Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte bëri një kërcënim të hapur ndaj zyrtarëve të qeverisë së tij, se do t’i hidhte nga helikopteri, nëse zbulonte se ishin të korruptuar.
Ai madje pranoi se e ka bërë këtë edhe një herë më parë dhe nuk ndihet aspak i penduar.
Ish-prokuror dhe ish-guvernator, Duterte tha se kohë më parë kishte hedhur një shtetas kinez nga helikopteri, pasi dyshohej se për përdhunim dhe vrasje.
Kërcënimi i tij vjen pak kohë, pasi Duterte pranoi se kishte qëlluar vetë disa persona, të cilët akuzoheshin si trafikantë droge, kur ishte kryebashkiak i qytetit Davao.
“Le të mos e bëjmë dramatike,” tha ai, “unë do t’iu qëlloja personalisht, nëse askush tjetër nuk do të pranonte ta bënte.”
Ca do beje po’ te ishe ne shqiperi
Do lije vetem fukarenjte gjalle?
Sa keq qe nuk kemi edhe ne nje Shqiperi si puna jote…..