Në Kosovë po zhvillohet një super-aksion i koordinuar kundër piraterisë televizive, në dëm të platformës Digitalb.
Ky aksion i shtrirë në të gjithë territorin e vendit dhe udhëhiqet nga Njësia e Krimeve Ekonomike në bashkërendim e bashkëpunim me policine e Kosovës, që kanë përpikuar një skemë për të goditur fort këtë veprimtari të paligjshme.
Në sitën e kontrollit janë futur disa rrjete ilegale IPTV që piratojnë sinjalin e kanaleve të Platfomës Digitalb, por edhe platformave dhe kanaleve të tjerë ndërkombetarë në Kosovë.
Ata ofrojnë në mënyrë të paligjshme kundrejt pagesës sinjalin e Digitalb permes procesit “card sharing” duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme finaciare prej miliona eurosh kësaj kompanie.
Ashtu si në Shqipëri edhe në Kosovë “Digitalb” po ndjek me përpikmëri godtjen e piraterisë televizive e mbështetur edhe nga strukturat ligjzbatuese në të dyja vendet që i janë përgjigjur apeleve të kompanisë Digitalb për të godtur të gjithë subjektet që piratojnë sinjalin televiziv dhe këtë veprimtari ilegale që prodhon përfitime të paligjshme.
Digitalb vete transmeton ne menyre te jashte ligjshme ne frekuenca digitale sepse keto frekuaneca nuk jane ndare akoma. Pervec kesaj duke perdorur keto frekunca ne menyre te jashteligjshme ata nuk paguajne taksat per perdorimin e tyre.
Hajdutat bertasin kapini hajdutat.
Pirateria duhet goditur po ne fillim duhet te niset nga peshku i madh dhe jo i vogli.
Shume dakord, Digitalbi po behet si Erdogani, do ndaloje dhe youtube apo c’ti teket. Turp.