Obama sulmon regjimin sirian dhe Rusinë, dhe bën “mea culpa”: Ndjehem përgjegjës!

17 Dhjetor 2016, 10:23Bota TEMA

Presidenti amerikan Barack Obama ka folur për Sirinë në konferencën për shtyp të mbajtur mbrëmjen e djeshme.

Ai sulmoi regjimin sirian dhe aleatët e saj Rusinë dhe Iranin.

“Ata kanë gjak në duart e tyre”, tha Obama.

Ai tha se ka folur personalisht me Putin për Sirinë duke i thënë të ndalonte gjakderdhjen.

“Përgjegjësia për krimet brutale në Siri i takon vetëm një vendi: Sirisë dhe aleatëve të saj Rusia dhe Irani”, tha Obama.

I pyetur nëse ai vetë ndjehet përgjegjës, Obama tha: “Unë gjithmonë ndjehem përgjegjës”.

“U ndjeva përgjegjës kur pashë fëmijë që vriteshin me snajper, u ndjeva përgjegjës kur miliona lanë Sirinë duke vdekur madje edhe në det. Unë gjithmonë ndjehem përgjegjës”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje