Reagon sërish Dako: Blushi më ka kërkuar favore për miqtë e tij

23 Dhjetor 2016, 13:28Politika TEMA

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka akuzuar deputetin Ben Blushi se i ka kërkuar disa herë favore për miqtë e tij, por një gjë e tillë është refuzuar dhe prandaj ai e sulmon atë dhe qeverinë.

Ne e dimë mirë sa i dhimbset Blushit një qytetar i Elbasanit, ndërsa sa herë bënte takimet lante duart.

Por unë e kam vënë re që na sulmon edhe për korrupsionin. E di unë, sa herë ka ardhur tek unë për të kërkuar favore për miqtë e tij dhe kur nuk i realizonte fillonte sulmet ndaj meje dhe qeverisë” tha Dako.

Por, kryebashkiaku theksoi më tej se në zgjedhjet e ardhshme, Durrësi do t’i japë një shuplakë Blushit dhe Bashës.

Unë mendoj që ne duhet ti hedhim pas dhe të vazhdojmë rrugën tonë për të fituar zgjedhjet dhe besoj, që jo vetëm do ti fitojmë, por Durrësi do ti japë një shuplakë të madhe Blushit dhe Bashës” tha ai.

1 komente në “Reagon sërish Dako: Blushi më ka kërkuar favore për miqtë e tij”

  1. xhulio says:

    Ha ha ha ha flet per favore… dhe kush Dako…Po pak favore ka bere Dako ne shkelje te ligjit?Te vetve po e po, po dhe atyre te quajtur te djathte…Dako:Lulishten 1 Maj e ke me firmen e Xhaferrit, po lejen e ke dhene ti, do pergjigjesh nje dite per shkeljet urbanistike dhe katrahuren e qendres se qytetit, prishjen e antikitetit e ka ai injoranti tjeter.Po Kertushes nuk i bere favor?Po Bylykbasht a nuk i shtove nje kat kur zona lejonte vetem 6 kate.Po s ka sesi te mos besh favore ti Dako.Ti edhe shkollen e ke si favor, me te shtyra e me paterica.Ndaj jemi ketu.Saper zgjedhjet, jane te blera e te shitura qe tani.Nuk do te kete zgjedhje me parate e kanabisit.Po kujdes se modeli i 96 i PD e hengri keq.Historia perseritet dhe nuk do te dish nga te shkosh .Parate nuk do te te ndihmojne dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje