Merkel: Terrorizmi islamik, sfida kryesore e Gjermanisë për 2017-n

1 Janar 2017, 10:37Bota TEMA

Terrorizmi islamik është sfida më e madhe me të cilen po përballet Gjermania, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë fjalimit të fundvitit.

Ajo është zotuar se do të hartohen ligje që do përmirësojnë sigurinë pas sulmit që u krye në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Në këtë sulm u vranë 12 persona, ndërsa u plagosën 49 të tjerë.

Merkel, e cila ka njoftuar se në vitin 2017 do të garojë sërish për postin e kancaleres, vitin që lamë pas e përshkroi si vit që shumëkujt i la shije të keqe.

Sondazhet tregojnë se blloku konservativ i saj është para subjekteve tjera, edhe atyre populiste në rritje në Gjermani.

“Viti i zgjedhjeve, 2017: Për Merkel, asgjë nuk është më e sigurt”, ka qenë titulli kryesor i të përditshmes gjermane, Bild.

Gazeta shkruan se një numër çdo herë në rritje i votuesve nuk e shohin më Merkel si kandidat të pakundërshtueshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje