Nëse ka një fenomen politik në Shqipëri që ka bërë një ngjitje dhe zbritje thuajse vertikale në skakierën politike ai është ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima. I cili ka qënë në dukje një njeri shumë i painteresuar nga politika por jo për politikanët dhe zyrtarët e lartë, një njeri që ishte betuar që nuk do të hynte kurrë në politikë por që do të kontribuonte për vendin përmes bizneseve apo “bërjes së parasë” siç thoshte rëndom nëpër ambientet gazetareske apo dhe të biznesit. Për shkak se për shumë vite lëvron në të njejtën linjë paralele dhe biznesin dhe mediat. Pavarësisht ulje-ngritjeve.
Madje, të gjithë mendonin se pasi kishte pasur shumë probleme gjatë qeverisjes së Berishës për shkak se tatimorët e kishin si “sport” marrjen me Koçon dhe bizneset e tij, se ky eksponent i biznesit nuk do t’i qasej më politikës. Duke përforcuar zërat se pavarësisht se quhej si një nga këshilltarët më eminentë të Ramës në opozitë, ai nuk do të përfshihej në listën e deputetëve, por do të fuste ose bashkëshorten ose njërën nga vajzat. Por me sa duket i dha karar të hynte vetë me qëndrimin fiks për të hyrë fuqishëm.
Në këtë mënyrë Koço Kokëdhima si njeri publik, teksa ka qenë gjithmonë pranë politikës por kurrë nuk kishte hyrë brenda saj, ka pasur mekanizmat për të ndikuar por nuk ishte përfshirë personalisht me kleçkat dhe mekanizmat e një force politike. Megjithatë kishte mësuar një mekanizëm që sipas tij do të funksiononte, sidomos pas ndryshimit të ligjit zgjedhor ku listat i përcaktonte kryetari i partisë në fund të herës, që nëse kishte ndikim te kreu i partisë, pjesët e tjera poshtë do të “binin” vetë në ndikimin e tij.
Kështu, në pranverën e vitit 2013, pas kontributit që dha edhe në negociatat mes PS-së dhe LSI-së për të marrë pjesë në një aleancë parazgjedhore kunder Berishes, ai mori zemër dhe ndoshta mori vendimin më fatal në jetën e tij, për të hyrë direkt në politikë, ku u vendos ndër të parët në listat për deputetë të Partisë Socialiste të qarkut Vlorë. Me gjithë kundërshtimin e bazës socialiste që e parandjenin se çfarë ishte në gjendje të bënte Koçua, pasi me sa duket e njihnin, duke bërë që të mos e pranonin kurrë tamam si të vetin në radhët e saj, por si “mish të huaj”. Dhe si “mish i huaj” do te dilte, ashtu sikurse e kishin parashikuar.
Në deklaratat e para publike, Kokëdhima tha se nuk do të jetë një politikan kryesor i PS-së por deklaroi se preferonte të mbetej një deputet i popullit, pa tentuar të ketë rol primar në politikë por vetëm për të shërbyer me perunjshmeri. Por menjëherë pas muajve të parë të qeverisjes së majtë, Kokëdhima hodhi sytë nga politika lokale e qarkut të Vlorës dhe duke shfrytëzuar dhe faktin se i pari i listës Edi Rama ishte kryeministër dhe ishte i zene me hallet qeverisëse, u involvua direkt në politikën vendore, duke kërkuar të marrë primatin në këtë politikë dhe te vendose diktatin e tij.
Për pasojë kjo ndërhyrje e papritur dhe direkte nga qendra krijoi dhe raporte të vështira dhe konfliktuale me përfaqësuesit historikë të Partisë Socialiste, të mësuar pa ndikime të mëdha nga qendra. Qe sollën dhe pasojen ftale te reagimit gradual dhe hap pas hapi. Ai ndikoi thuajse personalisht në zgjedhjen e kreut të qarkut të Vlorës, një kandidaturë që u akuzua fuqishëm nga opozita, gjë që harxhoi energji të mëdha politike për fazën e parë.
Por Kokëdhima nuk u mjaftua thjeshtë me Vlorën, as dhe me Himarën por shtriu ndikimin dhe në Sarandë, pikërisht aty ku ishte një “stekë” e vjetër e PS, kreu i bashkisë ne ate kohe Stefan Çipa. Duke dubluar atë krijoi jo pak konflikte në këtë bashki, pasi guxoi ta sfidojë hapur duke thirrur strukturat e bashkisë dhe partisë në raport dhe nëpër takime pa asnjë informacion dhe leje nga eprori i tyre dhe duke krijuar një marrëdhënie të tensionuar me një politikan që ishte nga më klasikët e socialistëve të jugut siç ishte Stefan Çipa.
Një ish deputet dhe ish ministër i Brendshëm i pa akuzuar madje as nga Berisha që nuk lë njeri pa marrë nëpër gojë dhe me një reputacion të padiskutueshëm në bazë dhe në qendër të Partisë Socialiste. Madje ndikoi që të mos ishte kandidat më për kryetar bashkie, duke dërguar aty një ish gazetare të mediave të tij, dhe që e kishte propozuar vetë që mezi i mbijetoi zgjedhjeve vendore, pasi u desh që të aktivizohej vetë Çipa që rezultati të vinte tek fitorja. Kuptohet dhe votat e Ksamilit. Por që sërish nuk shërbeu që të qetësoheshin problemet në jug të vendit, duke bërë që Rama të ndërhyjë personalisht dhe të thërrasë në Tiranë Çipën dhe ta emërojë zv.ministër të Brendshëm. Por dhe duke i dhene shume hapesire ne kete ministri.
Ndërkaq, një njeri i emëruar nga Kokëdhima u përfshi në një skandal përgjimi që shkaktoi një kosto jo të vogël politike për mazhorancën ne ate kohe, e vene ne syrin e ciklonit te opozites por dhe te aleateve tekanjoze brenda mazhorances. Por influenca e tij nuk u përfshi vetëm në Sarandë ku kishte edhe elektoratin e tij, e zonën zgjedhore por edhe në Vlorë ku ndikoi personalisht për caktimin e kryetarit të bashkisë së Vlorës, duke sjellë sërish probleme me organizatat socialiste të vjetra. Kjo pasi Kokëdhima nisi që herët krijimin e disa strukturave paralele me organizatat me argumentin se po sillte prurje të reja, për të krijuar atë që ai e cilësonte si “elementin e ri” por që ishin në shërbim të tij. Përplasja nisi me deputetët e Vlorës, Fatmir Toçin në fillim i cili mbulonte lumin e VLorës por edhe Valentina Leskajn. Kjo e fundit nuk u përplas që në fillim në mënyrë publike por zgjodhi ta bojkotojë Koçon në takimet e tij pafund dhe ta godiste tërthorazi në mbledhjet e grupit dhe të strukturave të tjera të PS. Por Kokëdhima nuk kishte synim vetëm qarkun e Vlorës, ai e shtriu krahun dhe në qarkun e Gjirikastrës, duke marrë në këtë mënyrë dhe “kartën” e të deleguarit special të PS në tërë qarqet e Jugut të vendit, gjë që e ktheu në një betejë për të ngritur në të gjitha strukturat njerëzit e tij në të gjitha grupet e interesit dhe në tërë territorin ku PS i ka bastione historike të përhershme dhe të palëvizshme.
Jo pa qëllim filluan ta thërrisnin “Pashai i Jugut”, “Beu i Jugut”, madje dhe në mbledhjet e grupit parlamentar të PS ai nuk merrte pjesë shpesherë. Nuk merrtepjese as ne komisionin e ekonomise duke u vene ne qender te goditje jo pa te drejte nga kreu i ketij komisioni, deputeti socialist Erjon Braçe. Por ndërkohë, pas operacionit të madh në Lazarat, Kokëdhima doli në publik me tezën e legalizimit të hashashit, gjë që shkaktoi një kosto të madhe shtesë për PS-në, pasi Berisha deklaronte se qëndrimet e Koços bëhen me dijeni të lidershipit të PS-së. Edhe pse disa ministra të qeverisë e kundërshtuan këtë tezë, madje edhe Edi Rama publikisht, Kokëdhima vazhdoi të lobonte si në media ashtu edhe në disa aktivitete me njerëz nga disa vende të botës. Dhe opozita gjithnjë luante me miqësinë e Kokëdhimës me kryeministrin, duke akuzuar Ramën se Koço vepronte me mendjen e tij, pavarësisht vullnetit të qeverisë për të luftuar kultivimin dhe trafikun e drogës sukseseve të certifikuara të policisë dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Kjo krijoi një situatë amullie jo vetëm në opinionin publik por edhe në disa ambasada të huaja, të cilat në biseda miqësore i kërkuan që të mos e ngrinte tezën e tij të kanabisit të legalizuar.
Ndërkaq, në Kuvend, Koço Kokëdhima, si kryetar i Komisionit më të madh në marrëdhëniet me jashtë, siç ishte Komiteti i Miqësisë Shqipëri Kinë, loboi me shumë investitorë kinezë, sa u akuzua publikisht nga opozita dhe disa media se ka negociuar edhe për kredinë e rrugës së Arbrit. Duke shkaktuar shume probleme per vete kryeministrin Edi Rama, qe me gjithe keto nuk po e nxirrte jashte loje. Të gjitha këto ishin kosto për mazhorancën, por edhe një ushqim politik për opozitën, qe kishte Koçon si “tabele” qitjeje kunder Rames. Ndërkohë kjo e fundit dërgoi në Kushtetuese padinë për heqjen e mandatit të Kokëdhimës, pasi sipas saj ai kishte përfituar në kontrata publike.
Ndërsa ishte në proces nga Kushtetuesja çështja e mandatit të tij, Kokëdhima u zgjodh anëtar i Asamblesë, duke u futur direkt si përfaqësues i Vlorës, ndërkohë që ai përfitonte automatikisht si deputet. Siç duket e ndjente vendimin e Kushtetueses dhe për këtë kishte marrë masat paraprake, pasi ndiente dhe mërinë e deputetëve dhe të anëtarëve të strukturave të PS. Te cilet i akuzonte se po i benin puç institucional, duke bere dhe krahasimin e movotimit te dergimit te mandatit te deputetit per dy deputete te tjere te PS ne Kushtetuese, perkatesisht Valentina Leskajt dhe Rakip Suli Nderkohe qe ish-deputeti tashme socilaist dhe kreu i LIBRA Ben Blushi i thoshte Kokedhimes “prift”.
Sinjalin e dha i pari Gramoz Ruçi sekretar i Përgjithshëm dhe kreu i Asamblesë së PS, i cili ishte kundër platformës shumëpikëshe të Koços për ristrukturimin e partisë, duke nënvizuar se kjo e përçante partinë. Goditja kishte filluar, tashmë rënia pikiatë kishte nisur. Ruçi ishte “zgjuar”. Pjesa tjetër ishte një formalitet, pasi kishte lëvizur dora e fortë e partisë, “steka” e vërtetë e saj në tërë vitet e krijimit të kësaj partie. PS është parti e çuditshme, që Kokëdhima se kishte përllogaritur, pasi me një dorë të merr me tjetrën të hedh, nëse rrotullohesh në drejtimin e kundërt. Sado afër boshtit rrotullues të saj të jesh, sa më afër kupolës drejtuese të jesh.
Kokëdhima u zgjodh anëtar i Asamblesë së PS-së dhe u propozua si Sekretar për Reformën Strukturore të PS-së, ku mori numrin më të vogël të votave se të gjithë sekretarët e tjerë të PS-së. Por pikërisht atëherë kur u ngjit më lart në karrierën e tij politike, Kokëdhima do të zbriste shumë shpejt tatëpjetën. Kuishte Madje direkt nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Vendim qe ishte i drejte, qe nuk pati asnje indikacion nga socialistet, pasi ne te vetmen gje Rama dhe PS s’ka ndikim, eshte gjyqesori, megjithese Koço e mori si te mireqene nderhyrjen dhe mbeshtetjen socialiste per te hequr mandatin e tij. Pastaj Koço filloi përplasjen me të gjithë, nismën për një parti ndryshe brenda PS, takimet ne Vlore e deri ne Athine derisa erdhi momenti që ai është tashmë jashtë të gjitha strukturave drejtuese, duke u zëvendësuar dhe si sekretar për emigracionin dhe reformës strukturore, pikërisht nga Stefan Çipa. Ndoshta Koço se ka besuar dhe nuk e beson se ka rënë në fund, por tashmë është shumë vonë. Ne PS shpeshhere kur ndjehesh shume i forte, madje kur ke dhe kryetarin ne mbeshtetje, je i “vdekur” politikisht. Kjo ka ndodhur kur ishte Nano asokohe, kur ishin bashke dhe Meta me te tijte ne PS dhe tani me Ramen.
Mero edhe un e kam pas inat per ato qe thuhen ketu. Po tani nuk ka kuptim ti biet Kocos. Koco ishte kunder Sorosit prandaj e hengri. Por vendi s ka opozit pozitive. Shyqyr qe kemi Blushin edhe tani Kocon.
Tani ai do sjell kontribut pozitiv dhe esht gjynaf ti biet kokes.
Koço Kokëdhima ra me deklaratën e Lu-së.
S’e kuptoj pse vazhdon kjo telenovelë…
Karriere verticale? Po kush ka pasur karriere ndryshe, ai me thonj te parere NGA Parisi? Majko qe detyren e pare e kishte kryeminister? Meta e me radhe? Apo Fideli me shoke NGA badigarde
Ne are qe Jane sot?
Karriere verticale? Po kush ka pasur karriere ndryshe, ai me thonj te parere NGA Parisi? Majko qe detyren e pare e kishte kryeminister? Meta e me radhe? Apo Fideli me shoke NGA badigarde
Ne are qe Jane sot?…
cdo njeri ka shkelqim dhe renie. edhe ti mero baze. Por ta thom une qe koco nuk ka rene. koha do te tregoje qe e ke gabim