Parkim plehrash, pastruesi i rrugëve hakmerret në mënyrë origjinale

19 Dhjetor 2016, 16:06Sociale TEMA

Shpesh ndodh që kur parkon gabim, të shqetësosh persona të tjerë, të cilët gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për t’u hakmarrë.

Por, në këto pamje duket një hakmarrje vërtet origjinale. Pasi një person kishte bllokuar rrugën duke parkuar keq fuoristradën e tij, një pastrues rrugësh vendosi të hakmerrej.

Ai shihet në video teksa e rrethon makinën me kazanë plehrash, duke u kujdesur që numri i tyre të jetë i njëjtë në çdo anë të saj.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Anhui të Kinës, kur pasi ishte përpjekur të bisedonte disa herë me pronarin e makinës, pastruesi vendosi të hakmerrej sipas mënyrës së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje