Kërcënimi i "Ndëshkuesit": Nëse gjej zyrtarë të korruptuar, do t'i hedh nga helikopteri!

29 Dhjetor 2016, 13:55Bota TEMA

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kërcënuar se do të hedhë zyrtarët e korruptuar nga helikopteri, duke thënë se e ka bërë këtë gjë më parë.

“Nëse janë të korruptuar, unë do të shkoj të marr një helikopter në Manila dhe do t’i hedh jashtë,” tha Duterte, i cili po zhvillon një luftë ndaj korrupsionit dhe drogës.

Kjo është deklarata e fundit nga presidenti i cili ka kryer personalisht disa vrasje.

Zëdhënësi i tij ka hedhur poshtë këto komente, të cilat i quajti “legjenda urbane”, shkruan BBC.

Në fillim të këtij muaji zëdhënësi tjetër Martin Andanar tha se shefi i tij duhet të merret “seriozisht, por jo fjalë për fjalë” kur ai tha se kishte qëlluar tre burra sa ishte në postin e kryetarit të bashkisë së Davao.

Duterte kërcënoi se do t’i hedhë nga helikopteri këdo që mund të vjedhë ndihmën financiare

3 komente në “Kërcënimi i “Ndëshkuesit”: Nëse gjej zyrtarë të korruptuar, do t’i hedh nga helikopteri!”

  1. Qifi says:

    Bravooooo big up per ty , hajde nga ne dhe hidh rilindjen nga avioni se te gjithe xhepista jane. Te parin ramen me delet qe ka perrethe. Te fala rroshit o hajdut

  2. braho says:

    Ky po ben vertet Vetingun. E paska aprovuar nga parlamenti dhe kushtetuesja.Tani qenka ne zbatim.

  3. QIU says:

    Amon mor jahu kalo i her knej nga Albanistani se do kesh boll pun me bo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje