Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me kompaninë Telekom Albania organizuan gjatë mbrëmjes së djeshme aktivitetin e ndarjes së çmimeve të konkursit fotografik #ColoursofAlbania – Ngjyrat e Shqipërisë 2016.
Kjo nismë u promovua për herë të parë në vitin 2015, dhe në vijim të traditës së krijuar, këtë vit bëri pjesë publikun e huaj dhe shqiptar në konkursin fotografik në mediat sociale, duke synuar që të gjithë të luajnë rolin e tyre si “Ambasadorë të vendit tonë”. Përgjatë 3 muajve të verës, nëpërmjet lentes së aparatit fotografik u sollën rreth 10.000 foto të cilat synojnë të promovojë bukuritë shqiptare nëpërmjet syve të qytetarëve, të rinjve apo të apasionuarve pas fotografisë.
Në aktivitet mori pjesë zv. kryeministri Niko Peleshi, ministra të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.
Konkursi #ColoursofAlbania është një platformë për mbështetjen e “diplomatëve dixhitalë” shqiptarë nëpër botë në promovimin e plotë të Shqipërisë së gjallë, historike e kulturore.
Në përfundim, juria e përbërë nga fotografë profesionistë përzgjodhi 10 fotot më të mira, të cilat do të jenë pjesë e një libërthi që do të shpërndahet në të gjitha përfaqësitë shqiptare nëpër botë dhe do të përdoret si dhuratë simbol i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Çmimi i parë për vitin 2016 u fitua nga Agron Nimani. Dy çmimet e dyta nga Erald Kraja dhe Ina Memishahi. Tre çmimet e treta nga Anila Ametaj, Fjolla Besimi dhe Paolo Gazzotti.
#ColoursofAlbania mbështetet nga ambasadorët e kulturës dhe imazhit shqiptar në botë: Skuadra Kombëtare e Futbollit, Saimir Pirgu, Ermonela Jaho, Olen Çezari, Kledi Kadiu dhe Federata e Rafting Albania.
Pos fotografia e 6 , te tjerat munden me qene ne cdo vend te botes….pra nuk jane aq efektive ne identifikimin e shpejt e vendit tone
ca dele te rrjepura,
ca te rinj te zhgenjyer e vetmitare qe presin gomonen buz detit me ik per n itali,
nje femen qe mezi pret anes detit per me u “paraqit n pun” ne semaforin italjan,
ca lope te lodhura nga pangrenija dhe urija kronike,
dhe nje naim frasher me duart e hapme drejt qiellit te erret shqiptarnor duke lengu “..o malet e shqipnis dhe ju o lista e gjat…”
kto jan “ngjyrat” pa ngjyra te shqipnis.
ma hoqen mallin!
per me teper mu mbush mendja qe paaftesia eshte paradigma e se majtes.