Politikani shqiptar që do jetë në inaugurimin e Trump: Kam dy ftesa!

30 Dhjetor 2016, 21:53Rajoni TEMA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka konfimuar se ai do të jetë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump.

Ai ka thënë se është i ftuar dhe me shumë kënaqësi do të prezantojë në këtë ceremoni, duke shtuar se është duke i kryer të gjitha procedurat për të udhëtuar drejt SHBA-ve.

“I kam dy ftesa. Për ceremoninë e inaugurimit dhe lutjet e mëngjesit. Në të dyja do të marrë pjesë presidenti i ri Trump. E pashë që dikush ishte alarmuar për këtë ftesë. Unë jam i Kosovës, i këtij vendi”, ka thënë Haradinaj për Telegrafin.

Sipas tij, “kur zyrtarët e shtetit të Kosovës e vizitojnë Washingtonin gëzohemi dhe ndihemi të respektuar, ndonëse ndonjëherë shkojnë edhe ata që nuk duhet”.

“Të dyja ftesat janë befasi, si ajo e inaugurimit të presidentit të ri dhe ajo e lutjeve të mëngjesit. E vlerësoj këtë ftesë, sepse mendoj që Kosova ka nevojë për SHBA-të, si në planin e jashtëm: në njohje, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Kosova ka nevojë për ndihmë nga SHBA-të për në rend, ligj dhe siguri. Kosova ka nevojë për investime amerikane në Kosovë. Unë këto vizita i bëj duke kërkuar përkrahje për Kosovën, dhe jo duke ofenduar ose mposhtur kundërshtarët politikë” , ka shtuar Haradinaj.

Ndryshe, njëherë në media ishte raportuar se Haradinaj do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump, dhe më pas mediat kishin shkruar se Haradinaj nuk do të jetë pjesë e kësaj ceremonie.

6 komente në “Politikani shqiptar që do jetë në inaugurimin e Trump: Kam dy ftesa!”

  1. Ilir Traja says:

    Bo, bo, bo ky eshte po aq budall sa dhe Ashim Thaci & co, e nuk ka turp te mburret se po shkon ne inagurimin e presidentit Trump. Pthu race e keqe, mban kjo toke keta koqe gamorresh.

    1. sam says:

      ky esht mendim sllav …prandaj mos ja zini per t madhe.E ka nga gjaku

  2. Kritiku says:

    Nje lutje kemi ne shqiptaret: A ka mundesi qe te mos publikoni më ndonje thënie apo ndonje ngjarje qe ka te beje me kosovaret dhe sidomos me ketë injorante te plote, Ramush Haradinaj? Kerkesa tjeter eshte, qe kur behet fjala per nje kosovar, te mos i shtoni fjalen “shqiptar”, sepse te tille nuk jane ata.
    Haradinaj eshte nje neandertal dhe nuk ka asnje pike te perbashket me njeriun e sotem. Aai qe arrin te kuptoje ate qe donte te thoshte Ramushi, duhet te jete kandidat per çmimin NOBEL!

  3. uskania says:

    “Kritiku” me lart ka plotesisht te drejte, sepse baben e ka serb dhe nanen greke.

  4. lili says:

    Ftesen e trete ,ate per burg,hélas e pat harruar nga ‘dalldia’ se me ftoj jo Trumpi,po miku i nje shoqate qe beri fushate per Trumpin….
    Ose kysh ta thé ne Zotit qafen,kur te hyp dalldia ne tru!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje