Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në një dasmë në Kaliforni.
Grupi i dasmorëve u mblodh nën një pemë për të shkrepur një foto grupi, por dega e një peme eukalipti u rrëzua duke vrarë një femër dhe duke plagosur 5 persona, mes te cileve ka plagosur rëndë një fëmijë 4-vjeçar.
Femra e goditur humbi jetën në vend ndërsa fëmija i mitur është në gjendje kritike në spital.
Besohet se dega e pemës u rrëzua nga rreshjet e dendura që kishte rënë pak orë më parë.