Vlorë, peshkarexha pëson defekt. Forca Detare shpëton marinarin

24 Dhjetor 2016, 22:59Kronika TEMA

Një peshkarexhë ka pësuar defekt pasditen e kësaj të shtune në det të hapur, rreth 0.4 milje nga bregu, në Vlorë.

“ENEA 0184” me pronar Agron Alabaku ishte nisur si zakonisht për të peshkuar, por disa minuta pas nisjes nga porti, ajo ka pësuar defekt në motor.

Marinari ka kërkuar menjëherë ndihmë te Kapiteneria Vlorë rreth orës 17:30, ndërsa këta të fundit kanë njoftuar Forcën Detare.

Pas marrjes së informacionit, anija e Rojes Bregdetare P-116 arriti rreth orës 19:18 të shpëtojë peshkarexhën bashkë me marinarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje