Futbolli shqiptar duket se nuk mund të shpëtojë dot nga trukimet e ndeshjeve dhe manipulimet e kampionateve.
Por, ndërsa gjatë këtyre viteve është favorizuar Skënderbeu, FSHF duket se këtë vit ka vendosur të favorizojë një tjetër ekip.
Bëhet fjalë për Kukësin.
Pas penalltisë skandaloze të një jave më parë në ndeshjen me Skënderbeun, Kukësit i është akorduar një tjetër penallti skandaloze në ndeshjen përballë Luftëtarit në Gjirokastër.
Arbitri ka dhënë një penallti, edhe pse nuk ka pasur asnjë kontakt mes lojtarëve.
Kjo është penalltia e disatë që i jepet Kukësit, ndërsa nën zë thuhet se FSHF është duke favorizuar kuksianët dhe korçarët përballë ekipit të Partizanit, që deri më tani ka marrë vetëm një penallti, edhe pse nga moviola e ndeshjeve, rezulton që ndaj të kuqve të jenë shkaktuar disa penallti të pastra, por që nuk janë dhënë.