ahmetit ja qift maqedonia nonen ky i poshter ska te mbaruar or shqiptar ky pis ka qen njeri shum i randsishem i udb.se edhe i ndjeri Ibrahim rugova e etiketoj si spiun.
ALI AHMETI DOLI NE FUSHATE PER KOALICION ME GRUEVSKIN DHE MORRI 80,000 VOTA.
PO TA DRIDHTE TANI DO ISHTE I PABESUESHEM, TE BEJE KOALICION ME GRUEVSKIN ESHTE GJEJA ME NORMALE PER TE.
Se kuptoj perse merremi me turqit ne.
Gruevski ja di te gjitha horrlliqet ALIUT prandaj dhe Aliu ska nga ta luaje bythen . E ka shit bythen me kohe Ahmeti.