Veliaj falenderon punëtorët e bashkisë, i shpërblen të gjithë për Vitin e Ri

30 Dhjetor 2016, 17:09Sociale TEMA

Me rastin e festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur që të shpërblejë punonjësit e shërbimeve. Pa shumë bujë, punonjësit e ndërmarrjeve të bashkive kanë marrë sot surprizën e përgatitur nga kryebashkiaku Veliaj, i cili u ka shpërndarë në llogaritë e tyre të pagës një shpërblim financiar në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe punën e dhënë gjatë këtij viti.

Mësohet se në fokusin e kryebashkiakut kanë qenë veçanërisht punonjësit të cilët merren me pastrimin e qytetit, ndriçimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve e trotuareve, si edhe ata që mirëmbajnë godinat arsimore si çerdhe, kopshte e shkolla. Pjesë e këtij shpërblimi të shpërndarë ditën e sotme janë edhe punonjësit e mirëmbajtjes së qytetit, hidraulik apo kopshtar. 

Krahas shpërblimit të fundvitit, Veliaj i’u ka dërguar edhe një letër falënderimi të gjithë punonjësve. “Të nderuar kolegë, ju jeni thelbi i asaj çka e bëni institucionin tonë një vend shumë të mirë pune dhe qëllimi ynë është që të vlerësojmë kontributin tuaj, në mënyrë të dëshirueshme për ju dhe që t’ju shtyjë të punoni më fort dhe më me pasion në punën tuaj të përditshme. Ju faleminderit për çdo gjë që bëni, për ta kthyer Bashkinë në institucionin ku si me magji gjërat e mira kryhen e vihen në punë çdo ditë”, shkruan Veliaj. 

Me sa duket, kjo është kartolina më e mirë e urimit që kryebashkiaku Veliaj ka zgjedhur për t’i uruar punëtorëve të qytetit festat e fundvitit.

1 komente në “Veliaj falenderon punëtorët e bashkisë, i shpërblen të gjithë për Vitin e Ri”

  1. lili says:

    Vete ne Shqiperi shperblehen njerezit-me taxat tona-per nje Pune qe zyrtarisht kane si detyre me ba e per te cilen bile edhe paguhen me bâ!
    Ketu falenderohen pse e bejne ! Jam mesuar aq shume pushtetaret tone me marr rroge pa punuar sa cuditen kur dikkush kryen punenqe ka detyre me bâ!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje