Momenti i sikletshëm, presidenti shikon materiale pornografike gjatë seancës gjyqësore

26 Dhjetor 2016, 19:59Sociale TEMA

Presidenti bolivian Evo Morales ka përjetuar një moment vërtet të sikletshëm gjatë një seance gjyqësore.

Ai ka rënë pre e një rrengu, kur dikush i ka dërguar një material në telefonin e tij celular. Në momentin që Morales ka tentuar ta hapë, ka kuptuar se materiali kishte përmbajtje pornografike, ndërsa në sallën e gjyqit u dëgjua dhe audio e videos.

Siç shihet edhe nga video, ngjarja ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit, por me siguri jo tek presidenti Morales, të cilit nga tronditja i ka rënë edhe telefoni nga duart.

Video është publikuar së fundmi në Youtube, por “Peru Today” thotë se nuk përcaktohet se kur mund të ketë ndodhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje