Sulm në ndërrimin e viteve në Stamboll: 39 të vrarë

1 Janar 2017, 10:24Bota TEMA

Turqia e ka pritur vitin e ri 2017 me një ngjarje të rëndë. Një person ka vrarë i vetëm 39 njerëz në një lokal nate shumë popullor në Stamboll – Reina – mes të cilëve 15 ishin të huaj.

Të plagosurit arrijnë në 65, ndërkohë që sipas disa raportimeve agresori vrau paraprakisht një polic dhe një roje përpara se të hynte në lokal. Ai ishte i armatosur me kallashnikovë dhe ia ka dalë të realizojë aktin, ndonëse 10 ditë më parë shërbimet sekrete amerikane kishin njoftuar se një sulm do të ndodhte.

Lokali në fjalë frekuentohet nga shtresa e lartë e shoqërisë në Stamboll, por edhe nga njerëz të njohur, artistë, futbollistë etj..

http://www.hurriyetdailynews.com/35-killed-in-terror-attack-on-famous-ni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje