Plagosi prindërit e ish-gruas, Levanti: Djali më tha se gjyshi e ngacmonte seksualisht

25 Dhjetor 2016, 10:02Kronika TEMA

Marjan Levanti, i cili u arrestua një orë pasi plagosi me thikë prindërit dhe vëllain e ish ­bashkëshortes ka dhënë dëshmi kontradiktore në polici.

Mbrëmjen e së premtes, 37­ vjeçari shkoi te banesa e ish ­gruas së tij, Elena Levanti (Kocaqi), e cila jetonte së bashku me dy prindërit dhe të vëllain e saj. Në debat e sipër, ai qëlloi me thikë ish­ vjehrrin Ferit Kocaqi, 72 vjeç; ish­ vjehrrën Qanie Kocaqi 69 vjeçe dhe ish­ kunatin, A.Kocaqi 47 vjeç, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

Burime të sigurta bënë me dije se Levanti fillimisht ka pohuar para uniformave blu se djali i tij 8­ vjeçar i kishte treguar se gjyshi e kishte ngacmuar atë seksualisht. Ndërsa më vonë ai i kishte fajësuar prindërit e ish ­bashkëshortes se kishin pasur gisht në ndarjen e tyre që nga momenti që ai ishte futur në burg për një plagosje, që e kishte kryer pak vite më parë.

Më 18 mars të 2013, Levanti plagosi me thikë komshiun e tij, 18­ vjeçarin Zef Gjinin. Ngjarja ndodhi për zhurmën, ndërsa vëllai i të plagosurit, Petrit Gjini, më 26 prill të vitit 2013 hakmerret dhe i bën pritë vëllait të Marjan  Levantit, Ardian Levantit, ish­boksier.

Në këtë ngjarje Ardian Levanti mbeti i vrarë, ndërsa nga hetimet rezultoi se ngjarja kishte ndodhur për hakmarrje. Si autor të kësaj ngjarjeje, policia arrestoi Pjetër Gjinin. Ndërkaq, Marjan Levanti u arrestua në 2013-­ën dhe ka vetëm pak muaj që ka dalë nga burgu, ndërsa bashkëshortja e tij kishte nisur procedurat e divorcit

1 komente në “Plagosi prindërit e ish-gruas, Levanti: Djali më tha se gjyshi e ngacmonte seksualisht”

  1. tr says:

    Eleni Kocaqi nje grua zonje dhe eshte nga ajka e inteligjences Shqipetare .Ky kriminel psikopat nuk e ka merituar ate grua . Nuk duhet te dali nga burgu , sepse krimineli mbet kriminel .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje