Kryeministri Rama u shpreh në interpelancën e kërkuar nga 6 deputetë të Parlamentit se nuk pritej një datë për hapjen e negociatave me BE-në.
Rama tha se deputetët që kanë kërkuar interpelancën lidhur me atë që e quajnë mungesë të një date për hapjen e negociatave janë të painformuar.
“Kam marrë kërkesë nga Nardi, Vangjeli dhe Beni.
Urgjenca nuk ka asnjë lidhje me çështjen për të cilën jam thirrur me urgjencë.
Kërkesa me shkrim ka një premisë të gabuar, që tregon se zoti Nardi, Vangjel dhe Benin në rastin më të mirë nuk kanë asnjë njohuri me procesin e integrimit.
Në kërkesën për interprelancë thuhet se Këshilli i Ministrave të BE nuk vendosi datë për shkak të mospërmbushjes së 5 kritereve.
Mjafton të lexosh për të kuptuar se kjo është shprehje elokuente e paditurisë së kërkuesve të interpelancës.
Askush nuk priste një datë.
Kushti dihet që ishte dhe mbetet fillimi i zbatimit të ligjit të vetingut.
Këtë e dinë të gjithë përveç të madhit Sali dhe të vegjëlve të opozitës së mbushur me mllef, që janë mbledhur për një interpelancë.
Këta nuk mund të justifikohen me përkthim të gabuar”, tha ai.
Rama tha se pas kërkesës për interpelancë fshihen motive politike.
“Këta duan të ndryshojnë fatin e tyre në datën e zgjedhjeve të ardhshme.
Kjo është një garë për të ardhur dhe për t’ia mveshur qeverisë të gjitha të zezat.
Lidhin datën me 5 kriteret.
Janë edhe këta pjesë e të njëjtës përpjekje të dëshpëruar”, tha ai.
O Edi, e pa Linda Ledinen dje apo jo ? ?
Kriteret dhe kushtet jane pothuajse e njejta gje, prandaj nuk duhet abuzuar me loje fjalesh.
Pergjegjesite e SHQUP-isteve per vonesat dihen dhe jane kriminale, por nuk perjashtohen edhe Rilindasit nga pergjegjesi serioze sepse kane gati nje mandat qe po qeverisin bashke me hajdute dhe kriminele te deklaruar.
Nga ana tjeter, kryeministri duhet te jete shume me serioz ne etiketimin e vetem tre deputeteve per interpelancen, sepse jane shtate ata qe kane firmosur dhe nje popull i tere, qe pret me urgjence bashkimin me Europen.
Nje i ashtequajtur lider global me cv shume te pasur me studime te panumerta, botime ne revistat me prestigjoze diplomuar ne universitetin me te famshem te botes se se mbaj mend si e kishte para viteve 90, universiteti i arteve ne tirane ka mare titullin dr i shitjes se arteve te vjedhura i thote te tjereve qe jeni te pa ditur ky gjeniu qe vetem menden per mall dhe genjeshtra shquhet. Dilni rilindas demaskoni blushin me fleterufe per agjitacion dhe propagande.