Loka: Ambasada ruse patjetër është në qendër të vëmendjes të strukturave të drejtorisë vendore të Policisë Tiranë, por edhe të drejtorisë së Policisë së Shtetit. Me sigurimin e saj merren jo vetëm ato të dukshmet, ato që shohin qytetarët e thjeshtë që janë policët me uniformë, por janë shumë struktura që veprojnë në funksion të garantimit të sigurisë së personelit të kësaj ambasade, por edhe të vetë ambasadave të tjera në vendin tonë.
Prej ditësh policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar për të garantuar rendin e sigurinë gjatë festave të fundvitit. Për këtë Lokaj tha në studion e lajmeve të Ora News se janë shtuar rreth 1 mijë efektivë policie në terren dhe 50 sportele në pikat kufitare.
Loka: Me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit që nga data 20 dhjetor, Policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar deri më datë 5 janar. Kemi shtesë pasi kalon nga sistem 8 orësh në sistem 12 orësh. Nga 1 660 policë në situatë normale, në kalimin në shërbim të përforcuar, kemi 2800 punonjës policie. Me rastin e festave, ne nxjerrim në akset rrugore Forcat e Lëvizjes Operacionale, të cilët patrullojnë kryesisht akset nacionale dhe janë në dispozicion edhe të drejtorive vendore.
-Ky është fokusi kryesor?
Loka: Tirana do të mbajë peshën specifike edhe për shkak të numrit të banorëve dhe festimeve. Këto forca janë të shtrira në të gjithë territorin. Ky plan masash mundëson krijimin e lehtësirave që nga hyrja në kufi e emigrantëve, duke krijuar rreth 50 sportele më shumë. Nuk kemi radhë të gjata.
Problemi i qarkullimit
Loka: Në ndihmë të forcave të policisë rrugore janë vendosur edhe forca të tjera të policisë, kryesisht Policia e Rendit, si dhe Forca e Lëvizjes Operacionale. Me gjithë masat e shtuara, fatkeqësisht akoma bashkatdhetarët tanë të cilët vijnë tek familjet e tyre nxitojnë të vijnë sa më shpejt dhe bëhen shkak për aksidente. Policia monitoron gjatë 24 orëve akset rrugore. Shpesh herë na ndodhin aksidente me këmbësor që në mënyrë të papritur u ndërpresin rrugën automjeteve dhe kemi pasoja. Edhe pronarët e biçikletave të jenë të kujdesshëm.
Akset më shumë në vëmendje
Loka: Edhe përdoruesit e rrugës dhe drejtuesit e mjeteve duhet të zbatojnë tabelat në rrugë. Akset me përforcime të shtuara do të jenë rruga Kakavijë-Gjirokastër, Tepelenë deri në Tiranë, Rruga e Kombit, Hani i Hotit-Lezhë, Muriqan. Këto akse do të kenë prezencë më të madhe policore.