Regjimi i Erdoganit ndalon Krishtlindjet në gjimnazin elitar të Stambollit

19 Dhjetor 2016, 09:47Bota TEMA

Mediat gjermane raportojnë se autoritetet turke po synojnë të ndalojnë çdo debat për temën e Krishtlindjeve në një gjimnaz në Stamboll.

Bëhet fjalë për shkollën e mesme “Istanbul Lisesi”, në të cilin japin mësim 35 arsimtarë nga Gjermania.

Ata paguhen nga shteti gjerman dhe një ndër detyrat e tyre është në ndihmojnë në ndërmjetësimin e kulturave, bazuar në një marrëveshje kulturore mes Gjermanisë dhe Turqisë të nënshkruar në vitet ’50.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA bëri të ditur se sipas një njoftimi të drejtorisë së shkollës nga tani e tutje nuk mund të trajtohet në mësim tema e traditave të Krishtlindjes dhe vetë festa e krishterë.

Shkolla ka ndaluar edhe pjesëmarrjen e korit të shkollës në koncertin e Krishtlindjeve të Konsullatës së përgjithshme të Gjermanisë në Stamboll.

Shkolla ka përgënjeshtruar lajmin, por në emailin dërguar arsimtarëve gjuha është e qartë: nuk lejohet përmendja e Krishtlindjeve në mësim.

Politikanët gjermanë kanë reaguar me zemërim kundër paralajmërimit të kësaj mase nga autoritetet turke.

Shefi i Partisë së Gjelbër në Gjermani, Cem Özdemir, tha:

“Ne japim para për këtë shkollë, ne i paguajmë arsimtarët dhe nëse tani ka përpjekje që neve të na ndalohet të këndojmë këngë të Krishtlindjes – kjo është e papranueshme. I vetmi reagim i mundshëm, nëse kjo s’ndryshon, që në të mos japim më para për këtë shkollë”.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë shprehu keqardhje që një traditë e tillë po ndërpritej nga autoritetet turke.

1 komente në “Regjimi i Erdoganit ndalon Krishtlindjet në gjimnazin elitar të Stambollit”

  1. hasani says:

    Gjermania duhet te ndaloje festimet e Ramazanit ne Gjermani..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje