Gjykata Kushtetuese rrëzoi banditizmin

22 Dhjetor 2016, 16:23Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, gjashtë gjyqtarë të lartë u bashkuan me popullin e tyre kundër sunduesve e grabitqarëve.

Ky ishte një sukses i madh.

Duhet festuar!

Shqiptarët pas pesëqind vjetësh, me ndihmën e paçmuar të Amerikës dhe Bashkimit Europian hapen rrugën e tyre për të rrokur realisht identitetin e tyre të mohuar përdhunisht: ata tani janë europiane, madje nga më të vjetrit e këtij Kontinenti të lavdishëm.

Tani, shpejtësia në veprimet administrative duhet të jetë e gjitha në dobi të shqiptarëve.

Trokiti më në fund fati real i shqiptarëve në derën e Shqipërisë së tyre.

Sot fillon procesi përfundimit të mbijetesës shqiptare.

Shqiptarët kanë qenë, deri sot, në procesin e gjatë të mbijetesës së tyre.

Ai sot përfundoi, sepse ne sot hyme në Perendim me përkrenaren e Gjergj Kastriot Skenderbeut…

Shqiptarët sot çelën portën e madhe për të hyrë në vendin e tyre historik.

5 komente në “Gjykata Kushtetuese rrëzoi banditizmin”

  1. Kola says:

    Me behet qejfi qe mes kesaj bande gjyqtaresh, paska akoma njerez qe e duan Shqiperine. Respekt per ata qe i hapen rruge Vetingut. Peshtyme qelbesirave shpellare qe menduan se do vazhdonin sundimin e tyre mbi shqiptaret.

  2. kleptofagos says:

    Nga e thena ne te bere, na ndan nje det i tere… sidomos ne Shqiperi dhe ti e di, o avokat!
    Ta zeme se sot eshte prere fjala, por kemi kafene e vogel njehere, pastaj kafene e madhe dhe ne fund dasma…
    Do festojme kafete e vogla kur te marrim parate e vjedhura nga gjyqtaret e korruptuar ne fillim. Pastaj kafene e madhe me parate e vjedhura nga klanet Berisha e Meta. Dasmen do ta bejme me klanin Rama. Je dakord?

  3. astrit says:

    Respekt avokat. Ke qene dhe mbetesh luftetar i paepur per reformen ne drejtesi.

  4. Lennard says:

    Ke qendruar Stoik ne analizat e sakta.Na ke mbajtur me shprese te madhe dhe doli perfundimisht profecia jote ! Shpresojme qe tashti e tutje te shkojne punet mire ne dobi te Shqiperise dhe shqiptareve,Lufta antikorrupsion nuk ka per te qene e lehte ,po e mira do te ngadhnjej dhe e keqja do te perdhoset .Keqberesit duhet te marrin denimin e merituar dhe te kthejne cdo gje qe kane vene prdhunisht dhe pa merite.Demet qe i kane bere Shqiperise dhe popullit nuk ka te llogaritur.Prandaj e duan ne Lule te Ballit.,duke filluar nga saliu ,Luli ,Genc Ruli,Fatmir mediu ,R.Bode dhe klysht e tjere te Vorbulles Saliniane.Nje faleminderit te madhe per qendrimet e tua te prera dhe efikase.Z.Ngjela uroj qe te pozicionohesh si duhet per te miren e Shqiperise. .(Idea eshte te marresh nje detyre per te shpene ne drejtimin e duhur Drejtesine)

  5. Jimi says:

    Taku! Ti vertet je specialist i fushes dhe politikan, por kjo s’do te thote se edhe ne duhet te jemi po aqe optimist sa ty!
    Per ne , beteja ende s’ka filluar, jemi ende ne fazen fillestare , ate te skicuar ne leter,. Qe te shkojme drejt finalizimit te saje do te duhet kohe dhe lufte! Ti mendon se kjo lufte qe ende s’ka filluar do te jete e lehte? Ti mendon se e keqa dhe bandat e instaluara per 25 vjete ne cdo qelize te pushtetit do te dorezohen lehte dhe me saze?
    Jo mor jo! Kjo lufte do te jete nga me te veshtirat dhe nga me te gjatat ne historine e shoqerise shqiptare.
    Qoftelargu per 25 vjete punoi forte qe se pari te instalonte ne administraten shteterore nje lukuni halldupesh qe vinin direkt e nga vulgu dhe qe nuk dinin se cdo te thote administrate shteti dhe ne sherbim te kujt duhet te jete kjo! Se dyti ai ndertoj nje sistem , ku ai sebashku me oborrtaret e vete ta konsideronin Shqiperine si nje ciflig te tyre . Ai si i pari i tyre do te rrembente pjesen e luanit dhe c’te mbetej do ta shqyenin si hienat oborrtaret e tije. Kjo gjendje vazhdoj per 25 vjete dhe ti more Taku kujton se keta cakenj do te heqin dore lehte nga kjo praktike? nga keto pasuri perrallore te grabitura ne vite ketij mileti? Te jesh i bindur rrezistenca e tyre do te jete e pashoqe dhe me te gjitha mjetet qe do tu mundesohen. Kjo do te jete nje lufte e vertet midis dy boteve , midis asaj anadollakes qe lam pas dhe asaj europianes qe duam te ndertojme. Te rrojme e te shpresojme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje