Vajza nga Dibra e nis keq vitin e ri: Më është bërë jeta ferr, do vras veten

1 Janar 2017, 20:12Sociale TEMA

Kjo është dita e parë e vitit dhe normalisht mund të mendojmë se të gjithë janë të lumtur duke festuar në familjet e tyre me njerëzit që duan e kanë pranë, por ja që nuk është kështu për të gjithë. Të paktën kjo vajzë, e cila ka dashur të ngelë anonime por që ka bërë me dije se banon në Dibër, duket se ka rënë në depresion të thellë.

Vajza është mbi 20 vjeçe dhe ka shkruar në redaksinë e JOQ se po mendon seriozisht të bëjë vetëvrasje pasi i është kthyer jeta në ferr e jo vetëm që nuk po e gëzon aspak ndërrimi i viteve, por të gjitha shpresat i janë shuar.

Halli që shoqëron këtë vajzë është ai i mungesës së një mundësie për të punuar, edhe pse është shkolluar dhe ka mbaruar arsimin e lartë, e diplomuar në degën e ekonomisë, megjithese mosha me mbarimin shkolles se larte sikur nuk rakordojne, pasi eshte vetem 20 vjeçe.

Ajo tregon se nuk ka pasur asnjëherë mundësi punësimi, për shkak të politizimit të vendit të punës dhe se nuk merr as guximin për tu larguar nga fshati i saj në Dibër, pasi prindërit e kanë për turp që tu ikë vajza nga shtëpia. E reja kërkon ndihmë tek të gjithë si dhe një mendim për të dalë nga kjo situatë ku ndodhet.

Përshëndetje JOQ. Mora guximin t’ju shkruaj se vërtetë jam në hall dhe dua mendimin e fansave këtu. Jam mbi 20 vjeçe dhe jam pa punë dhe pse kam mbaruar universitetin, por siç e dimë të gjithë, politika na mori më qafe të gjithëve.

Mjafton të ngresh pak zërin kundër sistemit dhe me kaq quhesh i politizuar dhe nuk ke të drejtë pune. Jetoj në një qytet verior të Shqipërisë, në Dibër dhe fanatizmi na la pas në kohë. Prindërit e m’i nuk pranojnë të lëviz që këtu për tu punësuar diku sepse është ‘turp’ për ta.

Opinioni i dënon rëndë dhe më të lehtë e kanë që vajza të kaloje në depresion si pasojë e papunësisë dhe mbylljes në shtëpi, sesa të dëgjojnë thumba nga plakat e fshatit. Po me behet jeta ferr, aq sa gjeja e pare qe e mendoj eshte vetevrasja. Me jepni nje zgjidhje ju lutem c’te bej”.

2 komente në “Vajza nga Dibra e nis keq vitin e ri: Më është bërë jeta ferr, do vras veten”

  1. Aleko says:

    Ti je vajze e re dhe ske pse te vrasesh veten se sa e ke filluar jeten.Prindrit nuk mund te mbajne te izoluar Brenda shtepise sepse ti je nje vajze e arsimuar dhe nuk kerkon asgje me shume vec te punosh e jetosh me dinjitet duke ndihmuar veten ,familjen dhe shoqerine ku bene pjese.kejo eshte nje edrejt e cdokujte ne vecanti e nje te riu..merrejeten tende ne dore dhe shiko te arthmen tende.Mundesira ka jo domosdoshmerisht tek rrugica e shtepise sate…

  2. €piriiiiii says:

    Jeto Jeten. Vetvrasja seshte zgjidhje. Largohu qe aty ku je, por mos ABUZO me Lirin e fituar atje ku do te shkosh sic beje pjesa derrmuse e te rinjve neper qytetet metropolitane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje