Fenomeni “Kokëdhima” si një rezistencë e demokracisë

24 Dhjetor 2016, 19:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Për shumëkënd ka qenë e pabesueshme ajo që ndodhi me Koço Kokëdhimën. Si një rast flagrant i katapultimit klientelist në politikë, për shkak të miqësisë me kryetarin e Partisë Socialiste, Kokëdhima shikohej si rast i pashpresë për t’u përballur me të.

Të mësuar nga praktikat politike të Shqipërisë, ku lideri vendos gjithçka, sidomos për ata që ngrihen dhe flaken nga politika, dhe duke parë superpushtetin që ai po merrte, përballja e Koço Kokëdhimës me drejtësinë dhe pastaj me partinë, shikohej me plot dyshime dhe pasiguri, për të qenë një betejë përfundimtare.

Duke qenë kritikë ndaj tij qysh në ditën e parë që shpalli kandidaturën për deputet, ikja e tij më ka lënë shije të mirë jo, për atë që i ndodhi personalisht, por  për atë që socialistët bënë ndaj tij, pa përfillur lidhjen klienteliste me Edi Ramën.

Mënyra se si socialistët përballuan një betejë, me një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës, është një leksion demokracie për partitë e tjera politike në Shqipëri dhe një shembull, se si partitë ideologjike, janë më të vështira për t’u privatizuar dhe për t’u përdorur për llogari personale.

Mënyra se si Edi Rama përfshiu në politikë në Partinë Socialiste, Koço Kokëdhimën, ishte arrogante, dhe imponuese në çdo detaj. Ai e përfshiu atë menjëherë në një vend prestigjoz në listën e kandidatëve, i dha pushtet të plotë mbi listën e Qarkut, dhe më pas ia imponoi partisë edhe duke shkelur statutin, që ta zgjidhte anëtar të Asamblesë, jo për shkak të mandatit si deputet, por si i zgjedhur i saj nga baza.

Ajo që binte në sy nga ana tjetër, ishte, se kupola socialiste në kor pothuajse gjithë deputetët dhe të zgjedhurit e Partisë Socialiste, ishin në kor kundër tij edhe pse të kujdesshëm në debatin publik.

Konflikti u bë i hapur, kur Kokëdhima filloi në Kongres të impononte dhe listat e të zgjedhurve, të bënte grupime kundër disa drejtuesve tradicionalë të PS dhe deputetëve aktivë, si Braçe, apo Balla. Përfshirja e tij në Asamble u quajt jo statuore si i zgjedhur nga baza e partisë, përderisa atij i takonte si deputet dhe të paktën Balla dhe Braçe bënë betejë kundër Ramës për këtë çështje.

Më tej ata i hapën rrugë pa asnjë hezitim Gjykatës Kushtetuese të interpretonte mandatin e tij.

Edi Rama ka qenë njeriu më i pafuqishëm për të ndalur dhe vetë Edi Ramën të përfshihej në ngritjen e dorës për ta çuar mandatin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë që procedura po punonte kundër Kokëdhimës, pushteti i tij në Jug, po bëhej agresiv duke anashkaluar Partinë Socilaiste dhe duke krijuar një stukturë paralele me të. Ai tentoi të ngrinte një “konsorcium biznesi”, tërësisht antiligjor, në partneritet me 11 bashkitë e Jugut, ku të kotnrollonte investimet publike në Jug. Ai po ashtu arriti të përdorë pushtetin duke hapur një degë të Fondit të Zhvillimit Rural në Vlorë, dhe për të kanalizuar tenderat për bashkitë e Jugut në një zyrë që e drejtonte vetë. Kështu Bashkia e Vlorës, Memaliajt, Sarandës, dhe disa të tjera që morën disa investime modeste, u përjashtuan nga prokurimi dhe u kaluan përmes tij. Një ekip prej 15 vajzash e djemsh të rinj, që shfaqeshin si sekretarë të tij, ishin kthyer si komisarë të “FASHIOS” mbi të zgjedhurit e popullit në Jug. Kokëdhima krekosej se paguehsin personalisht prej tij, por në fakt janë në borderotë e “Albpetrolit”, jashtë çdo rregulli dhe ligji të këtij vendi, ku besoj paguhen akoma.

Përpjekja për të koncentruar pushtetin publik në duart e një zyre private deputeti dhe ideja, se duke kontrolluar paratë dhe pushtetin, do të nënshtronte socialistët, ishte e vetmja strategji dhe “reformë e Kokëdhimës” në Partinë Socialiste.

Kundërvënia ndaj tij ishte epike.

Edhe pse Edi Rama, ishte një ndihmës dhe përforcues i pushtetit të tij, duke u tërhequr veshin bashkiakëve që “nuk i dëgjonin fjalën Kokëdhimës”, thuajse të gjithë e refuzuan. Fillimisht Këshili bashkiak i Sarandës, pastaj Gjirokastrës e Tepelenës, hodhën poshtë propozimet e tij për konsorciumin. Këlcyra nuk ia pranoi fare ta shqyrtonte, ndërsa Vlora e futi në procedurë, pa bërë hapa para. Më tej akoma në zgjedhjet brenda partisë, gara për të humbur kandidati i Kokëdhimës, u kthye në betejë brenda PS. Përçarja dhe pakënaqësia që krijoi Kokëdhima brenda PS në Jug, është i vetmi kapital politik i tij. Kundërvënia ndaj tij, ndërkohë që ai ishte në zenitin e pushtetit, është fytyra reale e të majtës në Jug, dhe demonstrimi i një integriteti politik dhe ideologjik, që tejkalon fuqinë dhe autoritetin e kryetarit të PS dhe Kryeministrit, i cili ishte në anën e Kokëdhimës.

Edi Rama ishte në anën e Kokëdhimës edhe kur Gjykata Kushtetuese e rrëzoi atë dhe ia hoqi mandatin. Të tjerë ishin ata që lobuan dhe duartrokitën vendimin. Mes tyre dhe unë.

Por Edi Rama nuk ishte i lumtur për këtë. Nuk ishte i lumtur, as kur Kokëdhima, i dorëzuar tek një nga kundërshtarët e tij më të mëdhenj, së paku vitin e fundit, Ilir Meta, filloi të ndërtojë paranojën e tij, se e kishin hequr nga deputet “amerikanët” dhe Edi Rama, se u prishte imazhin si politikan i korruptuar. Kokëdhima ka ikur nga deputet, se konflikti me Kushtetutën është i pastër dhe nuk ka nevojë për interpretim, por ata që kanë trimëruar Gjykatën Kushtetuese, kanë qenë padyshim kundërshtarët e Kokëdhimës brenda koalicionit, sidomos partnerët që e shikonin fuqizimin e tij në Jug si një rivalitet

Çmendja e Kokëdhimës dhe shpikja prej tij e një paranoje që tenton ti japë atij portretin e një viktime, dëshmon thjeshtë degradimin e tij dhe portretin real, se si një delirant dhe mitoman, mund të bëjë dëm në politikë, kur hyn aty, jo për shkak të vlerave, por shkak të lidhjeve klienteliste personale.

Më keq akoma, reagimi i tij ndaj Gjykatës Kushtetuese, tregon mentalitetin e tij si politikan i korruptuar, i cili mendon se pavarësisht ligjit Gjykata mund të vendoste ndryshe po t’i telefonte Edi Rama. Vetëm për kaq ia vlen që ky njeri të përjashtohej nga jeta politike.

Reagimi i socialistëve pas kësaj, është një shembull, se si një parti, duhet të ndahet nga një fenomen parapolitik që dëmton frymën dhe ideologjinë e saj. Edi Rama ndjehet i keqardhur realisht që Kokëdhima nuk është më në krah të tij dhe pse jo xheloz, kur e shikon të rrijë me Ilir Metën apo Tom Doshin, pasi njeh fuqinë manipuluese të tij dhe i trembet një alence me ta. Por socialistët ndjehen mirë që nuk kanë më punë me të.

Përfytyroni tani, që në Partinë Demokratike të ketë një kryengritje të tillë kundër njerëzve të katapultuar të Berishës siç ishte Lulzim Basha më 2005, si mik i vajzës së tij, që u kthye në një lloj “Kokëdhime” për gjithë pushtetet që Berisha i dorëzoi. PD jo vetëm që e pranoi si vullnet të Berishës, por dhe iu dorzua dhe emërimit të tij si pasardhës, duke dëshmuar veten, si një parti e nënshtruar dhe e dorëzuar para autoritarizmit të Berishës. Ndryshe nga ata, socialistët e kthyen betejën kundër Kokëdhimës, në një leksion demokracie për Edi Ramën, duke i “ngrënë” atij, bashkëpunëtorin më të afërt dhe njeriun me të cilin ai mendonte të punonte në pushtetin e tij.

Ky është i vetmi fakt që te jep një ndjesi pozitive për fenomenin “Kokëdhima” në Partinë Socialiste. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm një parti, që sillet si e tillë, edhe kur problemi është në krahun e djathtë të kryetarit.

 

12 komente në “Fenomeni “Kokëdhima” si një rezistencë e demokracisë”

  1. kali i Xenit says:

    Per ke demokraci flet o Sali Baze per ate qe ndertove ti dhe sala dhe pas 25 vjetesh po i reziston Kokedhima!’!?Ik bej shurren

  2. qorri me motorr says:

    Mero, pse nuk e thua hapur ate qe ke ne mendje. Edi Rama eshte nje egocentrik dhe narcisist i peshtire, por gjithashtu eshte dhe spurdhjak bulevardi, nuk as fuqite vrasese-asgjesuese, as centralizimin diktatorialo-burokratik qe ka Sala. Paralelizmi qe ben ti midis rastit Argita dhe rastit Koco, nuk ka vend ne kete situate. Me i sinqerte Mero, ju lutna shume.

    1. Zgjohu SHqipo ! says:

      o qorri me motorr…..Edi Rama eshte 1000 vjet drite larg teje(kohe dhe hapsire) por
      Koço kokpjerdhuri…..e beri si dhia.QE VAJTI E HENGRI BUKEN E BARIUT….PRA E KRUAJTI BYTHEN ME CFURK.
      JANE PAK NJEREZ ME KULTURE DEMOKRATIKE DHE INTELEKTUALE ,TE PLOTESUARA KETO ME NDERSHMERINE
      DHE HORIZONTIN E EDI RAMES…..nuk jam atje,nuk kam interesa partiake,ekonomike,nga ai vend,por dua
      qe njerezit te arrijne te behen njerez !!!!!!!

  3. ish anti enverist says:

    Jam nga ata shqiptare qe kurre nuk e kam pelqyer koco kokdhimen(KK) biles pothuajse e urrej si tip….POR me P te madhe me mire do preferoja nje si tip se ky 2K SE SA BANDA KRIMINALE 2B ..bash-berisha qe ne nje menyre te felliqur mbrohen nga paneli dipllomatik nderkombetr hapur fare

    >
    OK..le te shkoje Koqoja ne Hale…POR….nqs do ti hedhim nje sy “bisturise” e Donald Lul bashes dhe te numerohen sa socialiste..deputete apo k/bashkiake jane hequr dhe nje budalla e di se koje eshte nje strategji elezbiberiste-makartiste per te rrezuar PS ne votimet qe vine ashtu si bene me CEKUN E BARDHE NE 1991..ashtu si bene ne 2005 me nje strateg amerikan me inicialet S..S qe bashke me Gery Kokalarin + mero baze hoqen kundravajtisin fatos nano dhe vune naziberishistin talebal sali qenefisha.

    Ajo qe nuk e luan topi eshte intervista e donald lu-se si me poshte qe vertetoi se eshte nje ushtar i bindur i famekeqit Wisner qe eshte nje berishistet me te cindosur ne washington

    cfare thote DONALD LUL BASHA ? qe ne nje fare menyre po vet deklasifikohet ?

    Nuk mund të harroj zotin Berisha. Ju jeni takuar me të shumë herë. Ai është ish-kryeministër, një prej politikanëve kryesorë të këtyre 25 viteve të fundit. A ka ai një rol në procesin e vendimmarrjes së Partisë Demokratike apo ju e takoni për atë që ai përfaqëson, një prej figurave kryesore të tranzicionit shqiptar? Dua të them, përse i kushtoni kaq vëmendje një politikani që është tërhequr, ka dalë në, le të themi, “gjysmë pensioni”?

    ***
    PERGJIGJET DONALD LUL BASHA
    Nuk besoj se z. Berisha do binte dakord me ju se pothuajse ka dalë në pension. Unë e pranoj që z. Berisha nuk është më kryetar i Partisë Demokratike dhe nuk është as drejtuesi i opozitës.
    Por ai është një person me ndikim në Shqipëri dhe unë besoj me vendosmëri se është në interesin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të popullit të Shteteve të Bashkuara, që përfaqësuesit e tyre, unë dhe persona të tjerë që punojnë në ambasadë dhe njerëz në Uashington, të jenë në kontakt me njerëz që kanë ndikim. Kështu, duke u mbështetur në këtë kriter, unë shpresoj që t’i vazhdoj takimet e mia me z. Berisha dhe të vazhdoj të kërkoj këshillën e tij…..

    Kryediplomati amerikan në vendin tonë tregon se shumë njerëz të fuqishëm e kanë frikë reformën dhe këtu përfshihen politikanë, gjykatës, prokurorë, kriminelë dhe figura të krimit të organizuar. Duke u ndalur te çështja e dekriminalizimit, ai thotë se është i befasuar që brenda një viti disa njerëz janë larguar nga politika. Dhe këtë e tregon me emra konkretë.
    “Jam i befasuar nga disa ndryshime që kanë ndodhur brenda një viti e gjysmë. Më lejoni të rendis disa prej tyre. Shukri Xhelili, Mark Frroku, Armando Prenga dhe Elvis Roshi janë të gjithë duke u ndjekur penalisht. Arben Ndoka dha dorëheqjen nga Parlamenti, ndërsa Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin deputetit Koço Kokëdhima. Ilir Petraj dhe Gentian Muhameti u ndaluan që të merrnin pjesë në zgjedhje. Këto janë gjëra shumë të jashtëzakonshme dhe kanë ndodhur brenda një viti të vetëm”, thotë Lu..

    Pra ket kemi nje thike me tre presa…..OK qe hoqen koqen nga PS..por keshtu si kane nisur do ta lene edi ramen pa koqe fare ashtu si ne maj 2011 kur ja futi ai mengperveshuri jo vetem Rames..jo vetem PS por nje populli te tere…aq sa lejoi sali monstren te fshije bythen me ekspertizat e FBI….
    .
    pra nqs shpartallojme 2K per kundravajtje dhe dyshja kriminale 2B ….PO SHURRON JETIMIET E 21 JANARIT ME HALLATET E EDI RAMES DHE BOLET E DONALD LUSE…..MUND TE PYESIM…PO ME ENVERIN C’PATET ??

  4. Jimi says:

    Koco ashtu hyri ashtu doli kastravec!
    Njeri pa asnje vlere te spikatur intelektuale dhe pa ndonje kontribut ne PS. Njeri i 99 hileve e asnje trimerie. Thjesht Uriahip!

  5. Mentari says:

    Ceshtja Kokedhima “Leksion” Demokracie ne Partine Socialiste? Hajde gjykim hajde gjykim; Me te vertet e ke kur deklaron se mbrenda PS ka demokraci? Baze po behesh nje nga Servilat me te medhenj qe Edvin Rama as nuk ka pasur kur ishte ne Bashki dhe as ka edhe sot ne ate PS por fale perpjekjeve te tuaj per ti sherbyer Rames dhe mashtruar shqiptaret me lloj lloj lajkash e teorish.Edvin Rama dhe partia e tij socialiste jane nje Amalgame Qelbesirash,mashtrusish e Kok Palare te Laberise qe e kane bere shqiperine te sundoj Korrupsioni dhe Droga dhe me nje ekonomi te Etopise.Beri te Fala Sandrit se ajo shprehje sot eshte sarkazma me e madhe e dites.

  6. shaqo says:

    Ia ke futur kot o Mero,
    Thua Kocua beri beteje epike, se ku eshte epikja hajde gjeje, me mire te kishe thene beri beteje BUDALLAI, qe nuk njihte, jo vetem politiken, por nuk njihte fare as PS e njerzit e saj.
    Beteje epike quan ti luften e Kocos per “kanabisin mjekesor”, ide budallai.. per t’u realizuar e mbushur mendjen njerezve, nje ndihme direkte per mafian e droges.
    Nuk thoshte kot Tano Karidi tek OKTAPODI, mjaft me me gjak, duhet te fusim njerzit tane ne parlamen qe te votojne ligjet qe do te cojme ne atje. Po Kocua ishte fare i vogel per kete pune, me dukej nje sharlatan i perkryer, pa llogjike kur fliste e diskutonte, nje idiot, nuk e di se si eshte bere i pasur ai,…. megjithese budallenjte e halabaket jane shume here me te pasur se te mencurit. Se sa te mendohet nje i mencur per te bere nje poshtersi, vjedhje e ndonje gje tjeter, budallai ka mbaruar pune me kohe.

  7. tani says:

    Ti mero e pranon vete se kokedhima ishte i futur ne pari me mik , pse parti demokratike e quan ti kete parti ku futesh vetem me lejen e ve kryetarit , ne shwiperi partite komandohen nga kryetaret ,prandaj kemi 25 vjet qe ecim me hapin e breshkes.

  8. Qytetar says:

    Ti Mero Baze ke harruar(shpresoj jo qëllimisht) që të thuash se Rama tregoi qart një gjë QË NUK ISHTE PENG I KOKËDHIMËS ashtu siç tregoi që NUK ISHTE PENG I TOM DOSHIT dhe nuk është peng i askujt siç JANË TË GJITH ATA QË KANË QEVERRISUR PARA TIJ.

  9. Peço says:

    Një analizë haptaz e pranuar nga autori, që buron nga urrejtja dhe antipatia për Kokdhimën. Asgjë me vlerë brënda saj. Unë nuk di që Kokdhima të paktën qotë edhe në një rast të vetëm të jetë bërë palë me të ligën në qëndrimet e tij politike. E urrejnë sepse shfrytëzon cdo rast për sukses në biznes. Por një biznes nuk mund të qëndroj në këmbë po nuk i sigurove suksesin. Lufta ndaj tij në këtë drejtim është thjesht cmirë. Sidomos kur lufta vjen nga politika dhe jo nga institucionet zyrtare të specializuara për këtë luftë. Kokëdhima është si ufo në PS, është krejt ndryshe nga mënyra sesi mendon në raport me tërë shpurën servile që në parti dominon. Është i vetmi që Rama kishte frikë në PS, kjo thjesht sepse Kokdhima mendon dhe vepron si një njeri i lirë. Është tipi që Edi Rama ja ka ëndërruar tërë jetën vehtes, por që sot nga pozitat e Kryetarit të PS nuk e honeps dot.

    1. Rucidhecipaengjej says:

      E vertete. Dhe po te shikosh sesa vend ze te tema lufta kunder Kocos, thjesht te vjen peshtire qe servilet dhe Yes-man te kene kaq pushtet. Nuk do e votoja Kocon si miku i Rames ( dhe nuk e votova) por tani me siguri do e votoj. Ashtu si po vine gjerat rilindja po zhduk mendimin ndryshe dhe kjo eshte e mjaftueshme per nje njeri qe ka respekt per veten e tij te mbeshtese Moron, edhe pse nuk eshte dakort me shume nga propozimet e ish deputetit. Pastaj aman me keto ” leksionet” e demokracise o mero se nuk eshte portokallia live ketu.

  10. KORCARI USA says:

    Si konkluzion miu Balla dh miushi Brace me flamurin e demokracise ne bythe ja mblodhen Rames dhe perjashtuan miqte e Rames Blushi e Hafizi si dhe kryemikun Kokedhima.Duket ty Mero ashtu si dhe Berisha e Rama ky milet te duket dele .Neser na thuaj qe demokracia ne PS me flamurttaret Balla ,Brace e kompani do te emerojne Ramen kryetarin e PS se te te gjithe kombeve.Urime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje