Drejtori i Shërbimi Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika ka dërguar një letër falenderimi për të gjithë efektivat e SHISH, duke u uruar atyre festat e fundvitit. Njëherësh ai nuk ka munguar që të evidentojë sukset e këtij viti, pa specifikuar asnjë prej arritjeve që ka shënuar shërbimi inteligjent shqiptar në këtë vit që po mbyllim.
Dy janë evidentuar si sukseset më të rëndësishme të SHISH nga Visho Ajazi Lika. Njëra ngarje ka të bëjë me dekorimin nga ana e Presidentit Nishani të SHISH me dekoratën e Artë të Shqiponjës. Ndërsa arritja tjetër ka të bëjë sipas Visho Ajazit me vizitën që Drejtori i Agjencisë Qëndrore të Zbulimit të SHBA (CIA), John O. BRENNAN, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të agjencisë së tyre, me ftesë të vetë kreut të SHISH Visho Ajazi Lika. Një ftesë që lë shumë për të diskutuar. Pasi në asnjë cep nuk u shënua që shefi i CIA-s mbërriti në Shqipëri me ftesë të ndokujt, ndërkohë që Ajazi Lika nuk u përmend fare.
Po japim të plotë letrën e kreut të SHISH dërguar punonjësve për festat e fundvitit:
Me rastin e festave të fundvitit 2016, ju uroj Gëzuar, mbarësi, shëndet e lumturi mes kolegëve dhe në familjet tuaja! Gjithashtu, ju uroj suksese të mëtejshme në realizimin e detyrave në shërbim të Shtetit dhe vendit tonë.
Gjej rastin të shpreh mirënjohjen time për të gjithë punonjësit, burrat e gratë, për gatishmërinë, kontributin dhe përkushtimin e treguar në realizimin e detyrave të ngarkuara nga ligji dhe nga Prioritetet e Qeverisë për vitin 2016.
Sukseseve të këtij viti u janë shtuar edhe dy ngjarje domethënëse për një Shërbim Informativ.
Dekorimi i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), me datën 04.07.2016, nga Presidenti i Republikës, Sh. T. z. Bujar Nishani, me Dekoratën e Artë të Shqiponjës, të cilën e kemi njoftuar zyrtarisht më parë.
Vizita e suksesshme zyrtare në SHISH; e datës 06.12.2016, në përgjigje të ftesës së Drejtorit të SHISH z. Visho Ajazi Lika; e Drejtorit të Agjencisë Qëndrore të Zbulimit të SHBA (CIA), z. John O. BRENNAN, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të agjencisë së tyre.
Gjatë kësaj vizite, u zhvillua një takim kokë më kokë midis dy Drejtorëve të Shërbimeve, takime mes delegacioneve respektive si dhe një takim me stafin drejtues të SHISH. Takimet e zhvilluara u karakterizuan nga fryma e bashkëpunimit miqësor.
Me këtë rast rishpreh edhe një herë konsideratën dhe mirënjohjen time për profesionalizmin e objektivitetin e treguar dhe punën që keni kryer gjatë këtij viti. Kjo më bën të ndihem edhe më optimist, pasi shikoj dhe konstatoj tek ju gatishmëri, përkushtim, dashuri për profesionin, etj.
Këto përbëjnë bazë solide për arritje rezultatesh të larta, në luftën kundër çdo veprimtarie që cënon sigurinë kombëtare.
Duke ju përgëzuar për punën dhe përpjekjet e vitit 2016, për kontributin tuaj në forcimin e mëtejshëm të kohezionit ndërinstitucional shqiptar, dhe rritjen e reputacionit ndërkombëtar të institucionit tonë; shpreh bindjen se veprimtaria e SHISH, edhe gjatë vitit 2017, do të vazhdojë me modesti, por pa u lëkundur, në përmbushjen e pritshmërive që rrjedhin nga misioni i tij ligjor.
Përzemërsisht uroj që, të kaloni të gëzuar Festat, dhe në lumturi me familjet, miqtë dhe shoqërinë tuaj. Urime të përzemërta dhe të sinqerta!
D R E J T O R I
VISHO AJAZI LIKA
Ky maskara ka shkarkuar nga detyra profesioniste te vertete dhe e ka kthyer shish ne nje hale institucion ku kryefjala eshte allahu e dyta tesera e partise demokratike, pasi te gjithe jane anetare te partise me tesera ne xhep…. dhe ju gazetaria mund ta verifikoni thjesht. Amerikanet kane kohe qe i kane ber mutin ne koke ketij institucioni…rrine asistojne per kortezi.
Te paskan heq nga puna ty shiks, prandaj qahesh?
Hahahaha Çfarë qurraveshi je mor Visho bytha, as punonjesit e tu nuk genjen dot or bq, Drejtori i CIA erdhi per Shqiperine dhe jo me kerkesen tende o genjeshtar profesionist. Erdhi per at operacion qe beri SHIU dhe jo servilet e tu qe do festojne kur te ikesh ti. Po te vine ora …