Atentati në Shkodër/ Kush është 44-vjeçari me precedentë i plagosur rëndë

26 Dhjetor 2016, 13:29Kronika TEMA

Një atentat me armë zjarri besohet se ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Mësohet se një 44­-vjeçar është qëlluar me armë teksa udhëtonte me mjetin e tij.

Nga të shtënat ai ka mbetur i plagosur shumë rëndë, por ka mundur që të shkojë vetë në Spitalin e Shkodrës.

Ai është identifikuar si Syri Mehmetaj 44 vjeç. Policia ka shkuar në spital dhe ka sekuestruar makinën e tij tip “Benz” me targë AA031NL.

Policia ka konstatuar se mjeti është qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë, 44-­vjeçari është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, shkruan “Panorama”.

Policia është duke bërë krehjen e zonës ku mendohet se është qëlluar 44­-vjeçari për gjetjen e autorëve.

Kush është i plagosuri

“Panorama” meson se Syri Mehmetaj, i cili sot eshte qelluar me arme zjarri eshte person me precedente te meparshem penal.

Ai eshte arrestuar ne vitin 2011 pasi i ka vjedhur nje gruaje 45 mije leke me force. Gjithashtu, Mehmetaj eshte arrestuar edhe 1 vit me pare per vjedhje te energjise elektrike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje