Presidenti i Filipineve: Bye-bye America!

17 Dhjetor 2016, 12:05Bota TEMA

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, kërcënoi ditën e sotme se mund të prishë paktin që lejon trupat amerikane të vizitojnë dhe kalojnë lirisht në vendin e tij.

Deklarata e tij vjen vetëm disa javë pas ofendimit që i bëri Obamës duke e quajtur “bir bushtre”.

Një agjenci zyrtare amerikane, Millenium Challenge Corporation, deklaroi javën që po lëmë pas se do të ndërpriste ndihmat për Filipinet pasi po shkelen të drejtat e njeriut.

Kësaj  deklarate i është kundërpërgjigjur dhemb për dhemb Duterte duke thënë se nuk do të lejoje amerikanët të kalojnë në vendin e tij.

“Ne mund të mbijetojmë edhe pa paratë e amerikanëve. Por po u bëj një njoftim, amerikanët bëjnë mirë të bëjnë gati valixhet dhe të largohen nga Filipinet. Bye Bye America”, tha Duterte gjatë një konference për shtyp.

1 komente në “Presidenti i Filipineve: Bye-bye America!”

  1. Sokol says:

    Nje majmun i cmendur qe udheheq nje popull qe vuan urie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje