Deputetët e PD së Qarkut Fier, prej të cilëve zona e Zharrzës ka “peshqesh” tërmetet e Bankers”, viztuan sot grevistët

27 Dhjetor 2016, 18:15Sociale TEMA

Deputetët e PD së Qarkut Fier, prej të cilëve zona e Zharrzës ka “peshqesh” tërmetet e Bankers” viztuan sot grevistët e urisë duke kërkuar transprencë për atë që ndodh.

Deputetët e Partisë Demokratike, Bedri Mihaj dhe Kozma Dashi ishin sot pranë banorëve të Zharrëzit që janë futur në grevë urie, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për problemer e rënda që kanë shkaktuar në këtë zonë punimet e Bankers.

“Greva e urisë është një sakrificë sublime që e bën kushdo që i futet një rruge të tillë demonstrative për të zgjidhur hallet kur janë diskutuar shumë herë, nuk kanë gjetur zgjidhje, dhe është veprimi i fundit që bëjnë qytetarët.

Duke qenë se është një sakrificë sublime, natyrisht që priten probleme shëndetësore. Pesë persona kanë qenë në spitalin e Fierit, ata kanë marrë ndihmën e nevojshme, u është dhënë mjekim ambulator dhe katër janë rifutur, ndërsa një është ende në spitalin e Fierit.

Nëse problemet e tyre nuk do të zgjidhen, këta do të vazhdojnë, e kanë bindje që do ta vazhdojnë grevën e urisë dhe rreziqet për jetën bëhen evidente.

Në këtë aspekt, i bëj thirrje qeverisë, kryeministrit, si deputet i qarkut të Fierit, që duhet patjetër ti futet seriozisht problemeve që ka kjo zonë sepse janë probleme që rrezikojnë jetë njerëzish, rrezikojnë pronat e tyre, rrëzikojnë të ardhmen e tyre”, u shpreh deputeti Mihaj.

“Nuk është herë e parë që jemi këtu. Shqetësimi i banorëve, siç e kemi thënë në deklaratë që ne si deputetë lançuam, e cila sot me kërkesat e banorëve të Zharëzës, e kemi çuar në tryezën e kryeministrit, pas takimit të parë.

Qeveria ka detyrimin dhe tagrin të bëjë hapin e rradhës, të mos braktisë këta njerëz në hallin e tyre, por të shikojë ato pika dhe t’i zgjidhë.

Sic dihet Bankers shtë një koncesion i PD dhe tërmetet kanë nisur në vitin 2008, duke qenë një makth për banoët. Qeveria Berisha ishte idetore e futjes së holluesit teknoplogjik, përmes të cilit realziu miliona ueor kotnrabdnë nafte që i dnryshonte destinacionin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje