Turqia gjen “përgjegjësit” për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara: Gylen dhe... SHBA

21 Dhjetor 2016, 12:08Bota TEMA

Turqia ka informuar Shtetet e Bashkuara se, beson se mbështetësit e klerikut mysliman, Fethullah Gylen, me seli në SHBA, ishin përgjegjës për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara.

Agjencia shtetërore turke Anadolu, raporton se ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i ka thënë sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, gjatë një bisede telefonike, se “Turqia dhe Rusia kanë dijeni se (organizata e Gulenit) ka dorë në sulmin” nga i cili u vra ambasadori rus, Andrei Karlov.

Turqia kishte kërkuar ekstradimin e klerikut Gylen që jeton në ekzil në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, lidhur me puçin e dështuar ushtarak kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në muajin korrik të këtij viti.

Ankaraja është e zemëruar pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë ka insistuar që të ketë dëshmi bindëse për fajësinë e zotit Gylen, para se të veprojë lidhur me kërkesën për ekstradim.

Duke qenë se Shtetet e Bashkuara kanë vonuar përgjigjen lidhur me kërkesën turke për ekstradim, disa zyrtarë në Ankara shprehen se Uashingtoni e ka mbështetur vrasjen e ambasadorit Karlov, çka ka sjellë reagimin e ashpër nga Departamenti amerikan i Shtetit, raporton REL.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby, tha se ky pretendim është “absolutisht i pavërtetë”.

Ai foli edhe për bisedën telefonike Kerry – Cavusoglu.

“Sekretari në bisedën me ministrin e Jashtëm ka ngritur shqetësimin e tij për një retorikë që po vjen nga Turqia lidhur me përfshirjen, ose mbështetjen amerikane, të heshtur ose në mënyrë tjetër, për këtë vrasje të papërshkrueshme, për shkak të pranisë së zotit Gylen në Shtetet e Bashkuara.

Ky është pretendim absurd dhe absolutisht i gënjeshtër.

Nuk ka bazë të vërtetë në të dhe sekretari e bëri shumë të qartë në diskutimin e tij me ministrin e Jashtëm”, tha John Kirby.

Më tutje, zoti Kirby tha se “ne duhet të lejojmë që hetuesit ta bëjnë punën e tyre dhe ne duhet të lejojmë që faktet dhe dëshmitë t’i çojnë hetimet atje ku duhet, para se të arrijmë në përfundime”, tha Kirby.

Raportohet se sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka ofruar ndihmë amerikane Turqisë në hetimin e vrasjes.

Megjithatë, Ankaraja tha se do të zhvillojë hetime të përbashkëta me autoritetet ruse, ndërsa Moska tashmë i ka dërguar afro 20 hetues në Turqi.

3 komente në “Turqia gjen “përgjegjësit” për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara: Gylen dhe… SHBA”

  1. Hitch Farre says:

    Otomanët po shfaqin turinjtë e tyre të ndyrë siç kanë bërë në shekuj.Mjerrë ata që hanë bukën e tyre dhe kanë bashkuar gjakun me ta.

    Erdogani po përgatit kadaphanë të re dhe rusi i fërkon shpatullat.
    Vëllrzër kanë qënë, po bashkohen prapë mbas 2000 vjetësh.

  2. Giasou Janulatos alvanoarxidoglyftoi says:

    Turqit po e kruajne me gjethe fiku

  3. luigji says:

    Mjere ky popull qe eshte duke rene pre e ketyre primitivizmave oriental me bindje te para eres se re

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje