Nga Artan Boriçi
Çdo ditë jam i detyruar që, për të shmangur smogun, për të shmangur shtrëngimin ala xha Sulo në autobuz, të marr makinën ekologjike e të vogël për të shkuar në punë. Kapërcimi i Lanës ka qenë problemi më i madh për mua këto 13 vite që jetoj në “Komunën e Parisit”. Kam ëndërruar që edhe ky problem do të zgjidhet, por çfarë ndodhi?
Ajo që ngjau këtë vit më kujtoi atë historinë kur një punëtor kërkoi të merrte një dhomë zgjerim në kohën e Enverit. I thanë se jo vetëm që nuk kemi mundësi, por kemi një problem të madh, të strehojmë një lopë të kooperativës, një dele dhe një qen. Jemi të shtrënguar që t’ju kërkojmë t’i merrni për disa kohë në shtëpi. Punëtori pa qamet dhe u detyrua t’i marrë në shtëpi pasi kështu e kërkonte koha! Pas disa muajsh ai bëri lutje, që, kësaj radhe, komiteti ekzekutiv të vinte dorën në zemër dhe të hiqte të paktën qenin sepse lehte shumë. Pas disa përpjekjesh ai fitoi dhe qenin ia hoqën nga shtëpia. Duke parë zemërgjerësinë e komitetit, ai iu drejtua me një lutje të dytë për t’i marrë edhe delen. Më në fund, edhe kjo kërkesë iu plotësua dhe në shtëpi i mbeti vetëm lopa. Kishte frikë që po të bënte lutje për lopën do të dukej sikur kërkonte shumë nga kjo botë, prandaj për një kohë të caktuar nuk u ndje i gjallë në komitet. Një shok i punës e bindi që të mos ketë frikë se komiteti është aty për popullin. Me frikë të madhe në zemër ai iu drejtua komitetit me një lutje për lopën. Përgjigjia vonoi shumë dhe punëtori mallkoi ditën që e bëri. Por ja erdhi një ditë fatlume dhe korrieri i komiteti i solli lajmin e gëzuar që kishin ardhur t’i merrnin lopën. Ky ishte çasti më i lumtur i jetës së tij dhe ai vendosi të blinte bukë pesëdhjetëshe pas shumë kohësh që blinte vetëm dyzetëshe të zezë. Po kështu, bleu djathë dhe fiq, këto të fundit tek Pazari i Ri, sepse aty vinin fshatarët e Tiranës që shisnin fiq me kaçile. Me këto miradina ai vendosi pra të ftonte të gjithë të dashurit për të festuar lirinë që i dha komiteti ekzekutiv.
Unë, si dhe shumë e shumë qytetarë të Tiranës, jo vetëm që nuk na u zgjidh halli i lumit të Lanës, por na u shtua halli i qendrës së qytetit. Në rast se më parë më duheshin njëzet minuta të mira për të mbërritur tek Fakulteti i Shkencave, tani më duhen dyzet të tilla së bashku me bashkëqytetarë aspak miqësorë të xhunglës së trafikut, të cilët, të nervozuar kërkojnë të parakalojnë dhe të bllokojnë çdo mjet tjetër si për të shfryrë dufin për mallkimin që i zuri.
Për t’i vënë kapak kësaj odiseje, lexoj se është shpallur teoria “Tirana 2030” dhe renda si ai punëtori që rendte drejt dyerve të komitetit, në këtë rast në derën online, për të parë më në fund se parajsa erdhi përmbi tokën e Tiranës! Prisja të paktën që projekti italian i bulevardit të madh të qendronte i paprekur duke lidhur me tunel të shkurtër dy anët e bllokuara të bulevardit prej minsitrive deri tek ish-kafe Peza. Nuk po ëndërroja të shihja në plan një metro, id est, një rrjet nëntokësor shinash kalibri të vogël ose të madh, por, përsëri si ai i punëtori, pashë disa foto me tramvajë mbi bulevardin e madh. Më keq akoma, pashë dhe dëgjova pretendimin se do ruhej arkitektuara e Tiranës, kur po shoh shkatërrimin e saj përpara syve të mi.
I lindur në rrugën Brigada VIII, kam shijuar në lagje që prej lojës mbrapa pallatit, dërgimin e tavës tek Kiku si dhe fushën e sportit pranë shkollave “11 Janari” dhe “Emin Duraku”. Kur u rritëm, gjithë frymëzimi, se edhe ne shqiptarët i përkisnim Evropës, vinte jo prej atyre që lexonim në libra, por prej atyre kolonave ku ishte projektuar një interes evropian për këtë vend. Çfarë interesi! Sot sheshi Nënë Tereza bllokohet rregullisht për një kohë shumë të gjatë dhe mbyt arkitekturën që frymëzon, mbyt artin, mbyt kulturën. Ai shesh duhet të jetë i lirë, maksimumi mund të bllokohet për një natë, për koncerte falas për rininë.
Përfudmisht, bulevardi i Tiranës është mallkuar prej dikujt, por nuk dihet se cili është mallkuesi! Në fillim, u ndërtua pallati i Kongreseve dhe Piramida. Tani u prish stadiumi, pjesë e arkiteturës integrale të bulevardit. Përse nuk mund të ndërtohej stadiumi jashtë Tiranës? Përse nuk mund të gjendej një zgjidhje që ruante të paktën pjesën e dukshme të sheshit jashtë stadiumit? Përse duhej prishur koncepti i parkut të ministrive? Përse, të paktën, të mos ndërtohej një tunel, në rast se duhet t’i “kthejmë” sheshin qytetarëve?
Flitet për liri të qytetarëve dhe dhunohet liria e transportit individual. Një i njohur i imi i viteve 1980, i cili vesh pantallona me mansheta, më thotë se kështu e bën Evropa! Cila Evropë i thashë se kam jetuar 10 vjet në Zyrih dhe 2 vite në Edinburg. Gjermaninë e pedonaleve e njoh mirë, si dhe arkitekturën e qyteteve Evropiane. Për çdo projekt në dobi të këmbësorëve ka patur gjithnjë një zgjidhje paraprake që respekton transportin individual. Në metropole ke mundësinë e udhëtimit nën tokë dhe në përgjithësi të transportit publik. Në Zyrih, transporti publik është shumë herë më i shpejtë se transporti individual. Në Tiranë, i thashë, nuk po kërkoj Zyrihun. Thjesht, kërkoj të mos ushtrohet dhunë sepse po detyrohen qytetarët të përdorin atë transport që nuk ekziston, të ashtuquajturin publik, e që nuk është asnjëherë konkurrues me transportin individual. Mbyllja e qendrës ka bllokuar njëlloj si autobuzët, po ashtu edhe mjetet e tjera. Mbi të gjitha bllokimi duhet të bëhej vetëm pasi të ishte zgjidhur më parë komunikimi i shpejtë në dy anët e bulevardit. Sidoqoftë, vazhdova bisedën, më jep një alternativë më të shpejtë dhe jam i gatshëm ta përdor. Jam gati të shkoj në këmbë ose me biçikletë, por smogu i thithur është i papërballueshëm. Jo më thotë i njohuri, liria individuale duhet t’i nënshtrohet asaj kolektive! Bravo, i thashë i mërzitur me përgjigjen dhe i tregova historinë e atij punëtorit dhe komitetit ekzekutiv. Qeshi hidhur, por u pa menjëherë se ishte i lumtur teksa më shihte të pashpresë. Ndërsa mua mu duk vetja si në mesin e viteve 1980 kur bisedonim me shokët tek kolonat për Tiranën e lirë prej mentalitetit bllokues e pengues në emër të kolektivit.
Per tipa si ti Artan Borici qe ju shqeteson ndryshimi, i Madhi Shefqet Musaraj ka thene -Derri ne lluce e ka rehatin. Me siguri e kishte fjalen per derra te llojit tend ,qe jetojne ne lluce prej 25 vitesh ,dhe ankohen kur dikush ju pastron llucen dhe ben pune publike. Meqenese qenke rritur ne rrugen _BrigadaVIII. duhet ta dish shume mire se problem me i madh se ndertimi i rrugeve dhe i urave ne Tirane, per ty dhe fqinjet e tu eshte zaptimi skandaloz qe i keni bere oborreve te brendeshme te lagjes tuaj, kishit hapsira, lulishte dhe rruge te asfaltuara, i kthyet ne geto ,dhe tani nuk keni as ku te kaloni ne kembe. Ashtu si ne bllokun tuaj eshte vepruar ne te gjithe Tiranen, jane zaptuar tere hapsirat dhe rruget e brendeshme midis pallateve , si rrjedhim kjo do te ndikoje ne trafik ,apo jo? E cuditshme eshte qe ti po ankohesh sot qe po punohet, dhe nuk tu ndje zeri dje kur ne Rrugen -Brigada VIII u zaptuan edhe trotuaret.
Si nuk keni turp qe botoni te tilla mbrockulla si ato qe shpif ky gazetaruci me lopen,qenin dhe delen?
Kaq poshte keni rene sa te vini anonime injorantre per te bere shkrime te tilla?
Nuk besoj se e botoni,se do ruani nderin e ketij studenti !
Nuk eshte gazetaruc eshte professor fizike . Nuk e kisha degjuar ndonjehere kete fabulen e lopes, deles, …por qe ka qene trap e dija qe kur kam qene student tek shkencat.
Tema te fuqishme,intelekt i shkalles me te larte,ilustrime te pa para dhe histori rrenqethese,qe do mbahen mend nder shekuj!
Sidomos ajo historia e strehimit te lopes,deles dhe qenit te kooperatives,kur Tirana si kryeqytet nuk ka qene kurre kooperative,ndersa ne fshat nuk kishte shtepi shteterore, qe t’u jepeshin njerezve,nxjerr ne pah zellin e madh te autorit te ketij shkrimi per ta demaskuar socializmin si sistemin me budalla ne bote dhe doemos popullin shqiptar dopio budalla qe e ka duruar ate sistem per 50 vjet!
Nje teme e denje per skenar te filmave hollivudiane!
I propozoj autorit,se jam gati t’a sponsorizoj per skenarin e nje filmi me temen :JA FUTI SI KAU PELES”!
… sa trapa paskan qene keta “Tiranasit” e vjeter or tej… vertet e beson ky kete me lopen??!!! hahahahaha…
Po mire more Tan Borici qe na heqkerke te zite e ullirit per t’u verdallosur poshte e perpjete me qe te eshte mbyllur kartodromi i Saliut tend ne qender dhe per kete i futesh detit ne kembe per te zhvleresuar e mbushur mendjen miletit se cfare po behet aty eshte nje pune koti madje jo vetem kaq por na thua se eshte edhe shkaterrim me keq se ato qe sollen ne Bulevard ndertimi i Pallatit te Kongreseve dhe piramides. Si ka mundesi qe nuk te ka rene ne sy e nuk e permend ne kete pacavuren tende politike shkaterrimin e vertete te asaj qe thua per Bulevardin ne fjale dhe qe eshte ndertimi i atyre dy kullave binjake qe hedhin ne ere ne c’do pikepamje arkitekturore cfare trashegoi Tirana me bulevardin e madh? Me siguri shkaku eshte se ato jane nje deshmi katastrofe per keqqeverisjen e Saliut tend te cilit po mundohesh edhe me kete shkrim ti besh hyzmet duke na paraqitur tipin qe ne fakt hallin e ka tek mundimi i qytetareve dhe jo tek impakti pozitiv qe do te sjelle ne mentalitetin qytetar ndertimi i sheshit te qendres apo ne ngjalljen e shpreses aq te domosdoshme per te gjithe njerezit aty.Me kete me jep te drejten te shprehem se edhe ti futesh ne racen e njeresve te felliqur te atij vendi.
O Artan mavria, po nuk te pelqen transporti individual, merr autobuzin a derzi dhe leri te tjeret te punojne.
Ose merrja me kembe qe te hollohesh pak se ashtu hollohesh dhe nga mendja e nuk na rrokanis me brockullat e tua.
O Artan mavria…
Ne Kanada, kur merr patenten e ngarjes se makines, te thote qeveria me germa te medha ne rregullore se “Ngarja e makines dhe pasja e patentes per drejtimin e makines” eshte nje PRIVILEGJ.
Pra nuk eshte “liri” indiduale e transportit te lire sic e mendoke ti dhe rrota te tjere si puna jote aty ne Tirane.
Ne rradhe te pare respektohen lirite e shumices, qe duan te kene nje ambjent te paster ne ate shesh e jo ndotje nga makina jote apo e gjithe atyre si puna jote qe edhe ne hale duan te shkojne me makine po te munden.
Dhe po mos te kalosh ti e shume te tjere me makine aty ne ate shesh, mund te marresh edhe bicikleten e nuk do kesh nevoje as per makine e as per kundragaz…
O Artan mavria, po nuk te pelqen transporti individual, merr autobuzin a derzi dhe leri te tjeret te punojne.
Ose merrja me kembe qe te hollohesh pak se ashtu hollohesh dhe nga mendja e nuk na rrokanis me brockullat e tua.
Botoje, botoje e mos iafut kot! ! …. edhe ju s’ ju vjen mire? …. brockulla. ” e paskam thene njehere”…. ku e gjete??
Kopenhagen qyteti i ciklisteve. Artikull nostalgjik i orientuar nga i teresi egoist. Nga komuna e parisit deri tek Shkencat 20 minuta me biciklete.
Te lumte Artan
Kam kenaqesi kur lexoj tek tema, sidomos shkrimet e z. Mero, por ky eshte nje turp jo vetem per ate genjeshtarin idiot, por edhe per redaksine qe e boton kete .Ajo qe me ka pelqyer tek gazeta eshte respektimi i mendimeve te komentuesve te ndryshem, ndryshe nga gazeta e censuruar e te birit te Mehmet Shehut me emrin “Dita” . Pra, edhe pse e pelqej gazeten “Tema” per mosdiskriminim te shkruesve, prapseprap nuk mund te lexosh banalitete te tilla te njerezve idiot te cilet me cdo kusht duan te pengojne progresin ne emer te nje partie te degraduar qe ata duan ne te vertete pavaresisht se nuk e shprehin . Ky nuk eshte artikull. Pesova nje zhgenjim. Po keshtu lexova dhe nje artikull tjeter ku flitej se gjoja Lenini paska urdheruar qe fshataret e Rusise te ndeshkohen duke mos u dhene buke ne periudhen 1919-22 dhe keshtu vdiqen shume fshatare nga uria. Ne kete periudhe Lenini ka qene ne spital dhe luftonte me vdekjen nga atentati qe iu be nga Kapllan dhe kjo ishte periudha e luftes civile. Po ti shtosh periudhen e mjerimit te muzhikut para luftes se I-re boterore dhe periudhen e luftes per 4 vjet, cdo njeri e kupton se ishin shkaqet e varferise ekstreme te vendit te sapo dale nga lufta dhe lufta e gjate civile ato te mungeses se bukes etj. Puna nuk qendron se u sha Lenini, por cfare mund te mendosh per nje gazetar te nje niveli te tille. A ka te tille aq budalla ne ndonje gazete tjeter. Une mendoj se ky shkrim eshte me shum politik se gazetaresk dhe nuk le shije te mire per nje gazete qe pretendon te jete e pavarur.
Ik e ha pak buke me djathe o zoteri.
Shkrimi eshte korrekt, i sakte, duke e treguar qarte problemin, por fatkeqesisht shumica e komentuesve te mesiperm e kane nivelin e intelektit shume te ulet.
Mbyllja e sheshit qendror eshte shume problematik, njesoj sic eshte mbyllja e sheshit nene tereza.
Perdorni bicikleta se ulja e smokut eshte e sigurte! Mos gjeni justifikime te kota. Cdo perdorues makine kontribuon ne rritjen e smokut. Profesori harron ta shohe pak tek vetja.
Tirana eshte qytet pothuaj i sheshte dhe aksi me i gjate eshte Kinostudio-Kombinat, 9 km. Ne kembe behet per 2 ore. Cdo distance kapet me biciklete ne me pak se 30 minuta pa u munduar shumë.
Eshte idiotesi te perdoresh makine ne Tirane per distancat qe pershkruajme. Me fal prof por je gabim ne llogari. Merr bicikleten dhe kontribuo edhe ti ne trafikun e Tiranes.
Ah se harrova! Do dali argumenti i shiut. Tirana ka 300 dite diell ne vit…
Po Kopenhageni apo Oslo?!
o Katran borici. (lexo gerrici)
Nuk me intereson cfare moshe dhe arsimimi keni..por te betohem se kurre nuk do lexoj artikuj
nga emri juaj.
Idiotizmi eshte ulur kembe kryq ne Shqiperi sidomos ne Tirane ku nga kryeqyteti me i paster ne Europe u be me i ndyeri ky ndyresirat me te medha jane keto anale si ky mender Katrani…Shame..shame..shame..
Tirana eshte ndertuar keq dhe menyra me e sigurt eshte transporti me makine personale. Rrugöt jane te ngushte per bicikleta. Dhe autobusat plus qe jane te vegjelm jane dhe t episte e plot me hajdute. Megjithese personalisht kam makine, e perdor urbanin shume shpesh nga halli se nuk kam ku te parkoj makinen.
KUJDES NGA LOPA E TERBUAR !
TIRONSIT SI PUNA E BORICIT DUHEN VAKSINUAR SA ME PARE!