Erdogan: Sulmet terroriste në Turqi, të lidhura me zhvillimet në rajon

1 Janar 2017, 12:27Rajoni TEMA

Presidenti turk ka reaguar përmes një deklarate të shkruar për aktin terrorist në klubin e natës në Stamboll.

Erdogani shpreh bindjen se sulmet terroriste në Turqi gjatë javëve të fundit nuk janë të pavarura nga zhvillimet në rajon.

“Ne jemi të vetëdijshëm se këto sulme, të kryera nga organizata të ndryshme terroriste, e që vënë në shenjë qytetarët tanë, nuk janë të pavarura nga ngjarjet e ndodhura në rajonin tonë.”

“Ata të cilët vënë në shenjë paqen e Turqisë, dhe nënkontraktuesit e tyre, synojnë të destabilizojnë vendin tonë, të demoralizojnë popullin tonë dhe të krijojnë kaos,” thuhet në deklaratën jo shumë të gjatë të presidentit Erdogan.

Ai i ka kërkuar popullit turk të ruajë qetësinë dhe të qëndrojë i bashkuar, duke u zotuar se Turqia është e vendosur të bëjë ç’është e nevojshme në rajon për të ruajtur sigurinë dhe paqen e qytetarëve të saj.

“Nuk kemi për t’i lejuar këto lojëra të pista,” ka nënvizuar kreu i shtetit turk. “Si vend dhe si popull, do të luftojmë gjer në fund jo vetëm kundër sulmeve me armë të organizatave terroriste dhe forcave pas tyre, por edhe ndaj sulmeve të tyre ekonomike, politike dhe sociale.”

“Jemi të vendosur t’i shkatërrojmë nga themelet kërcënimet ndaj vendit tonë!”

1 komente në “Erdogan: Sulmet terroriste në Turqi, të lidhura me zhvillimet në rajon”

  1. adi says:

    Ky mongoli bashke me mongolet e tjere po marin ate qe mbolli!
    Dhe te mendosh qe ky majmuni karagjoz betohej para plehrave te tjere sunite se do falej ne xhamine e alepos kur ajo te clirohej.
    Dhe ky eshte vetem fillimi .
    Antiislamiku Trump nuk ka ardhur akoma ne pushtet nderkohe qe brenda 2017 e gjithe europa do drejtohet nga qeveri antiislamike.
    Kohe te zeza per te qene sunite sidomos ne europe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje