Dy ditët vijuese, përkatësisht e mërkura dhe e enjtja janë vendimtare për Gjykatën Kushtetuese e cila, pasi ka marrë edhe zyrtarisht opinionin e Venecias, do të ririshqyrtoj të shumënjohurin si “Ligji i Vettingut”, që përbën pjesën themelore të paketës së ndryshimeve kushtetuese, për kapitullin e sistemit të drejtësisë.
“Vettingu” është një nga dhjetra ligjet e përfshira në këtë paketë ndryshimesh e, megjithatë, është i vetmi që ka shërbyer dhe që sdihet nëse do të vazhdojë të shërbejë si gozhdë për të mbajtur varur të gjithë paketën e ligjeve që kanë si qëllim përmbysjen e situatës katastrofike në sistemin e derisotëm të drejtësisë shqiptare. Të drejtësisë që vetëm e tillë nuk është dhe që për këtë arsye, vetëm një përmbysje me themel mund ta sjellë në binarë.
Mirëpo, ky qilizëm, kjo përmbysje, është në dorën e kalimit, më së pari, të ligjit të johur masivisht si “i Vettingut” gjë që e ka në dorë ta vendosë Gjykata Kushtetuese, ditën e enjte. Ditën kur ka lajmëruar mbledhjen e saj me dyer të mbyllura për tu njohur dhe për të vendosur lidhur me rekomandimet e porsambritura nga Komisioni i Venecias.
Pra e enjtja është dita kur gjithësecili prej anëtarëve në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, pasi është njohur paraprakisht me rekomandimet e sjella nga Venecia, do të ketë të drejtën të shpreh vlerësimin e tij. Të jap opinionin e tij dhe më pas votën në favor apo në disfavor të rekomandimeve veneciane. Sepse kështu e përcakton ligji kushtetues: votë “po” apo “kundër”, e mesme abstenuese nuk lejohet.
Dhe, pasi të jap opinionin e vet, në mbledhjen me dyer të mbyllura të së enjtes, çdonjëri prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duhet të shprehet edhe me votën në favor apo në disfavor të rekomandimeve.
Mirëpo sa vota anëtarësh duhen për ta klasifikuar dhe sa për të mos e klasifikuar ligjin e Vettingut?
Sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese, mësohet se vendimet në të merren me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve, gjë që don të thotë se edhe në rastin e Vettingut duhet votimi i të gjithë anëtarëve, të cilët duhet të votojnë “pro”, ose “kundër”.
Dhe cila është çështja thelbësore që ka ndezur këtë sherrnajë politike?
Duke qenë se vetë nuk e kishte kurajon ti jepte një përgjigje të drejtëpërdrejtë padisë së ngritur nga Partia Demokratike, e cila e konsideron Ligjin e Vettingut jo në përputhje me Kushtetutën, Gjykata shqiptare, gardiane e Kushtetutës, ia adresoi Komisionit jo shqiptarë të Venecias, në forëm pyetjeje, çështjen. Përgjigja e të cilës ka ardhur, është lexuar nga sejcili anëtar i trupës së kësaj gjykate, që të enjten do të jap opinionin dhe do të vendoset nëse është apo jo në përputhje me Kushtetutën Ligji i Vettingut, nëse i cënon apo jo ai të drejtat themelore të njeriut.
Edhe pse Komisioni i Venecias e ka dhenë verdiktin e vet, duke konfirmuar qënien kushtetueshmërisht në rregull dhe mosshkeljen e asnjëlloj të drejte, Gjykata Kushtetuese ka në dorë edhe ta hedh poshtë versionin e rekomanduar nëse e analizon “Vettingun” nga këndvështrimi i mbrojtjes së korrupsionit. Sepse gjykuar nën këtë optikë ky ligj e ka një shkelje: cënon të drejtat themelore të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve të cilët e kanë shfrytëzuar këtë sistem për tu majmur padrejtësisht, pra me rrugën klasike të korrupsionit.
Nje shkrim jo pak c’orientues ne informacionin qe sjell. Kulmin c’orientues dhe corodites e ka ne paragrafin e fundit, fjalia e pare, kur thote se “Komisioni i Venecias e ka dhene verdiktin e vet, duke konfirmuar qenien kushtetueshmerisht ne rregull dhe mosshkeljen e asnjelloj te drejte”. Duhet sqaruar, se Komisioni i Venecias e ka gjetur te rregullt trajtimin e kesaj pakete ligjesh te reja (Vettingun = procesin e verifikimit) nga Gjykata Kushtetuese. Kaq! Pra ky Komision vetem e shikon si te rregullt marrjen ne analize te kesaj pakete nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, pasi kjo eshte organizmi kryesor per te pare nese ajo pakete vjen ndesh apo eshte konform kushtetutes shqiptare dhe legjislacionit pasues. Kjo eshte e gjitha dhe jo se Komisioni i Venecias ka dhene mendimin qe kjo pakete (apo vettingu) eshte ne perputhje me kushtetuten shqiptare. kete e shikon Gjykata Kushtetuese. Nese kjo pakete ligjesh te reja, e ashtuquajtura reforme ne drejtesi, sjell ndryshimin e Kushtetutes shqiptare, atehere duhet verdikti i popullit per ta aprovuar kete pakete te re ligjesh. Sqaroheni miletin! mjaft tallet -me nder- bythen me kete popull!
Τi lan pjatat me te cilat ushqehet halimi nga kazani i berishes!
Kujdes, se te kane mbetur ca pjata PA LARE.
Nuk ke mend per te tjera pune.
pjatalares….
Kur e percakton vet profesionin , ç’
te duhe
t qe no
ton ne
pjatalares…
Kur e percakton vet profesinoin ,ç’te duhet te notosh ne ujra te thella.
Pjatalares ,jurispudenca nuk eshte pjate qe mund ta lashe dhe aty te serviresh ” gjellen” njerezve.
Nese ke kompetent ne larjen e pjatave ,ne ato qe komenton je nul.
Gjergji Lako…
Tani gabimet e tua.
Te rreshti i trete,eshte:…,nderkohe qe dhuhet( duhet,jo dhuhet)
Te rreshti 13- 14-te:…s’kam kohe per te harxuar( harxhuar )
Te rreshti fundit : C’mund te presesh nodnje (nuk e kuptoje c’do te thuash)
Gjergji,do me thuash jane lapsuse,po derisa bere nje koment per drejtshkrim
para se ta postoje duhet ta kishe korrektuar.
Xhovani Shyti nuk ka as njohuritë fillestare të shkollës fillore, dhe ja pse:
1 ai shkruan “do të rishqyrtoj të shumënjohurin”, që do të thotë “unë do të rishqyrtoj, ndërkohë që dhuhet: Ajo “do të rishqyrtojëëëëëë” pra veta e tretë e numrit njëjës.
2 Ai shkruan “sdihet” ndërkohë që shkruhet : “s’dihet”
3 ai shkruan: “të drejtësisë shqiptare. Të drejtësisë që vetëm e tillë..”! – Fillon fjali të re ndërkohë që duhet të përdorë presje ose pikëpresje.
4 Ai shkruan “ditën e enjte. Ditën kur ka lajmëruar.. “ i njëjti gabim si i treti, gjë që provon se gabimi i tretë nuk është pakujdesi nga shkruesi, por se kështu e ka ai të ngulitur në trurin e tij të mangët.
5 Ai shkruan “ do të ketë të drejtën të shpreh”; “të shpreh” është në vetën e parë njëjës; duhet “të shprehë”.
Ka edhe shumë gabime që nuk po i përmend se s’kam kohë për të harxuar me shkrimin e një injoranti që duhet ta përsëritë shkollën nga klasa e dytë fillore.
Turp për atë mësues që i ka vënë notë kaluese në gjuhë, por më turp për redaksinë që boton shkrime me gabime të tilla trashanike drejtshkrimore.
Ç’mund të presësh nodnjë një mendim nga një analfabet!!
Halloll Shyt si perhere flet kur duhet qarte shkurt sakte. Respekt pjatalaresi na hongt mun.