Disa orë pas masakrës që tronditi Stambollin, ka ardhur edhe reagimi i pronarit të klubit të natës, i cili thotë se forcat turke të sigurisë dështuan të parandalonin sulmin pavarësisht informacioneve të marra nga inteligjenca amerikane.Gazetari i “Hurriyet”-it thotë se Mehmet Koçarslan, pronari i Reinas, një prej klubeve më të famshme të natës në Stamboll, mezi fliste nga e qara.
“Bastardët që hynë brenda kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Inteligjenca amerikane kishte informuar mbi këtë. Për një periudhe kohore prej një jave a dhjetë ditësh këtu u morën masa shtesë mbrojtjeje, përshirë edhe rritjen e sigurisë detare. Cfarë ndodhi më pas? Ky sulm ndodhi para syve tanë,” tha Koçarslan.
Një terrorist i veshur si babagjysh i Vitit të Ri dyshohet se sulmoi me armë automatike një klubin e natës Reina në brigjet e Bosforit duke vrarë 39 persona, 16 prej të cilëve të huaj.
Media turke ka ngritur shumë pikëpyetje mbi ngjarjen, disa prej të cilave janë: Nëse ka informuar Amerika mbi sulmin e mundshëm pse nuk u morën masat e nevojshme?; Sa persona sulmuan në klubin e natës dhe si arritën të largohen nga vendngjarja autorët? Të gjitha këto pyetje presin përgjigje nga autoritetet turke.