Sektori kunder krimeve të rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë arrestoi vëllezërit Mirsad Suti (Dekovi), 28 vjeç dhe Avni Dekovi, 32 vjeç, të dy banues në Shkoder.
Në 14 korrik të këtij viti caktoi për ta masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim’ dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin me 23 maj 2016 , në qytetin e Lezhës kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin F.Gj. 30-vjeç.