Dy mbështetës të Muammar Geddafit kanë rrëmbyer një avion dhe kërcënojnë se do ta hedhin në erë atë.
Avioni i drejtuar për në Libi ka zbritur në Maltë ku është rrethuar nga forcat e sigurisë.
Ai ka 118 pasagjerë.
Dy pengmarrësist kanë kërcënuar se do ta hedhin në erë atë nëse nuk u plotësohen kërkesat.
Ata janë vetëdeklaruar si mbeshtetes te Geddafit.
“Do lirojmë pasagjerët, por do mbajmë peng 7 anëtarët e ekuipazhit. Do t’i lëmë të gjallë po na plotësuar kërkesat”, deklarojnë ata.
Ende nuk dihet se cilat kanë qenë kërkesat e tyre.